 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vdekja dhe jeta, 8 dite me pas
Artan Cena
E Hene, 24 Mars 2008
Tete dite pas shperthimit qe deri tani ka marre jeten e 22 personave, Gerdeci eshte perseri i "pushtuar", nga ushtria dhe policia, por jeta duket se eshte rikthyer ne fshatin e tragjedise. Nje postbllok i ngritur ne hyrje te fshatit ndalonte dhe dje, cdo makine dhe njeri qe deshironte te futej. Pas nje kontrolli dhe pas pyetjes se "ku po shkoni", na lejohet qe ne fshatin e tragjedise te hyjme vetem ne kembe, duke i lene makinat ne parkingun e improvizuar nga ushtria. Pervec halleve dhe shkaterrimit, Gerdecit keto dite nuk i eshte ndare dhe balta, e cila ka permbytur gjithcka dhe njerezit mundohen ti shmangen kesaj gjeje duke kerkuar toke te thate. Tete dite me pare, ne kete vend ndodhi tragjedia me e madhe e viteve te fundit, nderkohe qe dita e djeshme i ka zene keta banore ne nje te ardhme te re dhe pse ne fshat ndodhen forca te shumta te ushtrise te cilat kane pastruar territorin nga predhat dhe pjeset e saj, qe jane grumbulluar ne vende te vecanta. Por tete dite pas shperthimit te madh, duket se jeta eshte rikthyer perseri aty per te filluar atje ku u la dhe pse dikujt i mungon dikush ne shtepi, apo nje tjeter eshte i plagosur ne spital. Te shumte jane banoret qe kane shtepi te shkaterruara dhe kane nisur t'i rindertojne banesat, por ne fakt jane duke pritur ndihmen e qeverise.
RIKTHIMI I JETES
Pak dite me pare, Gerdeci u shua i gjithi, pas shperthimit te mesdites se te shtunes, ku me qindra persona perfunduan ne spital, nderkohe qe disa prej tyre nuk mbijetuan. Ne dyert e shtepive te shkaterruar duken njerez te cilet shikojne per ndonje pjese te shtepise qe eshte e pademtuar por kjo duket se eshte e veshtire. Ne rruge kalojne shume makina ushtarake nderkohe qe dhe hyrja ne kete zone, behet me rregull. Gjate udhetimit tone ne Gerdec, na shoqeron komandanti i Policise Ushtarake, qe eshte ne turn, i cili nuk lejon qe te shkelen urdhrat e tij. Ndalesa e pare eshte ne komanden e operacionit "Gerdec '08", ku zv.komandanti Xhevdet Zeneli, na tregon per rezultatet e arritura gjate nje jave pune. Ai shton se eshte arritur qe forcat ushtarake te futen ne kraterin e shperthimit. Gjithashtu, tregon se ne kete zone, gjendet dhe nje grup prokuroresh te cilet jane duke shikuar vendin e ngjarjes, ose sic mund te quhet, ajo cfare ka mbetur nga vendi i shperthimit te se shtunes, nje jave me pare. Nga ana tjeter, Gjeneral Zeneli, ben thirrje dhe per banoret te cilet i fton te kthehen ne shtepite e tyre, pasi gjithcka tani eshte e sigurt dhe zona eshte pastruar nga predhat dhe mbetjet e tyre.
RIKTHEHEN DRITAT
Shperthimi i fabrikes se cmontimit te municioneve luftarake ka bere qe Gerdeci te zhytet ne nje erresire, si para elektrifikimit te vendit. Me dhenien e sigurise nga forcat e ushtrise, ne Gerdec kane mberritur disa brigada te Korporates Elektroenergjitike, te cilat kane nisur punen per kthimin e energjise ne kete fshat dhe ne te gjithe zonen ku eshte demtuar rrjeti i shperndarjes se energjise. Puna per kete gje ka nisur mengjesin e djeshem dhe do te vazhdoje deri ne eliminimin e erresires gje e cila sipas Viktor Gogollarit, kryeinxhinier i deges se KESH-it, ne Tirane, "gjithcka do te mbaroje brenda 10 ditesh, nderkohe qe energjia elektrike ne Gerdec do te vije te diten e neserme, e marte". Te shumte jane elektriciste te mberritur ne fshatin e tragjedise per te sjelle drite. Ne kete zone, ndodhej dhe zv.drejtori i KESH-it, Said Dollapi, i cili ka mbikeqyrur te gjithe punen e bere nga vartesit e tij, pergjate dites se djeshme duke kerkuar pune te shpejte nga ata. Gjate dites se djeshme ne Gerdec jane ngritur dy kabina elektrike dhe ditet ne vazhdim do te behet shtrirja e telave te energjise elektrike.
Vijne xhenieret e Kosoves
Forcave te xhenios tashme pjese e operacionit te pastrimit te zonave te demtuara nga ngjarja e Gerdecit u jane bashkangjitur dhe nje tjeter grup me specialiste nga Kosova te cilet do te monitorojne te gjitha zonat e demtuara. Komandanti i xheniereve te Trupave Mbrojtese te Kosoves toger Mustafe Kryeziu, shprehet per gatishmerine qe do te kete ky ekip sidomos ne ato zona ku numri i popullsise eshte i madh. Kryeziu gjate nje deklarimit per media, tha se zona e karterit te shperthimit eshte nje zone e ndaluar dhe e rrezikshme prandaj ata do te perpiqen qe te pastrojne te gjitha zonat ne te cilat mund te levizin, duke dhene ndihmen e tyre ne mbledhje dhe cmontim te predhave qe mund te gjenden gjate kontrolleve. Toga e ardhur nga Kosova, perbehet nga tete xheniere dhe dy persona te tjere, qe jane mjeke dhe kane ambulancen e ndihmes ne raste kur mund te ndodhe dicka e papelqyeshme.
Rikthimi i energjise, pas disa ditesh
Viktor Gogollarit, kryeinxhinier i deges se KESH-it, ne Tirane, tregon se energjia elektrike do te kthehet brenda pak ditesh. Sipas tij, gjithcka do te mbaroje shpejt pasi jane angazhuar disa brigada te KESH-it, te kryeqytetit per te kthyer ne normalitet zonen. Sipas tij, puna ka nisur diten e djeshme ne mengjes me sjelljen e shtyllave te energjise dhe do te vazhdoje per disa dite deri ne rehabilitimin e gjendjes. Sipas tij, do te nderhyhet ne te gjithe zonen ku ka pasur demtime dhe do te shtrihen linjat e tensionit te mesem. Ne kete zone do te ngrihet disa kabina ajrore per energjine, nderkohe qe vetem dje jane ngritur dy te tilla. Ai tha, se eshte siguruar e gjithe baza materiale dhe kostoja e ketij operacioni do te shkoje ne 200 mije dollare qe jane mbuluar nga korporata. Energjia ne Gerdec do te kthehet te marten ose te merkuren, nderkohe qe zona do te ndricohet pas me shume se dhjete ditesh.
Kujdes nga municionet
Forcat e ushtrise u kane bere thirrje banoreve qe jane rikthyer ne fshatin e Gerdecit te jene te kujdesshem ne vendet ku kalojne per shkak te municioneve te paplasura qe mund te gjenden aty. Edhe pse eshte pastruar mbi 70 per qind e zones ata dyshojne se ne toke mund te kete ende predha te paplasura, qe mund te shkaktojne ndonje viktime tjeter. Alarmi eshte me i madh ne shtepite e fillimit te fshatit ku banoret pak nga pak po i kthehen normalitetit.
Kthimi i banoreve
Banoret jane kthyer ne banesat e tyre qe dhe pse ashtu te mbetuar te shkaterruar pas shperthimit po mundohen qe ti kthen jetes se perditshme. Numri i tyre shtohet cdo dite dhe me ndihmat e ardhura dhe qe do te vijne nga shtetit ata presin qe te nisin jeten e tyre te re, pas shperthimit tragjik te dites se shtune. Ata nuk shpreh por thjesht rrine para banesave te tyre dhe shikojne demet qe u jane shkaktuar dhe mundohen te pastrojne sadopak qe te rifillojne jeten.
POPULLSIA
Bashkia Vore Banore 7018 - Familje 1790
Fshati Picar Banore 1082 - Familje 269
Fshati Mucaj Banore 1185 - Familje 281
Fshati Marqinet 1 dhe 2 Banore 2908 - Familje 638
Fshati Sharge Banore 554 - Familje 138
Fshati Gerdec Banore 625 - Familje 155
Fshati Gjokaj Banore 1252 - Familje 285
Fshati Kuc Banore 700 - Familje 104
Fshati Marikaj Banore 3191, - Familje 794
TOTAL: Banore 18515 - Familje 4454
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Ne Shqiperi, ku ndodhen dhe 100 mije tone municione
- Bukuresht, dy dite, per nje pritje te gjate!
- Burgu i Burrelit ku "bujtin te fortet"
- Te vuash se ke shtat te shkurter
- Vdekja dhe jeta, 8 dite me pas
- Durres-Kukes, rruga qe po "pjell" kasolle
- Afganistani, si e pashe tmerrin e luftes
- Perjetimi live i ngjarjes se shekullit
- 72 ore per 96 vjet!
- Lapraka, nje qytet prane metropolit
- Saimiri, ushqim dhe pije falas per te gjithe
- Ekspres ne Kalimash
- Gurra e Domgjonit, si u zhduken milionat
- Ne agoni nga SIDA, femija pret... jete
- Tokio, 72 ore ne Perandorine e Diellit!
|
|