Shkon ne biblioteke te rinovoje librin 100 vjecar
E Hene, 17 Mars 2008
HELSINKI - Nje student ne Helsinki mendoi “me mire vone se kurre” kur ktheu ne biblioteke nje liber qe e kishte marre 100 vite me pare. E verteta eshte se librin nuk e kishte marre studenti, por familjaret e tij.
Biblioteka kishte hequr dore prej librit, dhe punonjesit mendonin se s’do ta shihnin me kurre volumin “Vartija” te vitit 1902, nje periodik shume popullor ne ate kohe. “Nje shenim i vjeter i ngjitur mbi liber shkruan se gjoba ne rast vonese eshte 10 peni ne jave”, thote punonjesja, Minna Saastamoinen.
Ngjitesja brenda kapakut e shkruar me shkrim te dale mode lexon se libri eshte marre hua ne fillim te shekullit te kaluar. Finlanda njihet per rrjetin e gjere te bibliotekave, duke qene se ka 900 te tilla per 5.3 milione banore.