Ahmeti: Refuzova ndarjen e Maqedonise
E Diele, 16 Mars 2008
Kryetari i Partise Bashkimit per Drejtesi dhe Integrim, Ali Ahmeti, ne nje interviste dhene drejtorit te "Ora News", Alfred Peza, ka rrefyer me hollesi ne lidhje me ngjarjen e vitit 2001, ku i ishte propozuar qe Maqedonia te ndahej ne tre pjese, duke i kaluar vendeve fqinje. Ai deklaron se per kete gje ishte skicuar edhe nje harte te Akademise se Shkencave, ku, sipas kesaj harte, Shqiperise i jepesh Tetova, Gostivari dhe Dibra, ndersa Kosoves i jepesh Likova, qe eshte ne pjesen perendimore te Kumanoves dhe kompromisi qe nuk doli ne siperfaqe deri ne Zajaz, vendi i origjines se tij.
Ju jeni per Shqiperine e Madhe, Shqiperine Etnike, Shqiperine Folklorike, ka shume tema faktikisht. A duhet te kete frike Evropa, fqinjet, nga kjo gje, apo realiteti eshte krejt tjeter tashme, kur vendet aspirojne integrimin ne BE?
Tani une po te them nje te vertete, por do te desha ta ndanim Maqedonine, do ta ndanim ne 2001. Akademia e Shkencave doli ne projekt per ndarjen e Maqedonise, por ne nuk e pranuam. Kosova ka krijuar shtet te vetin. Ne Maqedoni behen perpjekjet e fundit per te vendosur barazine e plote midis shqiptareve dhe maqedonasve. Uroj qe komunitetit shqiptar qe jeton ne Luginen e Presheves t'u jepen te gjitha drejtat, sic perparojne te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni. Tani ne me hy ne lufte per ndryshimin e kufijve, ne radhe te pare qendron fakti se nuk di ku ta vendosesh kufirin.
Ne fakt, ne vitin 2001, ku ishte vendosur ky kufiri sipas hartave te Akademise se Shkencave?
Sipas hartave te Akademise se Shkencave, Shqiperise i jepesh Tetova, Gostivari dhe Dibra. Kosoves i jepesh Likova qe eshte ne pjesen perendimore te Kumanoves dhe kompromisi qe nuk doli ne siperfaqe, deri ne Zajaz, vendi nga une e kam origjinen.
Ky detaj po del per here te pare?
E kam dhene edhe here te tjera. As une, as bashkudhetaret e mi nuk dolen ne lufte as per Zajazen, as per Likoven, as per Tetoven, por dolen ne lufte, sepse u ishin mohuar te drejtat shqiptareve si komb ne kete vend dhe nuk ke se si e ndal Maqedonine. Vertet ishte prekese ne ate kohe kur vinin delegacione nga Priliepi, nga Prespa, nga Ohri, nga Velezi, nga Shkupi dhe thashe une mos na lini te vetem, ne dore te Zotit edhe te tuajen. Ne nuk kishim nder mend qe t'i ndanim edhe njehere me shpate shqiptaret, sepse, sipas atyre hartave, 250 mije shqiptare mbeteshin jashte kufijve te shtetit shqiptar. Nese une hyja ne kufijte e shtetit shqiptar, atehere duhesh te mendoja dhe ta vendosja doren permbi zemer. Po te isha une nga Manastiri, nga Prespa, nga Priliepi dhe atehere UCK ka vene doren permbi zemer dhe nuk kemi pranuar ndarjen.
Ka qene kategorike qe nuk duam ndarje apo nese jepej ndonje variant qe edhe keta 250 mije qe mbesnin jashte te gjendej ndonje menyre per t'u futur brenda edhe mund te diskutohej. Jeni tunduar ndonjehere ne ate periudhe ne lidhje me kete ceshtje te ndarjes se Maqedonise?
Si nuk e kemi menduar, kjo ka qene njera nga temat me te renda edhe pse ne ishim ne lufte, me zjarr mbi koke, gjate e kemi menduar dhe ne nuk mund te jetesonim ate deshire, ate vullnet te shqiptareve te Manastirit.
Ju keni dhene nje variant tuajin se si mund te ishit dakord?
Ne nuk kemi dashur te hyjme ne kete skenar fare.
Nese ndahej Maqedonia sipas ketij skenari te 2001, qe ju sapo na e treguat me detaje, me nje pjese me Shqiperine, me nje pjese me Kosoven, do te kishte nje ndarje tjeter, nje pjese per Greqine, nje pjese per Bullgarine le te themi?
Une mendoj qe po te kishim hyre ne kete skenar, sot Maqedoni nuk do te kishte dhe koha do ta vertetoje qe ka qene UCK qe e ka penguar ndarjen.
Jeni bere pishman?
Jo, nuk pendohem.
A eshte krenaria juaj?
Eshte krenari per mua, sepse 250 mije shqiptare sot jetojne bashke dhe me 500 mije te tjere. Cfare kerkojne camet ne Shqiperi, kerkojne te kthehen te varret e te pareve te tyre, kerkojne pasurine e gjysherve dhe stergjysherve te tyre, kerkojne te kthehen atje ku u prehen te paret e tyre dhe nuk thashe rastesisht zoti Peza, ne ate kohe UCK e ka vene doren ne zemer dhe ka menduar per shqiptaret. Se si mund te ndodhe pas 5 vjetesh apo 10 vjetesh, apo 100 vjetesh. Ne kemi kerkuar te jemi te barabarte, ky vend, ky shtet, sa eshte i maqedonasve, po aq eshte edhe i yni dhe i shqiptareve.
Jeni i bindur qe keni bere zgjedhjen me te mire?
Jam i bindur qe kemi bere zgjedhjen me te mire.
Mendoni se historia do t'jua dije per nder ose do t'ju gjykoje drejt per kete qe keni bere, t'ju vleresoje?
Une mendoj qe historia do te jape vleresimin e vet dhe nuk mendoj qe ne e kemi bere keq sepse ndikon ta ndash prej vendit te vet, apo te lesh nen thundren e dikujt tjeter nuk eshte ky rregulli per mua. Dua te them edhe nje gje qe s'e kam thene ne vend tjeter, kompromisi qe nuk doli ne siperfaqe ishte Zajazi, vendlindja ime.
Sa banore ka?
12 mije banore.
Sa larg eshte nga Tetova?
55 kilometra.
Kompromisi si ishte?
Ishte qe ja po te japim edhe Zajazin, meqe une isha komandant i pergjithshem, ku une perfaqesoja politikisht, ja edhe Zajazin po ta japim me Shqiperine dhe pajtohu me ndarje. Kur ka ardhur puna qe eshte bere ndarja territoriale, une perseri kam sakrifikuar, kam sakrifikuar vendlindjen time Kercoven, qe te mos behet nje, por te behet Struga dhe Kercova do te behet ne 2009 dhe perseri kompromis kam bere per Strugen.
Ndarja ka qene ne disa etapa?
Po, ne disa etapa.
Kush ishin etapat?
Per shembull, Struga ne 2005 dhe Kercova do te behej ne 2009 dhe Zajazi do te jete ne Kercova.
Pra, ju jeni tek ata politikane qe doni zgjidhje afatgjata dhe jo te momentit...?
Vendimet dhe vendimet ne ndikim te emocioneve nuk jane te qendrueshme. Njeriu duhet te veproje qe ato vendime qe merren te kene qendrueshmeri afatgjate. Po te vendosja me emocione, vendim do te ishte Shqiperi. Por, me 12 mije kendej dhe komuna tjeter 12 mije banore andej, beheshin 24 mije shqiptare, ne 2 komuna shqiptare. Do te harroje Shkupin, do te harroje Manastirin, per shkakun e firmosje me ambicie momentale, apo emocioneve te rastit, momente qe vijne, sepse behet Shqiperi.