REM nxjerr albumin e ri ne "Facebook"
E Shtune, 15 Mars 2008
LOS ANXHELOS - Grupi REM ka bere te ditur se albumi i ri i tyre "Acelerate" do te publikohet me 24 mars ne "iLike" dhe ne "Facebook". Nje jave me vone ai do te filloje te shitet neper CD shope. Kesisoj, REM do te jete grupi i pare, i cili do te perdore "iLike" programin, i cili me se shpeshti shfrytezohet ne "Facebook", apo "iTune". Te 11 kenget mund te degjohen, por jo edhe te kopjohen. Ky bend qe nga singli i albumit "Supernatural Superserious" ka vene ne perdorim te arriturat teknologjike, ndaj ka ftuar adhuruesit qe bashkerisht ta bejne nje spot.