PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Con ne biblioteke librin pas 100 vjetesh


E Shtune, 15 Mars 2008

HELSINKI - Nje student ne Helsinki mendoi "me mire vone se kurre" kur ktheu ne biblioteke nje liber qe e kishte marre 100 vite me pare. E verteta eshte se librin nuk e kishte marre studenti, por familjaret e tij. Biblioteka kishte hequr dore prej librit, dhe punonjesit mendonin se s'do ta shihnin me kurre volumin "Vartija" te vitit 1902, nje periodik shume popullor ne ate kohe. "Nje shenim i vjeter i ngjitur mbi liber shkruan se gjoba ne rast vonese eshte 10 peni ne jave", thote punonjesja Minna Saastamoinen. Ngjitesja brenda kapakut e shkruar me shkrim te dale mode lexon se libri eshte marre hua ne fillim te shekullit te kaluar. Finlanda njihet per rrjetin e gjere te bibliotekave, duke qene se ka 900 te tilla per 5,3 milione banore.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika