Si do shkoje shtatzenia, anglezet e parashikojne
E Shtune, 15 Mars 2008
Nje test mund te diktoje nese nje shtatzeni mund te "rrezikoj" qe te mos shkoje deri ne fund. Kerkues te universitetit te Leicester, ne Britanine e Madhe, kane identifikuar per here te pare nje molekule, natyrisht prezent ne organizem, ne gjendje te parashikoje nese nje grua mund te pesoj abort krejt rastesisht. Studimi eshte publikuar ne "Journal of the American Medical Association". Ne kete studim kane marre pjese 45 gra shtatzena, qe kane pasur humbje gjaku gjate muajve te pare te shtatzenise.
Ekipi zbuloi qe grate qe kane humbur femijet e tyre kane qene ato te cilat e kane pasur te larte anandamidin, nje molekule qe gjendet ne organizem. Perkundrazi, midis atyre qe ne baze te analizave tregonin nivele me te vogla te molekulave, maksimumi 94%, ka arritur qe te dergoje deri ne fund shtatzenise. Tani kerkuesit duan te zhvillojne nje test per te parashikuar se cilat femra jane te "destinuara" per te shkuar pa probleme ne muajin e nente dhe ato qe mund te abortojne.
"Eshte hera e pare, shpjegon Justin Konje, autor i kerkimit, qe merr keto lloj rezultati. Shpresojme qe ne nje kohe te shkurter te marrim keto lloje rezultatesh. Shpresojme ne nje kohe te shkurter te gjejme testin per te lajmeruar femrat nese kane nje rrezik per abortim. Nga ana tjeter, ne shtatzenite e marra si te mundshme per abortim, lajmi do te merzise gruan, por eshte e rendesishme qe te dihet. Mjeku ne kete menyre eshte i vetedijshem qe te doje te nderhyj ne nje kohe shume te shkurter. Jemi akoma ne fazen fillestare - permbyll kerkuesi - por te dhenat jane inkurajuese dhe jemi gati per te derguar perpara studimet dhe per te konfirmuar rezultatet".