Rinia ne Iran, te hapesh internetin fshehurazi
E Shtune, 15 Mars 2008
Me shume se 49 milione jane thirrur diten e premte ne Iran per te zgjedhur parlamentin e ri. Iranianet nuk besojne qe zgjedhjet te sillnin ndonje ndryshim kursi. Te rinjte jane te zhgenjyer nga politika e mullaheve. Cdo here ndjenja eshte e njejte, pasiguria e madhe shoqeron Mohsen, kur kthehet nga puna ne shtepi dhe ndez kompjuterin. A eshte bllokuar faqja e tij e internetit, apo mund te hapet serish, duke u perpjekur nepermjet rrugeve te ndryshme te rrjetit? Inxhinieri 27-vjecar ka ngritur, ashtu si shume te rinj te tjere iraniane, para tre vjetesh nje faqe interneti. Faqja e tij eshte bere nderkohe bloggeri me i njohur i kryeqytetit iranian. Megjithate Mohsen eshte i shqetesuar. Ai beson se faqet e internetit qe perdoren nga te rinjte iraniane si ‚Yahoo Messenger' ose 'Orkut' bllokohen dhe filtrohen sistematikisht.
"Weblog-u im bllokohet nga disa providern servisi, megjithese vetem nje pjese e vogel e saj merret me politike. Sot ne kerkojme jo vetem forma politike, por edhe argetuese komunikimi, si per shembull rrjeti social virtual 'Orkut'. Ky rrjet ka force terheqese per shume te rinj. Por, pas tre, kater muajve faqja u bllokua komplet, vetem sepse faqja ishte kaq popullore, njerezit komunikonin me njeri-tjetrin dhe numri i anetareve rritej perdite".
Per shkak te shtypjes masive te lirise se shtypit dhe mendimit, shume te rinj kerkojne gjithnje e me teper internetin per te depertuar ne ngushticen e krijuar nga kontrolli i aparatit shteteror dhe per te njohur njerez te rinj. Shume te rinj e perdorin internetin si dritare per te pare boten, per te marre informacione te pa censuruara per te pare filma perendimore, qe nuk lejohen ne vendin e tyre ose per te degjuar muzike.
Rinia e Iranit ka pushtuar hapesira te reja. Femijet e klasave te larta ne metropolet e medha ndjek stil perendimor. Ata degjojne muzike jazz, rock dhe pop ne vendtakimet qe preferohen ose ne kafete e skenes. Ata flasin per art, letersi dhe muzike. Ose shkojne ne mbremje private ilegale, ne te cilat kercehet dhe pihet alkool. Por sot regjimi i trajton shume ashper te rinjte qe nuk respektojne kodet moralo-fetare te shoqerise. Policia ben kontrolle te papritura ne festat ilegale, ose kunder pronareve te televizioneve satelite te ndaluara, si dhe muzikanteve te rinj rok dhe pop, qe luajne muzike ne ilegalitet, sepse zyrtarisht ata shihen si "dekadente perendimore".
Muzika
Keshtu per shembull edhe grupi i rokut "127", i cili enderron per kohet liberale te Khatami-t. Basisti i grupit, Dariyush, thote: "Une besoj se ne krahasim me situaten e para tre vjeteve, shume gjera kane ndryshuar. Ne ate kohe ne jepnim dy koncerte ne vit. Sot ne e kujtojme ate kohe si nje enderr, sepse ne ate kohe kishim me shume mundesia. Nje seri veshtiresish eshte pergjegjese per situaten aktuale - njera ka sigurisht te beje me Ministrine e Kultures dhe me udheheqjen islamiste".
Ministria e Kultures
Ministria e kultures dhe udheheqja islamiste "Ershad" vezhgon me vemendje skenen e muzikes ne Iran. Vendimet e ministrise se cila muzike duhet lejuar dhe cila duhet ndaluar jane shpesh arbitrare dhe te pakuptueshme, mendon kengetarja e re iraniane, Golnaz: "Veshtiresite qe u nxirren artisteve jane te jashtezakonshme. Koncertet duhen aprovuar nga ministria "Ershad"-Ministerium. Grupi duhet te jete i regjistruar tek autoritetet. Ne asnje vend demokratik te botes muzikanteve nuk u duhet te marrin leje te tilla nga shteti".
Shqetesimi eshte i madh, kryesisht te te rinjte artiste iraniane ose tek ata qe kane ambicie. Presioni qe ushtron qeveria e Ahmadinexhadit eshte aq i madh, sa qe disa prej tyre duan rikthim te eres se Aytollah Komeinit.