PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

"Sokrati" i jep fitoren Mirush Kabashit


E Hene, 10 Mars 2008

Aktori i mirenjohur Mirush Kabashi eshte personazhi me i votuar i javes qe u mbyll, ne sondazhin e faqes zyrtare te gazetes "Koha Jone, on line. Mirush Kabashi ka marre 49.8 per qind te afro 1800 votave ne "Personazhin e javes". Ai eshte vleresuar nga pjesa me e madhe e pjesemarresve ne sondazh, per 100 shfaqjet e "Apologjise se vertete te Sokratit".

Ne plan te dyte ka dale kete jave politika dhe njerezit qe e bejne ate ne Shqiperi. Ilir Meta, kryetar i partise Levizja Socialiste per Integrim, mori 29.6 per qind te rreth 1800 votave. Ai u perzgjodh i dyti ne renditjen e sondazhit, per gatishmerine qe shprehu javen e kaluar, per te bashkepunuar me ish liderin socialist Fatos Nano. Meta para pak ditesh u shkeput nga koalicioni opozitar me Partine Socialiste, duke kerkuar ne gjykaten e Rrethit Tirane, qe te pranoje themelimin e asaj qe e ka emertuar "E Majta per Integrim".

Ne vendin e trete te sondazhit te perjavshem eshte renditur trajneri i ekipit te Partizanit, Hasan Lika. Emri i njohur i futbollit kryeqytetas, ka marre 10.9 per qind te totalit prej afro 1800 votash, per meriten qe ka ne kualifikimin e Partizanit ne Kupen e Shqiperise.

Ne sondazh, eshte votuar edhe nje tjeter personazh, Kurt Kola, kryetar i shoqates se ish te Perndjekurve dhe te Persekutuarve Politike. Kurt Kola ka marre 9.7 per qind te votave, per luften qe po vazhdon te beje, ne perpjekje qe ish- te perndjekurit te marrin demshperblimet e zvarritura prej afro dy dekadash.

ed.ku


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika