 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Durres-Kukes, rruga qe po "pjell" kasolle
Aleksander Ndoja
E Marte, 04 Mars 2008
Lugina e Fanit tashme eshte pushtuar nga makinerite e renda, te cilat punojne pa pushim ne perpjekje te arritjes se nje qellimi te vetem, ndertimin e rruges Durres-Kukes. Ndersa aty punohet, pakkush u ka vene veshin dhjetera banoreve, te cilet preken ne pronat e tyre gjate ndertimit te rruges. Nuk behet fjale per toke apo pyje, por per shtepite. Ne fshati Mashterkor ne komunen e Oroshit, banoret jane te detyruar qe te lene kullat e tyre shekullore, per t'ju drejtuar kasolleve te bera ne stilin e paraardhesve te tyre, kur ende nuk ishte shpikur muri i gurit apo elemente te tjere me te cilat mund te ndertohet nje godine funksionale per te banuar. Ne bisedat me ta, meson se te gjithe kane marre nje njoftim ne forme urdhri, sipas te cilit jane te detyruar qe per 5 dite te lene banesat e tyre, ne te kundert ato do te shemben forcerisht.
Cdo dite afer banesave te tyre kalojne furgone te policise te ardhur nga Shkodra. Sipas banoreve, ky eshte nje presion psikologjik per te shtypur rezistencen e tyre. Ketu mund te flitet vertet per rezistence, teksa degjon disa prej banoreve te thone se nuk do te dalin prej shtepive te tyre, edhe sikur te vdesin brenda bashke me femijet. Disa te tjere thone se jane te gatshem te dalin prej shtepive, por me pare duhet te kompensohen. Ndersa te tjere i jane nenshtruar fatit. Pasi kane shitur ndonje bageti apo placke te shtepise, kane blere ca materiale dhe kane filluar te ndertojne kasollet e tyre, bri rruges se shekullit.
Mjetet e renda jane afruar te banesat e Ndue dhe Fran Prenges. Ato jane te ndertuara ne majen e nje kodre, e cila eshte planifikuar per t'u fshire nga faqja e dheut. Ndue Prenga, rreth te 50-tave, thote se per ndertimin e saj eshte harxhuar shume mund dhe djerse. Megjithate jane gati t'i lejoje per ta shembur, por kur dikush t'i krijoje mundesine per te strehuar familjen time. "Kam marre nje shtepi me qira ne qytezen e Repsit, por vetem edhe per dy muaj, pasi pronari me nxjerr jashte, pasi tregu i qirase ne qytezen e Repsit e ka kaluar nivelin e qendres se Tiranes", thote 50-vjecari. Ndue Prenga tregon se i kane dhene vetem 5 dite afat per te dale nga banesa. "Ne xhep kam nje numer llogarie, por nuk mund te terheq asnje para, pasi nuk eshte akorduar asgje. Banesa me eshte vleresuar shume pak, por edhe ato para duket se kurre nuk kane per te me kaluar. Per kete kam bere shume perpjekje, madje i kam shkruar edhe Presidentit, por askush nuk me ka dhene pergjigje". Ndue Prenga thote se nuk do t'i lejoje fadromat te shembin shtepine e tij, perderisa nuk ka ku te strehoje familjen.
Anes rruges vijon ndertimi i barakave, nderkohe qe Dede Ndreca po i jep doren e fundit ndertimit te catise se kasolles se tij. Sipas tij, ne kete kasolle do te strehohen dy familje, por terreni ku po ndertohet ajo eshte shume i lagesht. Sapo prek traret, ajo lekundet gati per t'u shembur, nderkohe qe frika do te jete e madhe per te banuar ne te. Edhe Deda i bashkohet korit te pa kenaqurve, nderkohe qe i ben apel shtetit qe te nderhyje qe te minimizohet sa me shume demi nder banoret e Mashterkorit. "Rruga e re po shuan nje fshat te tere, ndersa kompensimi eshte i paperfillshem", thone banoret qe presin te gjejne nje zgjidhje per familjet dhe femijet e tyre.
Fran Prenga: "Nuk jam kompensuar, s'dal nga shtepia"
Banesa e Fran Prenges ndodhet ngjitur me kullen e Ndue Prenges. Per te, situata eshte tejet e rende, aq sa nuk e mban dot veten. Sipas tij, papergjegjshmeria e strukturave pergjegjese ka bere qe ai te mos perfitoje asgje nga pasuria e tij. Femijet dhe bashkeshorten i ka strehuar te nje i aferm, por vetem per nje kohe te shkurter. Ai thote se ka qene i detyruar qe te shese lopen dhe te gjitha bagetite me nje cmim tejet simbolik, nderkohe qe pervec baneses nuk eshte kompensuar asgje nga pasuria e tij. Madje, edhe banesa eshte kompensuar vetem ne letra. Irritimi i tij nuk njeh kufi dhe per te shteti shqiptar po sillet me keta banore ne menyre krejt te papranueshme.
Gjergj Skana: I moshuari ne kerkim te strehes
Ne anen e siperme te rruges ndodhen dhjetera banesa, te cilat jane programuar per t'u shembur, ndersa poshte rruges kane filluar qe te "hedhin shtat" kasollet, ne te cilat pritet qe te strehohen banoret. Gjergj Skana, 70 vjec, duket se eshte bindur se me shtetin nuk behet shaka. Prej ditesh ka ndertuar kasollen e tij, nderkohe qe se bashku me bashkeshorten edhe ajo ne moshe, ka filluar transportimin e orendive qe mbante kulla e tij 300-vjecare, e cila njihet si monument kulture dhe per ironi te fatit ajo mbrohet nga shteti. Megjithese brenda kesaj kulle jetojne tre kurore, ai ndodhet i vetem, pasi femijet e tij jane ne emigracion. Se bashku me bashkeshorten e tij me ane te nje druri te gjate punon gjithe diten per transportimin e pasurise se tij nga kulla per ne baraken prej derrase. Ai thote se eshte i ndergjegjshem se ne ate barake i gjithe malli do te shkoje dem, edhe pse eshte blere me djersen e femijeve te tij ne emigracion.
Marte Prenga: "Nuk kam ku t'i coj 3 jetimet"
Situata ne familjen e Marte Prenges eshte mjaft e rende. Bashkeshorti i ka vdekur prej shume vitesh dhe e vetme gruaja perpiqet te rrise tre femijet e saj jetime. Prej ditesh i ka mberritur urdhri qe te dale nga banesa. "Po ku te shkoj, thote ajo! Me 1 milion e 300 mije leke nuk mund te blej as truall, jo me te ndertoj nje banese per tre femijet e vegjel. E gjalle nuk do te dal nga banesa, dhe jam e gatshme qe te flijohem per femijet, pasi po i rris me shume veshtiresi". Tensioni eshte i madh edhe ne banesat e tjera. Etleva Prenga eshte nuse ne njeren prej banesave me te bukura dhe te kushtueshme ne Mashterkor dhe ne krejt Oroshin. Ajo thote se ne kete banese eshte mundi dhe djersa e bashkeshortit dhe kater kuneterve te saj. Madje, edhe ajo vete ka qendruar ne emigracion ne Itali prej 5 vitesh. Prenga thote se shtepia trekateshe eshte ndertuar me mjetet dhe teknologjine me bashkekohore italiane, madje edhe traret jane sjelle nga Italia. Sipas saj, shuma e vene ne dispozicion nga shteti eshte shume me e vogel nga ajo sa eshte harxhuar per ndertimin e saj. "Nese do te shembet me force, ne do te bejme te gjithe rezistencen per ta mbrojtur, pasi nuk kemi ku te strehohemi e madje as te fusim orendite per t'i mbrojtur. Shteti le te beje shpronesimin dhe ne jemi te gatshem per te lejuar shembjen e tyre".
Aleksander Ndoja
Si po rrafshohen shtepite e Fanit
Disa dite me pare, fadromat kane shembur disa banesa ne fshatin Klos, te komunes se Fanit, ne rrethin e Mirdites. Britma, lot dhe proteste e heshtur, teksa fadromat e Policise Ndertimore kane hyre ne veprim. Banoret tregojne se, ndersa shtepite e tyre jane rrafshuar, ata nuk kane marre asnje lek dhe tani nuk kane ku te fusin koken. Njeri prej policeve te Komisariatit te Rreshenit, i cili nuk pranon te identifikohet, tregon se ka qare fshehurazi kur degjoi britmat e nje vajze 10-vjecare, e cila kur erdhi nga shkolla gjeti banesen e shkaterruar, ndersa orendite shtepiake ishin te shperndara neper oborr. Deputeti i zones ka nderhyre, ndersa po shembej nje tjeter shtepi ne te cilen strehoheshin 10 femije. Nenkryetari i komunes se Fanit, Gege Cera, thote per "Koha Jone" se situata ne komunen e Fanit eshte mjaft problematike. "Eshte shkelje e rende e te drejtave qytetare t'u shembesh banesat pa u dhene me pare parate per banesat qe duhet te ndertojne", deklaron zyrtari vendor.
Shpronesimet, zvarritje nga Drejtoria e Rrugeve
I pyetur per keto probleme qe u jane shkaktuar banoreve, kryetari i komunes Orosh, Aleksander Lala, thote se pjesa me e madhe e banoreve jane te kenaqur nga demshperblimi dhe se ende nuk eshte bere bilanci teresor per token-truall, pemet dhe token-are. "Per momentin jane vleresuar vetem objektet qe prishen", thote Lala, duke shtuar se vetem 4-5 familje kane refuzuar hapjen e numrit te llogarise per marrjen e demshperblimit. Sa per vonesat e ardhjes se lekeve ne numrat e llogarise neper banka, ai fajeson sektorin perkates ne Drejtorine e Rrugeve qe e ka zvarritur kete proces ne disa raste evidente.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Ne Shqiperi, ku ndodhen dhe 100 mije tone municione
- Bukuresht, dy dite, per nje pritje te gjate!
- Burgu i Burrelit ku "bujtin te fortet"
- Te vuash se ke shtat te shkurter
- Vdekja dhe jeta, 8 dite me pas
- Durres-Kukes, rruga qe po "pjell" kasolle
- Afganistani, si e pashe tmerrin e luftes
- Perjetimi live i ngjarjes se shekullit
- 72 ore per 96 vjet!
- Lapraka, nje qytet prane metropolit
- Saimiri, ushqim dhe pije falas per te gjithe
- Ekspres ne Kalimash
- Gurra e Domgjonit, si u zhduken milionat
- Ne agoni nga SIDA, femija pret... jete
- Tokio, 72 ore ne Perandorine e Diellit!
|
|