PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Eshte Sara Varone gruaja misterioze e Mansinit


E Diele, 02 Mars 2008

E dashur jo, bashkefajtore po. Manuela Arkuri nuk eshte e fejuara e futbollistit te Romes, Amantino Mansini. Aktorja bukuroshe e Latines e ka kundershtuar shpesh kete fakt gjate javeve te fundit: "Nuk kam asnje histori me Mansinin". E vertete, madje tmerresisht e vertete. Blofi ne te vertete u zbulua shpejt. E pare shpesh ne tribunat e stadiumit Olimpik duke bere tifo per Romen, Manuela eshte justifikuar gjithmone keshtu: "Kam qene ne stadium per te shoqeruar nje mikeshen time, Francesken, qe eshte balerine. Ajo e frekuenton Amantinon. Une dhe ai njihemi vetem prej pak kohesh".

Por, genjeshtrat i kane kembet e shkurtra. Dhe nuk u desh shume kohe qe te zbulohej sabotimi i vertete. Kampioni brazilian i Romes, ne fakt, nuk frekuenton as Arkurin dhe as fantazmen Franceska, por Sara Varone, bukuroshja e "Buona Domenica". Varone, ish-shoqja e Andrea Perones (qe nga ana e tij eshte ish-bashkeshorti i Sabrina Ferrilit), eshte pare shpesh nen shoqerine e Amantinos gjate javeve te fundit, edhe pse ata qe interesohen ende nuk e kane zyrtarizuar raportin e tyre. Ne raportin e tyre nuk ka asnje dyshim. Ndonese "e liga" Manuela donte ta bente kete gje...






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika