PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Regjistrime te dyfishta, 5600 prona

Regjistrime te dyfishta, 5600 prona

Blerina Hoxha
E Premte, 29 Shkurt 2008

Mbivendosja e prones eshte pranuar si nje fenomen i perditshem edhe nga drejtori i Pergjithshem i Hipotekave, Arben Qirjako, ne nje takim me Dhomen Amerikane te Tregtise. Per shkak te parregullsise se dokumentacioneve ne vite, apo dhe te papergjegjshmerise se punonjesve te hipotekes, mund te thuhet se 5600 prona ne te gjithe vendin jane me probleme, nga te cilat 3 mije jane vetem ne Tirane. Shifra rezulton si e tille pas nje inventari te bere gjate vitit qe shkoi. Mirepo, per shkak te amullise qe ka perfshire kete proces, Drejtoria e Hipotekave, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtesise perkohesisht, deri ne zgjidhjen e rasteve te dublimit te prones, kane rene dakord per aplikimin e nje standardi. "Per cdo regjistrim te dyfishte te lihet ne fuqi regjistrimi qe ka dokumentacionin e plote dhe te sakte", ka deklaruar kryeregjistruesi Arben Qirjako.

Te njejtin problem kane pasur edhe bankat, te cilat shpesh hasin probleme me regjistrimet e dyfishta, pasi shume nga pronat, per te cilat kane marre ne dorezim hipoteken, rezultojne me dy pronare te ndryshem. Ne lidhje me kete ceshtje, kreu i Hipotekes ka sqaruar se eshte duke punuar me nje strategji te vecante mbi bazen e se ciles pritet te zgjidhen te gjitha hipotekat me dokumente jo te rregullta, per t'i kaluar titujt e pronesise te pronari i vertete. Dhoma Amerikane e Tregtise ka mbeshtetur ne problematiken qe has biznesi me hipotekat ne vend. Nje pjese e mire e bizneseve prezent ne takim kane qene ndertues apo perfaqesues te bankave, te cilet dashje pa dashje, per shkak te aktivitetit te tyre, jane te detyruar te prezantohen vazhdimisht ne hipoteke.

Eliana Pilika perfaqesuese e "A Be Ese", ka kujtuar faktin se, ndersa brenda rregullores nje dokument i thjeshte ekzistues, qe sherbehet brenda afatit kohor te 72 oreve, nuk te vjen me poste as per tre muaj, duke i detyruar qytetaret te shkojne me dhjetera here ne dyert e hipotekes, per te marre po te njejten pergjigje "Do ta merrni me poste" . Ekziston nje moskorrespondim i sakte mes detyrimit ligjor per te paraqitur nje dokument hipotekar te fresket dhe kohes gjate te ciles hipoteka te mundeson marrjen e nje dokumenti.

Nga ky vit, 500 mije tituj pronesie, regjistrim per 4 vite

Nje pjese e mire e ndertimeve ne kryeqytet, por dhe ne rrethe e tjera te medha te vendit dhe ne bregdet eshte jashte regjistrit hipotekar, cka e ben nje kapital te paperdorshem. Me shume se gjysma e Tiranes eshte e paregjistruar dhe jashte saj jane rreth 500 mije tituj pronesie, tha Qirjako. Sipas tij, "jane rreth 500 mije tituj pronesie qe do te regjistrohen dhe regjistrimi fillestar i tyre eshte nje proces qe do te zgjase 4 vjet dhe do te perfshije rrethet kryesore te vendit si Tirane, Durres, Fier, Shkoder, Vlore, Elbasan etj.".

Kohet e fundit, pas miratimit te ligjit, eshte bere e mundur regjistrimi i 150 objekteve shumekateshe ne Tirane, ose e thene ndryshe 12-13 mije apartamente, shtoi ai. Per te zgjidhur kete problem, hipotekat, mbeshtetur dhe ne kredine e miratuar nga parlamenti se fundi, kane filluar projektin e dixhitalizimit dhe kompjuterizimit te gjithe sistemit hipotekar, cka do ta beje me te shpejte dhe eficient regjistrimin e nje prone. Ky proces pritet te mbaroje ne harkun kohor te kater vjeteve, por, nderkaq, kreu i Hipotekes premton se ky afat do te shkurtohet ne kohe. Ajo cfare e shqeteson me shume drejtuesin e hipotekave ne kete kohe eshte problemi i mbivendosjes se pronave. Kryeregjistruesi i Hipotekes, Arben Qirjako, ka pranuar perpara biznesmeneve te Dhomes Amerikane te Tregtise se ka akoma shume probleme pa zgjidhur. Vonesat dhe korrupsioni mes punonjesve te hipotekes, te cilat duket se nuk po mbarojne edhe pse deri me sot me firmen e tij jane shkarkuar nje e treta e stafit ekzistues.

Qytetet kryesore ne proces regjistrimi te pasurive

Tirane

Durres

Fier

Shkoder

Vlore

Elbasan


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika