 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Investimet ne 2007, 2% me pak se ne 2006
E Enjte, 28 Shkurt 2008
Shpenzimet per investime ne vitin 2007 ka qene 2 per qind me te uleta se ne vitin 2006. Lajmin e njoftoi dje Banka e Shqiperise, pas mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave, balanca fiskale ne fund te muajit nentor ka rezultuar me nje suficit prej 4,7 miliarde leke, nga nje deficit i planifikuar ne shumen 25,9 miliarde leke. "Arsyeja kryesore e kesaj diference mbetet realizimi i ulet i shpenzimeve kapitale, te cilat kane qene 2% me te uleta se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar", njoftoi autoriteti qendror bankar.
Gjysma e dyte e vitit eshte karakterizuar nga nje ecuri normale e realizimit te shpenzimeve buxhetore, si dhe nga respektimi i objektivave te politikes se re fiskale, te shpallur ne fillim te gjashtemujorit te dyte te vitit, ne drejtim te realizimit te te ardhurave, thuhet ne analizen e BSH-se.
Por, Ministria e Financave ka raportuar nje situate me optimiste ne lidhje me shpenzimet buxhetore gjate muajit janar. Ato jane realizuar ne masen 73% te programit. Realizimi rreth 26% me shume shpenzime te realizuara se janari i vitit te kaluar. Ecuria e investimeve ne menyre gjithevjetore do te perbeje nje nga prioritetet e Ministrise se Financave per vitin 2008, eshte shprehur ministri i Financave, Ridvan Bode. "Fakti qe edhe muaji janar ka filluar me nje ritem edhe me te larte te kryerjes se shpenzimeve, deshmon se ministrite gjithnje e me shume po i kushtojne vemendje realizimit te programeve te tyre ne menyre gjithevjetore", tha ai. Gjithashtu, financat kane urdheruar nje sere procedurash te tjera shtrenguese, te cilat kane per qellim rritjen e efektivitetit te shpenzimeve dhe realizimin e tyre ne menyre ritmike gjithevjetore.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Janar 2008, nje regjister kredish per bankat
- Bankat, rrezik me kredine ne valute
- Kriza, KESH importon 136% me shume energji
- Bankat shtrenjtojne kredine per ekonomine
- Apelimi bie, ngrihet Gjykata Administrative
- Tatimet, ligj te ri me gjoba te reja
- Procedurat tatimore, ja gjobat qe paguan biznesi
- Prerja 2000 leke, kete vit ne treg
- Privatizimi i INSIG, rishtyhet afati
- Bojaxhi: Cmimet e energjise, demtojne privatizimin
- Ke kursyer? Investo ne bono thesari
- Kursimet, si investohet ne bono thesari
- Bonot e thesarit, si ndikojne ne zhvillimin e tregjeve
- Bonot e thesarit, fitimet me te larta se depozitat
- Gara 1 milion euro, shpallet fituesi
|
|