 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Energjia, qeveria hap rrugen e privatizimit te shperndarjes
E Enjte, 28 Shkurt 2008
Keshilli i Ministrave i hap rrugen privatizimit te Operatorit te Sistemit te Transmetimit ne KESH. Dje, ne mbledhjen e radhes, qeveria miratoi projektligjin "Per percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerise anonime "Operatori i Sistemit te Shperndarjes". Ligji ne fjale, i propozuar nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, u vleresuar nga Kryeministri Sali Berisha, si i nje rendesie te vecante, sepse ka te beje me privatizimin e rrjetit te shperndarjes te KESH-it. Formula e privatizimit parashikon qe qeveria t'i ofroje investitorit jo me shume se 76 per qind te aksioneve. Nderkohe qe mendohet se procesi i privatizimit te OSSH-se do te mbyllet deri ne fund te veres se ketij viti. Duke theksuar se viti 2008 do te jete viti i privatizimeve te medha, Kryeministri Berisha informoi se procesi per privatizimin e shperndarjes se energjise elektrike eshte realizuar me angazhimin per nje periudhe 18-mujore te Bankes Boterore. Berisha vleresoi punen voluminoze dhe intensive per hartimin e nje programi te ngjeshur te etapave te ketij procesi dhe theksoi se hartimi i ketij ligji dhe transparenca e plote e ketij procesi, jane nje domosdoshmeri. "Formula e privatizimit te shperndarjes se energjise elektrike, qe do te dergohet ne parlament per miratim, eshte gjykuar me e pershtatshmja, edhe nga konsulentet nderkombetare, nder variantet e paraqitura", perfundoi shefi i qeverise.
Mesohet se jane me shume se kater kompani, qe kane shprehur interes per privatizimin e sektorit te shperndarjes se energjise elektrike, i cili pritet te perfundoje brenda ketij viti. Pergatitja e pershpejtuar e dokumentacionit per kalimin ne pronesi private te grumbullimit te faturave te energjise po behet me qellim qe procesi te perfundoje brenda ketij viti. Privatizimi i Divizionit te Shperndarjes ne KESH po asistohet nga 6 kompani konsulente te huaja, te cilat kane bere mbi 50% te punes. Sipas tyre, prania e nje konsulence te gjere lidhet me faktin se vete privatizimi i shperndarjes se energjise ne vendin tone, vleresohet me i veshtire nder sektoret strategjike. Deri tani, kane shfaqur interes per kete privatizim disa kompani austriake, ceke, kompania italiane "Enel".
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Janar 2008, nje regjister kredish per bankat
- Bankat, rrezik me kredine ne valute
- Kriza, KESH importon 136% me shume energji
- Bankat shtrenjtojne kredine per ekonomine
- Apelimi bie, ngrihet Gjykata Administrative
- Tatimet, ligj te ri me gjoba te reja
- Procedurat tatimore, ja gjobat qe paguan biznesi
- Prerja 2000 leke, kete vit ne treg
- Privatizimi i INSIG, rishtyhet afati
- Bojaxhi: Cmimet e energjise, demtojne privatizimin
- Ke kursyer? Investo ne bono thesari
- Kursimet, si investohet ne bono thesari
- Bonot e thesarit, si ndikojne ne zhvillimin e tregjeve
- Bonot e thesarit, fitimet me te larta se depozitat
- Gara 1 milion euro, shpallet fituesi
|
|