Regjistrimi i biznesit, tani me internet
E Enjte, 28 Shkurt 2008
Lidhjet me internet te Qendres Kombetare te Regjistrimit me sportelet e 21 bashkive ne vend do t'i kushtojne buxhetit nje shume prej 15 milione lekesh. Vendimi u mor dje nga qeveria dhe shpenzimet u shtuan ne buxhetin e vitit 2008. "Sqarojme se ky fond do te mbuloj sherbimin e lidhjes ne rrjet nepermjet internetit, te QKR-se ne qender me sportelet e saj ne 21 bashkite e vendit, per periudhen 1 prill-31 dhjetor 2008", theksohet ne draft, duke shtuar se shpenzimet per tremujorin e pare te ketij viti jane mbuluar nga USAID. Drafti ngarkohen Ministrine e Financave dhe Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes per zbatimin e ketij vendimi.