PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Paga minimale, rritje per sektorin publik dhe privat

Paga minimale, rritje per sektorin publik dhe privat

Fatjona Mejdini
E Enjte, 28 Shkurt 2008

Qeveria vendosi diten e djeshme te rrise pagen minimale per punonjesit buxhetore dhe ata te sektorit privat, duke e cuar ate ne kuoten e 16 mije lekeve ne muaj. Me hyrjen ne fuqi te ketij projektvendimi, ata qe paguhen minimalisht do te kene mundesine te perfitojne nje rritje prej 15% te pages se tyre mujore. Keshtu 6700 punonjesit ne te gjithe vendin do te perfitojne 2 mije leke me shume ne muaj, duke qene se paga minimale ne vend aktualisht eshte 14 mije leke. "Ne sektorin buxhetor paguhen me page minimale 6700 punonjes, ose rreth 6% e punonjesve buxhetore dhe rritja e pages minimale ne masen e 16 mije lekeve per kete kategori ka filluar qe me 1 korrik 2007, nderkohe qe me miratimin e vendimit te djeshem, per sektorin privat rritja fillon nga 1 janari 2008", theksohet ne draftin e paraqitur nga Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale.

Projektvendimi i miratuar nga qeveria parashikon qe punonjesit buxhetore mund te marrin shtesa te ndryshme dhe shperblime mbi kete page minimale. "Sipas sistemit te pagave te punonjesve mbeshtetes, mbi pagen baze jepen shtesa per veshtiresi, demshmeri shendeti, natyre te vecante pune, vjetersi ne pune etj., te cilat shkojne mesatarisht 60% mbi pagen baze per punonjesit mbeshtetes te institucioneve te varesise dhe 43% mbi pagen baze per punonjesit mbeshtetes te institucioneve qendrore", theksohet ne projektvendimin e miratuar dje nga qeveria. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e cilesoi kete vendim si shume te rendesishem per vendosjen e standardeve boterore ne sistemin e pagave ne Shqiperi.

Berisha garantoi se rritja e pages minimale edhe per sektorin privat nuk perben asnje ngarkese per biznesin. "Ne nuk duhet te mendojme vetem per pronaret, por edhe per punonjesit. Nga njera ane, duhet t'u krijojme barre me te lehte fiskale pronareve, por nga ana tjeter, te vendosim standardet boterore, te cilat nuk i krijojme ne, por i respektojme", deklaroi Kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Paga minimale eshte percaktuar duke u mbeshtetur ne programin e qeverise ne fushen e pagave, nivelin ekzistues te pagave ne ndermarrjet dhe institucionet publike e private, si dhe ndikimin e vendosjes se takses se sheshte mbi te ardhurat personale. Vendimi i djeshem mbeshtetet ne Kodin e Punes dhe ligjet perkatese si dhe ne Konventen e ILO-s "Mekanizmi i caktimit te Pages Minimale" ratifikuar nga Republika e Shqiperise.

16000 leke

Kaq do te jete paga minimale e punonjesit ne sektorin publik dhe privat. Qeveria miratoi dje nje rritje prej 15% te pages minimale ne vend, duke qene se aktualisht punonjesit e paguar minimalisht marrin 14 mije leke ne muaj.

6700 punonjes

Ne sektorin buxhetor paguhen me page minimale 6700 punonjes ose rreth 6 per qind e punonjesve buxhetore dhe rritja e pages minimale ne masen e 16000 lekeve per kete pritet te mos shkaktoj probleme ne buxhetin e shtetit.

24000 leke

Kjo eshte shifra mesatare qe marrin ne muaj punonjesit buxhetor me nje page minimale. Kjo shifer vjen per faktin se keta punonjes mbi pagen baze ju jepen shtesa

veshtiresi, demshmeri shendeti, natyre te vecante pune, vjetersi ne pune etj.

92 leke

Paga minimale orare do te jete 92 leke. Eshte parashikuar edhe paga orare ne masen 92 leke, me qellim qe te mbrohen me mire punonjesit qe punojne me kohe te pjesshme ose jashte kohes normale te punes.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika