 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Rritja ekonomike, turizmi zhvendos ndertimin
Blerina Hoxha
E Enjte, 28 Shkurt 2008
Pavaresisht rritjes se interesit per tregun e pasurive te paluajtshme ne Shqiperi, sektori i ndertimit po shenon renie me rekorde te reja, duke mos qene me lider ne ritmet e rritjes ekonomike. Banka e Shqiperise, ne nje analize te zhvillimeve ekonomike te pjeses se dyte te vitit 2007, njoftoi dje se ne sektorin e ndertimit regjistrohet nje renie vjetore ne vellimin e ndertimeve te reja prej 19%. Keshtu, kontribuesit kryesore rritjen ekonomike gjate vitit 2007 kane qene vecanerisht sektoret e transportit dhe telekomunikacionit, tregtise, hotelerise dhe restoranteve, si dhe ai i industrise. Rritja e aktivitetit ne keto sektore ka balancuar ngadalesimin e aktivitetit ne sektorin e ndertimit, sqaroi banka. Gjithashtu, autoriteti qendror bankar rithekson nevojshmerine e ndermarrjes se reformave strukturore ne bujqesi, me qellim rritjen e eficences dhe prodhimit ne kete sektor. Kjo do te bente qe ne nje periudhe afatmesme te mund te zvogelohen permasat dhe efektet e goditjeve nga jashte, qe kane te bejne me prodhimet bujqesore.
Viti 2007 ka shenuar zhvillime te reja ne sektore te ndryshem te ekonomise dhe rendesine qe ato po marrin ne ritmet e rritjes ekonomike. Ne kete fokus, sektori i turizmit gjithnje e me shume kryeson si sektori me rendesine me te madhe ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ky sektor ka prodhuar nivelin me te larte te shitjeve, te te punesuarve dhe te sherbimeve ne ekonomi gjate 2007. Po keshtu, zhvillime pozitive ka shenuar edhe sektori i industrise, sidomos ajo nxjerrese, e cila ka dhene nje ndikim mjaft pozitiv ne rritjen e eksporteve.
Autoriteti qendror bankar njoftoi dje se, ekonomia shqiptare gjate vitit 2007 ka shenuar nje ecuri pozitive, karakterizuar nga rritje e qendrueshme vjetore, ne perputhje me parashikimet, mbajtje te inflacionit nen kontroll, si dhe konsolidim te metejshem te stabilitetit financiar. Parashikimet paraprake flasin per vazhdueshmeri te rritjes aktuale ekonomike edhe gjate vitit 2008, nderkohe qe Banka e Shqiperise beri te ditur se do te vazhdoje te jete vigjilente ndaj zhvillimeve brenda dhe jashte vendit, per te siguruar permbushjen e objektivit te inflacionit prej 3%.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Dollari, pritet renie tjeter
- Kembimi, leku 4% me i forte
- Kreditimi, rrezik per bankat dhe ne 2008
- Kriza, KESH importon 136% me shume energji
- Bankat, rrezik me kredine ne valute
- Janar 2008, nje regjister kredish per bankat
- Bankat shtrenjtojne kredine per ekonomine
- Tatimet, ligj te ri me gjoba te reja
- Procedurat tatimore, ja gjobat qe paguan biznesi
- Apelimi bie, ngrihet Gjykata Administrative
- Bojaxhi: Cmimet e energjise, demtojne privatizimin
- Privatizimi i INSIG, rishtyhet afati
- Prerja 2000 leke, kete vit ne treg
- Bonot e thesarit, fitimet me te larta se depozitat
- Ke kursyer? Investo ne bono thesari
|
|