Nje fotografi zbulon fytyren e te dashurit te Ana Frankut
E Merkure, 27 Shkurt 2008
Nje fotografi e nje djali me "sy te bukur kafe", te cilin Ana Franku e cilesonte si "dashurine e saj te vertete", ne ditarin qe ajo shkruante ne kohen kur fshihej ne Holanden e pushtuar nga nazistet, do te shfaqet ne Amsterdam. Fotografia e Peter Shifit iu dhurua muzeut te Ana Frankut nga ish-shoku i tij i femijerise, Ernst Mikelis, i cili kuptoi, pasi kishte rilexuar se fundmi ditarin e Anes, se muzeu nuk kishte asnje fotografi te Shifit, deklaroi sot nje zedhenese e muzeut.
Familja hebreje e Ana Frankut u larguar nga Gjermania naziste ne vitin 1933 dhe u vendos ne Amsterdam. Gjate Luftes se II Boterore nazistet pushtuan Holanden dhe filluan te internojne hebrenjte ne kampet e vdekjes ne vitin 1942, duke detyruar familjen Frank te fshihej. Ata jetuan ne nje shtese te fshehte te nje shtepie per me shume se dy vjet, perpara se vendi i tyre i fshehte te zbulohej dhe familja te dergohej ne kampet e perqendrimit. Ana regjistroi ne ditarin e saj kohen e kaluar ne vendin e tyre te fshehte ne papafingo. Nje holandeze, e cila e ndihmoi familjen, e gjeti ditarin ne vendin e fshehte pas arrestimit te Anes dhe ia dha ate babait te saj Oto, i cili i mbijetoi Holokaustit.
Ditari u be i famshem ne mbare boten. Ajo shkruante ne ditar se "harrova se nuk te kam treguar ende per historine e dashurise sime te vertete". "Peter ishte djali ideal: i gjate, i holle dhe i pashem, me fytyre serioze, te qete dhe inteligjente", shkruante Ana per 13-vjecarin me te cilin kishte rene ne dashuri ne vitin 1940, kur ajo ishte vetem 11 vjece.