Cmimi i larte i karburanteve nuk i frenoi shitjet
E Merkure, 27 Shkurt 2008
Aktiviteti i shitjeve me pakice ne pjeset e kembimit per automjete dhe i karburanteve ka shenuar rritje ne tre muajt e fundit te vitit qe shkoi. Kjo per shkak te rritjes se numrit te automjeteve ne vend dhe perdoruesve te tyre. Sipas INSTAT, rritja e shitjeve me pakice te karburanteve ka shenuar 26 per qind me shume si rezultat i efekteve te krizes energjetike ne fund te vitit qe shkoi. Fenomeni ka treguar se rritja e cmimit te naftes nuk ka ndikuar ne treguesin e shitjeve te ketij produkti.
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes, indeksi i volumit te shitjeve ne tregtine me pakice eshte rritur 18,7 per qind. Ne tremujorin e trete, indeksi i volumit te shitjeve eshte rritur me 7,8 per qind krahasuar me tremujorin paraardhes. Ne grupin "Libra, gazeta, artikuj shkollore dhe te tjera", indeksi i volumit te shitjeve gjate tremujorit te katert 2007 eshte rritur 18,9 per qind, krahasuar me tremujorin paraardhes. Ne grupin "Artikuj te perzier kryesisht ushqimore, pije, duhan ne njesi tregtare jo te specializuara", indeksi i volumit te shitjeve eshte rritur 7,8 per qind, krahasuar me tremujorin paraardhes. Ne muajin dhjetor, indeksi i volumit ne kete grup eshte rritur me 4,3 per qind krahasuar me muajin nentor 2007.