PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Bankers Petroleum" vendos te zgjerohet ne Shqiperi


E Merkure, 27 Shkurt 2008

Nje firme kanadeze, qe ka investuar miliona ne sektorin e naftes se Shqiperise, tani premton ta ktheje vendin ne nje "eksportues ne ngritje te naftes". Privatizimi i kompanise se rafinerise se naftes se Shqiperise, ARMO, ka terhequr interes te konsiderueshem nga kompania kanadeze "Bankers Petroleum". Njoftimi i tenderit, ne perpunim qe nga 2003, pritet vitin tjeter. Art Agolli, menaxheri i zhvillimit te biznesit te firmes kanadeze, thote se, ne qofte se fiton tenderin, "Bankers Petroleum" do te "rindertoje rafinerine dhe do ta ktheje Shqiperine ne nje eksportues ne rritje te naftes". ARMO zoteron te vetmen rafineri te naftes se vendit dhe prodhon 100000 tone nafte dizel e benzine ne vit. Ajo permbush 30% te nevojave te konsumit te naftes se vendit. Megjithate, ajo mbeshtetet financiarisht ne nje nivel te larte dhe nuk paguan vleren e tregut per naften. Me baze ne Ballsh dhe Fier, ARMO u ngrit me teknologjine tashme te vjetruar sovjetike e kineze dhe prodhimet e saj nuk permbushin standardet e BE. "Bankers Petroleum" hyri ne sektorin shqiptar te prodhimit te naftes ne maj 2004. Ajo nenshkroi nje marreveshje 25-vjecare per te operuar fushen Patos-Marinze, fushen e naftes me te madhe te Evropes ne bregdet. Ate kohe, prodhimi atje kishte rene ne 600 barela nafte ne dite, por qe atehere eshte rritur trefish. "Si rezultat i bashkeveprimeve midis fushes dhe permiresimeve, fusha Patos-Marinze mund te beje deri 40000 barela ne dite", thote Agolli. Kompania ka investuar midis 70 dhe 80 milione $. Ne qofte se planet e saj per zgjerimin miratohen, investimi eshte vendosur te rritet, duke e bere ate nje nga investitoret me te medhenj te huaj ne Shqiperi. Jane rreth 600 puse ne Patos-Marinze, me "Bankers" qe operon rreth 220. Pjesa tjeter operohen nga kompania shteterore e naftes "Albpetrol". Sipas marreveshjes se saj me shtetin, "Bankers" ka ne plan te operoje te gjithe puset perfundimisht. Kompania e con me autobote naften e saj ne portin e Vlores, ku dergohet ne Itali per rafinim. "Eshte nje problem te kesh te besh me qeverite qe ndryshojne, por mjedisi i biznesit eshte i mire dhe po behet edhe me i mire. Infrastruktura dhe ceshtjet mjedisore mbeten nje preokupim i madh per ne", thote Agolli. Ndersa kompania merr persiper puset, ajo i perterin ato dhe aplikon standardet nderkombetare mjedisore. Deri ne 2008, "Bankers" shpreson te arrije 10000 barela nafte ne dite, duke operuar 130 puse te tjere shtese ne vit.

Southeast European Times








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika