 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Biznesi rrit interesin per sigurimin e pasurise
E Merkure, 27 Shkurt 2008
Blerina Hoxha
Sigurimi i jetes dhe pasurise po shnderrohet ne nje fenomen qe po zgjerohet gjithnje e me shume si sherbim i kompanive te sigurimeve, te cilat me se shumti deri me tani kane siguruar vetem automjetet. Sigurimi i prones shenoi ne janarin e ketij viti rreth 18 per qind te tregut te sigurimeve, duke thelluar tendencen per te siguruar shendetin dhe pronen. Gjate muajit janar, arketimet ne veprimtarine e "Jetes" kapen shifren 26,674 mije leke, duke shenuar nje rritje ne masen 40,01% krahasuar me muajin janar 2007, ndersa arketimet ne veprimtarine e "Jo-jetes" kapen shifren 453,126 mije leke, duke shenuar nje rritje ne masen 8,52 %. Gjate muajit janar 2008, tregu i sigurimeve shenoi nje rritje ne masen 9,89% ne krahasim me muajin janar 2007. Pasuria, pas makinave, ze peshen kryesore ne te ardhurat qe kane kompanite e sigurimeve. Gjate vitit qe shkoi, tregu ne fjale u rrit 50 per qind kundrejt vitit 2006. Burimet nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare--------- Rritja e te ardhurave nga sigurimi i pasurise vjen si pasoje e ndergjegjesimit gjithnje e ne rritje te shqiptareve per te siguruar shtepite dhe biznesin. Kjo per shkak se, jo pak here permbytjet, tensioni i larte dhe zjarret kane demtuar pasurite e paluajtshme te shqiptareve, te cilet kane kuptuar se sigurimi i tyre eshte nje rrugezgjidhje ne rast fatkeqesie. Peshen kryesore ne portofolin e sigurimit te pasurise e ze sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyres. Sigurimi i pasurise perfshin sigurimin e shtepive, dyqaneve, magazinave, zyrave apo objekteve te tjera, makinerive, pajisjeve dhe inventarit te tyre ekonomik, si dhe sigurimin e formave te tjera te pasurise nga rreziqet natyrore. Me gjithe perpjekjet per te zgjeruar gamen e sherbimeve ne lemin e sektorit te sigurimeve, ambienti ne pergjithesi eshte ende i painformuar nga perfitimet dhe deri tani eshte i orientuar vetem ne sigurimet e detyrueshme, kryesisht te mjeteve motorike. Por, nje projektligj i ri, qe eshte duke u bere gati nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, do te siguroje me forcen e ligjit, sherbimet e hotelerise, aktivitetin e ndertimit, tregtise e naftes dhe gazit dhe disa lloj profesionesh, jeta e te cileve rriskon me shume. Ne stadin aktual te zhvillimit, tregu i sigurimeve eshte kilometra larg standardeve te vendeve te rajonit dhe larg standardit mesatar te vendeve te Bashkimit Evropian.
Pasuria, ja cfare sigurohet
Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyres
Sigurimi i marines
Sigurimi i avioneve
Sigurimi nga vjedhja
Sigurime inxhinierike
Sigurimi i bujqesise dhe blegtorise
Sigurimi i pergjegjesive civile
Sigurimi i pasurive te tjera
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Procedurat tatimore, ja gjobat qe paguan biznesi
- Apelimi bie, ngrihet Gjykata Administrative
- Tatimet, ligj te ri me gjoba te reja
- Bojaxhi: Cmimet e energjise, demtojne privatizimin
- Prerja 2000 leke, kete vit ne treg
- Privatizimi i INSIG, rishtyhet afati
- Ke kursyer? Investo ne bono thesari
- Bonot e thesarit, fitimet me te larta se depozitat
- Bonot e thesarit, si ndikojne ne zhvillimin e tregjeve
- Kursimet, si investohet ne bono thesari
- Banka, historia e nje godine te rralle
- Toka per fryme, 5 here me pak se rajoni
- Gara 1 milion euro, shpallet fituesi
- Regjistrime te dyfishta, 5600 prona
- Pronat, sa do paguani te noteret
|
|