PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shqiperi-Kosove, aksionere ne TEC-in me fuqi 1200 MEGA


E Marte, 26 Shkurt 2008

Fatjona Mejdini

Shqiperia dhe Kosova po organizojne projekte te perbashketa ekonomike dhe energjetike per te zhvilluar te dy vendet. Keshtu, gjate takimit te djeshem, qe Kryeministri Berisha zhvilloi me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, u shfaq projekti per ngritjen e nje termocentrali te perbashket per te dy vendet, qe pritet te ngrihet ne territorin e Kosoves. Kryeministri Berisha theksoi dje se Shqiperia po parashikon qe te jete aksionere ne termocentralin e madh qe do te ndertohet ne Kosove, i cili do te kete nje kapacitet te instaluar prej 1200 MEGA, ose 10 here me i madh se TEC-i i Vlores. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po merr te gjitha masat per te ndertuar akset rrugore qe do te lidhin Shqiperine me Kosoven, ne menyre qe shkembimet mes dy vendeve te jene me te lehta.

"Do perfundohen brenda afatit rruget kryesore qe lidhin Shqiperine me Kosoven, si Durres-Prishtine, rruga e Arbrit, Koman-Fierze", theksoi Berisha ne fjalen e tij. Po keshtu, gjate konferences se perbashket per shtyp me Kryeparlamentarin kosovar, Jakup Krasniqi, Berisha tha se qeveria shqiptare ishte e gatshem te ndihmonte me ekspertize institucionet e Kosoves, duke pasur parasysh veshtiresine qe mund te hasnin institucionet e nje shteti te sapokrijuar. Kreu i Kuvendit te Kosoves, Krasniqi, e falenderoi Berishen per ekspertizen profesionale, duke theksuar se Kosova do te merr pervoje nga Shqiperia per ndertimin e institucioneve te saj. Po keshtu, Krasniqi u ndal ne perpjekjet qe parlamenti i shtetit te ri po ndermerr, per te kaluar ne parlament me procedura te pershpejtuara ligjet e Paketes "Ahtisari", duke shprehu njekohesisht qellimin per nje te ardhme euroatlantike te Kosoves.

Kryeministri Berisha, gjate takimit qe pati me Krasniqin, nuk harroi te theksoje mirenjohjen qe ushqejne te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, per qendresen dhe perpjekjet e kosovareve, per lirine dhe pavaresine e kombit. "Ne nje kohe kur ne Shqiperi kishte diktature te eger, kosovaret krijuan nje parti demokratike dhe kunder diktatures, me ne krye nje burre si Ibrahim Rugova, qe e udhehoqi Kosoven me idete paqesore te Gandit. Me pas, erdhi qendresa e madhe me heronj si Adem Jashari, i cili i fali lirise jeten e tij dhe te 54 anetareve te familjes se tij", deklaroi Berisha. Sipas tij, Pavaresia e Kosoves erdhi si nje investim mbinjerezor i qytetareve te saj. Nga ana e tij, Krasniqi ne takimin me Berishen, por dhe me Presidentin Topi, ka kerkuar mbeshtetjen diplomatike te Tiranes zyrtare per njohjen e shtetit te Kosoves, duke marre angazhimin per ta kryer deri ne fund nje angazhim te tille diplomatik. Te njejten gje ai kerkoi dhe nga kryesocialisti Rama.

Vizita

Kryeministri Berisha deklaroi dje se do te shkonte te vizitonte Kosoven e pavarur vetem pasi te miratohej paketa ligjore e Planit "Ahtisari" dhe perfaqesuesit e larte te ketij vendit te vizitonin Shqiperine. Ashtu sic e ka theksuar edhe here te tjera, Berisha deklaroi se, ndonese jo fizikisht, ishte i pranishem cdo dite ne Kosove. "Shpirtin e kam ne Shqiperi, zemren ne Kosove", deklaroi Berisha.

Rruget

Gjate takimit me Kryeparlamentarin e Kosoves, Jakup Krasniqin, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria ishte e angazhuar per te nderuar me shpejtesi te gjitha rruget qe e lidhnin Shqiperine me Kosoven. Keshtu, kreu i qeverise deklaroi se se shpejti do te perfundoheshin rruge si Durres-Prishtine, rruga e Arbrit, Koman-Fierze. Sipas tij, infrastruktura rrugore do t'i afronte edhe me shume dy vendet.

Ekspertiza

Kryeministri Berisha premtoi dje ekspertize nga Shqiperia per institucionet e reja kosovare. Sipas tij, qeveria shqiptare ishte e gatshme te ndihmonte me ekspertize institucionet e Kosoves, duke pasur parasysh veshtiresine qe mund te hasnin institucionet e nje shteti te sapokrijuar. Kryetari i Kuvendit, Krasniqi, e falenderoi Berishen per kete ndihme, duke theksuar se Kosova kishte kenaqesi te merrte pervoje nga Shqiperia.

Meta-Krasniqi

Kryetari i LSI, Meta, ne takimin me Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, vleresoi se pavaresia e Kosoves eshte kurorezim i aspirates shekullore te popullit shqiptar per liri e vetevendosje. "Eshte nje kenaqesi e vecante qe jam sot se bashku me te gjithe drejtuesit e tjere te LSI-se per t'ju uruar mireseardhjen tuaj ne viziten e pare zyrtare te Kosoves se pavarur", tha Meta. Krasniqi vuri ne dukje se shpallja e pavaresise se Kosoves ishte nje enderr shekullore, jo vetem per shqiptaret e Kosoves, por per te gjithe shqiptaret e botes.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika