"E dashur ndahemi, pastaj shohim e bejme"
E Hene, 25 Shkurt 2008
LONDER - Fryn nje ere e lehte qe djeg mbi ciftin Uiliam dhe Kejt (Kate). Princi i Anglise, i ka kerkuat te fejuares se tij, nje vit ndalese per martesen gjate te cilit do te perqendrohet ne stervitjen ushtarake gjate vitit 2009. Gjithashtu gjate ketij viti, cifti do te diskutoje nese do te shkojne bashke ne martese apo do te ndahen. Larg per nje vit dhe me pas do te shohim. E cituar nga nje prej tabloideve britanike, Kate ka deklaruar se ky ishte nje "pakt sekret", duke shtuar se eshte shume e merzitur. Tregon se ka investuar shume per kete lidhje me princin anglez Uilliam dhe ka frike se mos gjithcka mes te dyve mund te prishet apo thyhet tani ne fund, pas nje viti ku cifti do te jetoje i ndare. Gjithashtu Kate thote se ka frike se i fejuari i saj pas disa kohesh do te tregoje mosimpenjim ndaj saj dhe kjo do te sjelle ftohje mes tyre.
Djaloshi 27-vjecar Uilliam tanime ka bere pese vite lidhje me Kejtin, dhe i kishte premtuar se dashures se tij qe ne fund do te martoheshin, por tani gjithcka eshte vene ne dyshim dhe nese kjo lidhje do ti rezistoje "ngrirjes", per disa kohe. Tabloidet britanike kane bere te ditur se qe nga Krishtlindjet e deri me tani jane pare shume pak bashke, e kjo ka sjelle dhe thashethemet per ciftin qe ishte ndare me pare e qe para afro nje viti u bashkuan serish duke premtuar per martese. Sipas tyre, Uilliam eshte takuar me te fejuaren e tij ne Nju Jork, per Vit te Ri, dhe me pas takimet e tyre kane qene shume te rralla. Gjithcka ka nisur me nje kurs masakrues pilotimi ne Royal Air Force, (Forcat Ajrore Mbreterore Britanike). Sipas gazetave e fejuara Kate, nuk ka shkuar asnjehere per ta takuar Uilliamin ne bazen e forcave ajrore ne Raf di Linton-on-Ouse ne Yorkshirin verior, nderkohe qe ai nuk ka shkuar ne ditelindjen e saj, ne muajin janar.
Prej dy javesh sipas miqve te te dyve, mes ciftit princeror ka nje periudhe krize, pasi Uilliam duhet te martohet para se te mbushe 28 vjec dhe ka frike "se nuk do te gjeje dike qe ta doje dhe te kete kujdes per te" ashtu sic ka per momentin Kate, por nga ana tjeter nuk eshte i sigurt nese do te kaloje te gjithe jeten me te apo jo, si dhe nje dite qe ta beje mbretereshe. Ne vitin 2009, Uilliam duhet te plotesoje stervitjen si mbreti i ardhshem dhe duhet te largohet nga ushtria, per t'iu perkushtuar disa kurseve te tjera te gjata ne lidhje me administrimin shteteror. Ne kete pike do te jete gati per rolin e tij publik, si anetar i denje i familjes mbreterore angleze.