PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet
Pavaresia, Thaci me i votuari i javes

Pavaresia, Thaci me i votuari i javes


E Hene, 25 Shkurt 2008

Sondazhi Shifer rekord prej mbi tre mije pjesemarresish ne votimin on line te "Koha Jone" ne "Personazhin e javes". Kryeministri i Kosoves merr mbi 80 per qind te votave

Kryeministri i Kosoves eshte vleresuar si me i votuari i javes qe u mbyll, ne sondazhin e organizuar nga redaksia e "Koha Jone", ne faqen e saj zyrtare on line, www.kohajone.com. Ne sondazh u arrit shifra rekord prej me shume se tre mije pjesemarresish. Nder ta, 80.9 per qind votuan per te zgjedhur personazh te preferuar, kryeministrin Hashim Thaci. Tete dite me pare, Thaci shpalli ne Kuvendin e Kosoves pavaresine dhe lajmeroi krijimin e shtetit te ri. Menjehere me pas u publikuan flamuri kombetar me fushe blu, harten e Kosoves dhe 6 yje qe simbolizojne etnitetet e saj si dhe stema e Republikes.

Ne sondazhin qendror te faqes zyrtare te "Koha Jone", ishte edhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ai doli i dyti me 11.9 per qind te votave, i vleresuar nga lexuesit per ambicien e tij qe te marre ne dore frenat e qeverise ne rast se partia e tij fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari aktual i bashkise se Tiranes, ne nje interviste deklaroi javen e kaluar se nuk i fshihet pergjegjesive shteterore, duke pranuar keshtu se ne nje fitore te mundshme socialiste me 2009, do te merrte portofolin e shefit te kabinetit qeveritar.

Historiani i moshuar Muin Cami, ne nje interviste javen e shkuar per "Koha Jone", tregoi me detaje jeten e tij profesionale. Ai pershkroi si ndertohen librat ku shkruhet historia e shqiptareve dhe Shqiperise. Ne sondazhin e perjavshem te gazetes, ne adresen www.kohajone.com, historiani u rendit i treti me 5 per qind te votave te mbi tre mije pjesemarresve.

Nderkohe, nje teme e mprehte e javes qe u mbyll por qe vazhdon te jete aktuale, eshte ajo e shtrenjtimit te cmimeve te artikujve te konsumit te perditshem. Autoritetet shteterore vendosen qe cmimi i energjise elektrike nga 1 marsi i ketij viti te pesoje rritje per qytetaret dhe bizneset. Avokati i Popullit Ermir Dobjani, kritikoi vendimin e ERE-s duke e cilesuar si nje akt te papranueshem qe rendon se tepermi popullaten. Ne "Personazhin javor" te "Koha Jone" on line, nder 3060 vota, Dobjani mori 2.2 per qind, si vleresim per kritikat ndaj shtetit per shtrenjtimin e energjise elektrike.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika