 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Philip H. Bay, ne krye te Dhomes Amerikane e Tregtise
E Shtune, 23 Shkurt 2008
Dhoma Amerikane e Tregtise ka zhvilluar zgjedhjet per presidentin dhe tre anetare te bordit dretues. Pjesa me e madhe e konkurrenteve kane qene qytetare amerikane mbeshtetur dhe ne statusin e Dhomes. Per postin e presidentit kane konkurruar presidenti aktual Jeffrey Griffin, si dhe drejtori Ekzekutiv per Evropen Juglindore i Colliers, Philip H. Bay. Konkurrenca mes dy kandidateve ka qene mjaft e forte dhe ne fund nga numerimi i votave ka dale fitues z. Philip H. Bay.
Dhoma Amerikane e Tregtise mori te gjitha masat per t’i mundesuar nje kandidim dinjitoz te gjithe anetareve qe moren pjese ne fushaten zgjedhore per postet e presidentit dhe anetareve te Bordit. Anetaret jane lajmeruar rregullisht gjate gjithe muajit dhe ju jane vene ne dispozicion te gjitha materialet e nevojshme per te qene te pergatitur per procesin e votimit. Per te qene te drejte dhe korrekt, procesi i votimit monitorohet nga nje noter dhe nga nje komision qe ngrihet me te zgjedhur nga salla.
Gjate mbledhjes se Pergjithshme te Asamblese, anetaret kane votuar edhe per dy pozicione drejtuese ne Bord. Konkurrente per keto tre pozicione kane qene Avni Ponari nga “Sigal”, Christopher Stevens nga “Deloitte Albania”, Daniel Berg nga BERZH, Louis Foundos nga IDA, Nick Karas nga Panamerikan dhe Patrick Buckley nga “Lockheed Martin”. Procesi votues ka nxjerre fitues z. Avni Ponari dhe Daniel Berg. Ndersa ne pozicion e pergjegjesit per Thesarin ka konkurruar znj. Laura Qorlaze nga PricewaterhouseCoopers, e cila duke qene kandidature e vetme e ka pasur me te lehte fitoren.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Regjistrime te dyfishta, 5600 prona
- Qeveria, 4 milione per informacionin
- Rritja ekonomike, turizmi zhvendos ndertimin
- Paga minimale, rritje per sektorin publik dhe privat
- Regjistrimi i biznesit, tani me internet
- Energjia, qeveria hap rrugen e privatizimit te shperndarjes
- Investimet ne 2007, 2% me pak se ne 2006
- Rekord i ri, dje euro, 1,5 dollare
- Biznesi rrit interesin per sigurimin e pasurise
- "Bankers Petroleum" vendos te zgjerohet ne Shqiperi
- Ministria e Mjedisit mbyll 14 gurore ne Dajt
- Cmimi i larte i karburanteve nuk i frenoi shitjet
- Ballkani, 60% e naftes se zbuluar ne Shqiperi
- Shqiperi-Kosove, aksionere ne TEC-in me fuqi 1200 MEGA
|
|