Shtrenjtimi i energjise, rrit inflacionin
E Shtune, 23 Shkurt 2008
Rritja e cmimit te energjise pritet te jape efekte negative te drejtperdrejta ne rritjen e metejshme te inflacionit. Keshilli i Bankes se Shqiperise javen qe vjen pritet te marre ne analize zhvillimet me te fundit ne sektorin e cmimeve, sidomos ne rritjen e cmimit te energjise elektrike ne masen 18 per qind, cka pritet te ndikoje ne nje rritje te pergjithshme te kostove. Ne kete kuader, Banka e Shqiperise do te shqyrtoje normen baze te interesit te lekut, e cila pritet te kete tendence rritje nga 6,25% qe eshte aktualisht ne 6,5%. Pavaresisht angazhimit te plote te Bankes se Shqiperise ndaj arritjes dhe ruajtjes se stabilitetit te cmimeve, celesi i suksesit te te gjitha politikave makroekonomike eshte, ne radhe te pare, koordinimi i vazhduar i politikes monetare dhe asaj fiskale, thuhet ne analizen e Bankes Qendrore. Me kete deklarate, Banka e Shqiperise ka bere te ditur se, frenimi i rritjes se cmimeve nuk varet vetem nga politika e Bankes Qendrore. Perkundrazi. Nje rol te madh ne kete aspekt ka edhe politika fiskale. Nese shpenzimet qeveritare perqendrohen ne fund te vitit, politika monetare nuk do te mund te beje “detyren” per stabilitetin e cmimeve. “Fakti qe jo gjithnje eshte e mundur te arrihen te gjithe objektivat ne te njejten kohe, dhe qe nje prosperitet afatgjate mund te kerkoje nje kosto me te larte per te gjithe, ne te tashmen”, eshte shprehur Fullani, i cili ka lajmeruar se objektivi i inflacionit per shkak te ketyre zhvillimeve mund te kercenohet.