 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Lundrimi, Shqiperia dhe Kroacia, destinacionet e veres
E Shtune, 23 Shkurt 2008
Blerina Hoxha
Numri i udhetareve nga SHBA dhe Evropa Perendimore te interesuar per eksplorimin e Evropes Lindore nepermjet mjeteve lundruese, po rritet ore pas ore, ka njoftuar dje Shoqata Nderkombetare e Linjave te Lundrimit. Portet e Shqiperise, Greqise, Turqise, Malit te Zi dhe Kroacise gjithnje e me shume po terheqin turiste. Ritmet e kerkeses per portet e Adriatikut, e sidomos ato shqiptare, po peson nje rritje domethenese, njoftojne te njejtat burime. Turizmi ne vendet e bllokut lindor po rritet me ritme shume me te shpejta se ne Evropen Perendimore. Burimet turistike ne vendet e Lindjes, ku ben pjese edhe Shqiperia jane shume me pak te konsumuara se ato te Evropes Perendimore dhe SHBA, ndaj dhe interesi e udhetareve per keto vende edhe per disa vite do te mbetet i larte, shton Shoqata Nderkombetare e Lundertareve. Interesi per turizem ne gjiret mahnitese te Ballkanit po ndikon ne rritjen e sherbimeve te transportit nepermjet linjave detare.
“Rreth 19 linja udhetimi kane qene te sadisfaksuara nga numri i udhetareve dhe anijet e medha kane shfaqur interes per linjat me destinacione, portet turke, greke, shqiptare, malazeze dhe kroate”, thuhet ne deklaraten e Shoqates se Lundertareve Nderkombetare. “Nderkohe shume prej kompanive anetare te Shoqates do te shpenzojne pranvere-vere 2008 ne brigjet e Ballkanit. Disa nga keto kompani jane “Princess Cruises” dhe “Regent Seven Seas Cruises”. Ofertat e tyre jane kryesisht per portet shqiptare dhe ato kroate”.
Gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Mirepo, si nje nga sektoret ku pritet te perqendrohet rritja ekonomike e vendit ne te ardhmen, turizmi ende nuk po e gjen veten ne prioritetet e qeverise, sidomos ne mbeshtetje me fonde. Per here te pare kete vit, turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa u perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Vlerat monetare qe u perfituan kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkt, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Sipas statistikave te 9-mujorit 2007, prurjet nga turistet shenuan mbi 800 milione euro. Mirepo zhvillimi spontan i pambeshtetur me strategji te qarta dhe cilesi sherbimesh, nuk mund te shnderrohet ne nje mjet te qendrueshem per te garantuar ritme te larta rritjeje.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Regjistrime te dyfishta, 5600 prona
- Qeveria, 4 milione per informacionin
- Rritja ekonomike, turizmi zhvendos ndertimin
- Paga minimale, rritje per sektorin publik dhe privat
- Regjistrimi i biznesit, tani me internet
- Energjia, qeveria hap rrugen e privatizimit te shperndarjes
- Investimet ne 2007, 2% me pak se ne 2006
- Rekord i ri, dje euro, 1,5 dollare
- Biznesi rrit interesin per sigurimin e pasurise
- "Bankers Petroleum" vendos te zgjerohet ne Shqiperi
- Ministria e Mjedisit mbyll 14 gurore ne Dajt
- Cmimi i larte i karburanteve nuk i frenoi shitjet
- Ballkani, 60% e naftes se zbuluar ne Shqiperi
- Shqiperi-Kosove, aksionere ne TEC-in me fuqi 1200 MEGA
|
|