PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Krijohet shoqata e biznesmeneve te pakices


E Shtune, 23 Shkurt 2008

Fjoraldi Zguro

Arritja e standardeve evropiane ne sektorin e shitjes me pakice, eshte arsyeja qe mblodhi se bashku rreth 50 sipermarres shqiptare, te cilet pak kohe me pare themeluan Shoqaten e Biznesmeneve te Shitjes me Pakice (SHBSHP). "Qellimi kryesor i organizates eshte mbrojtja e interesave te bizneseve te shitjes me pakice, ne marredheniet e tyre me konkurrencen e pandershme, pa dallim nese jane aktivitete te vogla, te mesme, ose te medha", shprehet Arben Pregja, kryetari i SHBSHP. Konkurrenca e pandershme nga biznese te pa licencuara qe nuk paguajne rregullisht tatimet dhe qe nuk sigurojne punonjesit, mbeten probleme shqetesuese per kete grupim sipermarresish. Edhe shitja e produkteve jashte standardeve, tregtimi nen peshe, mosdeklarimi i origjines se mallit, apo mungesa e barkorit jane probleme te tjera, qe shoqata kerkon te eliminoje ne respekt te punes dhe te konsumatorit. Disa prej emrave te kompanive te rreshtuara ne SHBSHP jane Terranova, Kenvelo, Mango, Koton, Neptun, Euromax etj. Dera eshte e hapur edhe per biznese te tjera qe kerkojne t’i bashkengjiten ketij grupi sipermarresish. Shoqata ka edh adresen e vet ne internet, www.albanianretailers.com, ku edhe publikon nje sere materialesh qe i vijne ne ndihme tregtareve te shitjes me pakice.

Shoqata gjithashtu synon qe te trajnoje bizneset e shitjes me pakice per te pasur nje staf te specializuar. "Ne synojme qe me fondet tona te trajnojme biznesmenet, te cilet operojne ne kete fushe per te futur ne tregun shqiptar teknika bashkekohore te shitjes me pakice", nenvizon Pregja. Po ashtu, shoqata ndihmon anetaret ne hartimin e biznes-planeve, bilanceve financiare dhe deri te negocimi per lidhje kontratash me partnere nderkombetare. Shume nga keto biznese nepermjet plotesimit te standardeve ne sherbimi kane fituar te drejten e ekskluzivitetit te shitjes per shume emra te njohur produktesh ne tregjet boterore. Vlen te permendim kompani, te cilat kane marre ekskluzivitetin e "Mango", "Koton"," Kenvelo", "Etam" dhe "shume shpejt ne tregun shqiptar do te mberrijne te tjera emra prestigjioze", thekson kreu i shoqates.

Tregtia me pakice

Ne vendin tone, shume biznese te shitjes me pakice kane kaluar nga niveli i nje dyqani te vetem ne nje rrjet dyqanesh. Te tilla linja te shitjes me pakice i takojne sektoreve te shitjes se produkteve industriale, elektroshtepiake, industrise se shitjes se pjeseve te kembimit te makinave dhe produkteve ushqimore. Bazuar ne studime te kryera ne vend, rezulton se sektori i shitjes me pakice angazhon drejtpersedrejti 27 per qind te forces aktive te punes ne zonat urbane.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika