PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bashkia dyfishon taksat vendore


E Shtune, 23 Shkurt 2008

Luljeta Ndoka

Taksa e pastrimit dhe gjelberimit pritet te pesojne rritje deri ne dyfish, ndersa eshte propozuar edhe futja e nje takse te re, asaj te parkimit. Rritja e ketyre taksave konsiston ne dyfishimin e tarifes se gjelberimit dhe ne rritjen ne masen 3 mije leke te takses se pastrimit. Propozimi per keto ndryshime u be nga perfaqesuesit e Bashkise se Tiranes, gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak. Ndersa eshte propozuar futja e nje tarife te re, asaj te mirembajtjes se rrugeve, anetari Ferdinand Poni ka deklaruar se keto propozime jane te palogjikshme. “Ne rast se do te kemi parasysh faktin se gjelberimi le shume per te deshiruar, ndersa per pastrimin nuk permbushen as standardet me minimale, me duket jashte logjikes ky propozim”, deklaroi ai. Megjithate, keto propozime jane ne pritje per t’u shqyrtuar nga Keshilli Bashkiak. Ky i fundit nuk ka arritur qe te dale ne vendim te perbashket, per shkak te pamjaftueshmerise se anetareve te duhur per te votuar.

Taksa e pastrimit pritet qe te shkoje ne 3 mije leke, nga 2100 qe eshte aktualisht per nje vit. Gjithashtu, taksa e gjelberimit pritet qe te dyfishohet. Nga 200 leke qe eshte, ajo pritet te shkoje ne 400 leke. Keshtu do te ndodhe nese do te miratohet nga ana e Keshillit Bashkiak propozimi i Bashkise se Tiranes per rritje. Taksa e baneses pritet qe te mos kete ndonje ndryshim. Pervec ketyre, bashkia ka propozuar futjen e nje tarife te re. Behet fjale per tarifen e mirembajtjes se rrugeve. Sipas propozimit qe i eshte bere Keshillit Bashkiak, ajo duhet paguar nga te gjitha automjetet qe futen te rruga e Elbasanit, te Rruga e Kavajes, ne Kombinat dhe ne Dajt.

Asnjeri nga keto ndryshime nuk eshte aprovuar paraprakisht nga anetaret e Keshillit Bashkiak. Ata e kane kundershtuar me force nje gje te tille, duke kerkuar argumentime se pse duhet te kete rritje. Anetarja Suzana Guxholli tha se Bashkia e Tiranes duhet te beje nje detajim dhe argumentim te paketes fiskale dhe te propozimit per rritjen e taksave. Ndersa anetari Ferdinand Poni ka shprehur shqetesimin per rritjen drastike te taksave, te cilat jane shkaku kryesor per thellimin e metejshem te evazionit fiskal. Sipas tij, taksat kane pesuar nje rritje prej 10 per qind me shume. Ne kete kuader nga niveli 25 per qind, deri ne fund te vitit 2008, ato parashikohen qe te pesojne nje rritje prej 35 per qind. Kete rritje te menjehershme te taksave, Poni e ka cilesuar si nje rritje te pamotivuar, e cila ne rast se nuk kontrollohet do te behet shkak per thellimin e metejshem te evazionit fiskal. Gjate kesaj kohe nje rritje te pamotivuar, sipas tij, ka pesuar taksa e pastrimit. "Rritet taksa e pastrimit, por nga ana tjeter nuk perdoren as standardet me te vogla ne pastrim", eshte shprehur Poni.



Shtyrja

Buxheti 2008, debate nga demokratet

Asnje pike e projektbuxhetit per vitin 2008 nuk eshte votuar dje. Kjo, per shkak te mungeses se numrit te duhur te anetareve qe kane te drejte vote. Anetaret e Levizjes Socialiste per Integrim nuk kane denjuar te paraqiten, gje qe ka cuar ne shtyrjen e kesaj mbledhjeje. Programi i Investimeve ne Sherbimet Publike ndahet ne fondin e projektuar per gjelberimin me vlere 1,1 miliarde leke dhe fondin e projektuar per pastrimin e qytetit, me vlere 560 milione leke.

Programet e Buxhetit:

Investime ne Infrastrukturen Rrugore 6,7 miliarde leke

Investime ne Sistemin Arsimor 1,4 miliarde leke

Investime ne Sherbimet Sociale dhe Strehim 693 milione leke

Investime ne Sherbimet Publike: Gjelberim 1,1 miliarde leke, pastrim 560 milione leke

Investime ne Transportin Publik 52 milione leke

Investime ne Kulture 25,7 milione leke

Investime ne Sport 39 milione leke

Tarifat, sa jane:

Taksa e gjelberimit: 200 leke

Taksa e pastrimit: 2100 leke

Taksa e baneses: Nuk ndryshon

Sa behen:

Taksa e gjelberimit: 400 leke

Taksa e pastrimit: 3000 leke

Futet taksa e mirembajtjes se rrugeve me vlere 100 leke




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika