Rrefimi i jetes, Lubonja me i votuari
E Marte, 19 Shkurt 2008
Publicisti i njohur, Fatos Lubonja, eshte vleresuar nga pjesa me e madhe e lexuesve qe votuan ne sondazhin e “Koha Jone” on line, si personazhi javor me i zgjedhur. Lubonja, ka marre 37,2 per qind te mbi 1600 votave ne www.kohajone.com. Analisti eshte vleresuar pas intervistes se gjate qe dha per gazetarin Blendi Fevziu, ne emisionin “Opinion”, te televizionit “Klan”. Lubonja u ndal gjate ne jeten e tij qe ne vogeli, duke kujtuar dhe peripecite pa fund qe iu desh te perballonte gjate regjimit komunist.
Menjehere pas Lubonjes, eshte renditur ish-Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu. Ai ka marre 30,1 per qind te votave te personazhit javor gjate klikimeve ne “Koha Jone” on line. Moisiu ne intervisten e tij qe dha javen e kaluar, foli per vitet qe drejtoi vendin. Po ashtu, ai u ndal dhe ne ditet aktuale, duke ngritur dhe nje sere problematikash.
Kthimi i shtatoreve te Butrintit, solli ne sondazhin “Personazhi javor”, edhe ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango. Vleresimi i tij me 21 per qind te 1600 votave on line, erdhi ne kuadrin e perpjekjeve te realizuara te kthimit te veprave me rendesi te madhe kombetare nga shteti fqinje.
Nenkryetari i Partise Republikane, Arian Madhi, i njohur gjeresisht ne perpjekjet e tij per kthimin dhe kompensimin e pronave. Madhi ka marre 11,7 per qind te votave, per luften kunder ligjit nr. 7501 per token.