PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kur Kukesi priti mbi 450 mije shqiptare nga Kosova


E Diele, 17 Shkurt 2008

Interviste me kryetarin e Keshillit te Qarkut, Shefqet Bruka-

Gati nente vite me pare, rajoni verilindor i Shqiperise, Kukesi, priti me shume se 450 mije shqiptare nga Kosova, te cilet u debuan me dhune nga ushtria serbe. Fale bujarise se familjeve te ketij rajoni dhe angazhimit total te institucioneve qendrore dhe lokale ne Kukes, gjithcka, ardhja, qendrimi dhe rikthimi ne trojet e tyre i mijra shqiptareve te Kosoves, u administrua ne menyre perfekte. Ne nje interviste per Atsh- ne, kryetari i Keshilli te Qarkut te Kukesit, Shefqet Bruka, i cili ne ate periudhe ka qene kryetar i Keshillit te Rrethit, sjell ne kujtese ato dite te eksodit biblik. Bruka flet dhe per bashkepunimin e deritanishem te rajonit te Kukesit me Kosoven dhe per projektet ne te ardhmen.

Ju keni qene kryetar i keshillit te rrethit ne periudhen e krizes kosovare. Si e kujtoni ate periudhe?

Kriza e Kosoves e pranveres se vitit '99, ose ndryshe sic quhet tashme triumfi i paqes ne rajon, ka qene nje periudhe intensive pune, nje periudhe me ngjarje te medha dhe te vazhdueshme, nga muaji mars deri ne qershor. Rajoni i Kukesit ne ate periudhe arriti te administroje ne menyren me perfekte krizen, arriti te menaxhoje e te strehoje mbi 450 mije te ardhur nga Kosova. Administrimi perfekt i krizes ishte kontribut i familjeve kuksiane, i institucioneve te pushtetit vendor e ky kontribut ishte faktor kryesor ne triumfin e paqes ne rajon. Padyshim ngjarje e rendesishme ishte nderhyrja e NATO-s, marreveshja e Kumanoves per largimin e forcave serbe nga Kosova dhe rezoluta e OKB-se. Qe ne ate kohe e dinim se Kosova per nje periudhe kohe jo te gjate do te administrohej nga nderkombetaret e me pas do te fitonte pavaresine. Por sot jemi para faktit te prag shpalljes se pavaresise. Natyrisht sot jane edhe kujtimet e asaj pranvere qe do ta quaja te stuhishme. Ne ate kohe Kukesi u vizitua nga shume personalitete nderkombetare ku permend viziten e Presidentit italian Skalfaro, te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan, te ministrit te Mbrojtjes se Britanise se Madhe, viziten e Uesli Klark, etj. Te pranishem ketu ishin dhe shume gazetare, perfaqesues te institucioneve nderkombetare dhe OJQ-ve.

Keni kaluar edhe caste te veshtira ne ate periudhe. Cilin kujtoni castin me te veshtire?

Kemi kaluar cdo nate caste te tilla. Keshtu kujtoj nje nate me mot shume te ftohte e me shi, kur ne Kukes numri i kosovareve te ardhur arriti mbi 65 mije vete. Nuk kishim ku t'i strehonim. Ishin te zene te gjitha institucionet e shtetit, objektet e kultit e social kulturore. Numri i madh i te strehuarve ne to na detyroi qe te hiqnim xhamat, me qellim ajrosjen e mjediseve. Situate mjaft e veshtire u krijua kur u informuam se forcat serbe po godisnin territorin e fshatrave te qarkut te Kukesit, ne afersi te kufirit. Problemi ishte se forcat tona te armatosura nuk mund te nderhynin, njeheresh popullsia jone qe ndodhej ne brezin kufitar duhej detyrimisht te evakuohej. Situata te tilla kemi kaluar per net te tera nen nje stres te jashtezakonshem.

Ka qene nje ide e krijimit te nje zone te lire ekonomike te rajonit nderkufitar. Cfare eshte bere deri tani ne kete drejtim?

Eshte nje ide e hershme per nje bashkepunim dhe bashkerendim te puneve, te krijimit te nje zone te lire ekonomike. Kjo ide u propozua kur Kukesi u vizitua nga ish-Presidenti i BB-se, Wolfensohn, domethene krijimi i nje zone te lire ekonomike mes Shqiperise e Kosoves ku parashikohej perfshirja e Pejes, Decanit, Gjakoves, Prizrenit dhe Dragashit nga njera ane dhe ne anen tjeter perfshirja e Tropojes, Hasit dhe Kukesit. Edhe pse ende kjo ide nuk eshte realizuar shpresojme qe shume shpejt, me shpalljen e pavaresise, do te percaktohen disa terma te bashkepunimit ekonomik.

Cfare marredheniesh keni me autoritetet vendore te rajonit kufitar te Kosoves?

Aktualisht si qark kemi marredhenie shume te mira me komunen e Prizrenit, Dragashit dhe Gjakoves. Po ashtu, kemi nisur nje bashkepunim te ngushte dhe me Pejen e Decanin. Para disa ditesh ishte per vizite zv/kryeministri i Kosoves me te cilin biseduam per fushat e bashkepunimit mes autoriteteve lokale ne rajon. Tashme KE-ja dhe Ministria e Integrimit kane dizenjuar nje projekt qe pritet te zbatohet gjate ketij viti dhe qe padyshim do t'i jape nje impuls te ri bashkepunimit mes autoriteteve lokale ne fushen e promovimit te burimeve e resurseve te ketij rajoni.

Ne cilat fusha eshte shtrire deri tani ky bashkepunim?

Per momentin, ne po punojme ne rritjen e kapaciteteve vendore per te dizenjuar e implementuar projekte zhvillimore ne zonat e rajonit dhe rritjen e bashkepunimit mes tyre. Njekohesisht, po synohet bashkepunimi administrativ dhe shkembimi i pervojes vendimmarrese ne nivelet e qeverisjes vendore. Bashkepunimi do te thellohet dhe ne fushen kulturore, artistike e sportive. I rendesishem eshte dhe bashkepunimi ne fushen mjedisore, ku ne kemi te drejta te perbashketa per ruajtjen e mjedisit dhe shfrytezimin e burimeve turistike qe ekzistojne ne te dy krahet. Po ashtu, po shihet hartimi i projektve te perbashketa ne fushen e energjise.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika