PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Saimiri, ushqim dhe pije falas per te gjithe

Saimiri, ushqim dhe pije falas per te gjithe

Luljeta Ndoka
E Diele, 17 Shkurt 2008

Diku perballe godines se Parlamentit, ndodhet nje qebaptore, qe mban emrin e qytetit prej nga vjen Saimir Berisha. Ai punon me me zell se ndoshta kurre ndonjehere dhe njekohesisht paksa i trishtuar. Kosova po behet shtet i pavarur, dhe ai nuk eshte ne vendlindje qe ta ndaje kete gezim me familjen dhe shoket e tij. Megjithate, edhe ne qebaptoren modeste, 24-vjecari nga Gjakova do te improvizoje nje ambient festiv. Shpreson vetem qe flamuri qe ka porositur t'i vije ne kohe. "Kam porositur nje flamur shqiptar me siperfaqe 5x5, i cili uroj te jete gati".

Klienteve do t'u serviret ushqim dhe pije falas. Saimiri nuk do t'ia dije per shpenzimet qe do te beje, sepse Kosova po fiton pavaresine. Ndaj, ai ka menduar qe te qerase te gjithe ata qe do te shkojne ne qebaptoren e tij, ku klientet, kosovare dhe vendas, do te mund te shijojne specialitetet e tij. "Do te ftoj miqte e mi nga Kosova dhe nga Tirana qe te festojme ketu. Lokalin do e mbyll sot ne mbremje (dje) dhe do te qendrojme deri ne mengjes, duke kenduar dhe duke kercyer", thote Saimir. Ai tregon se do te perpiqet qe edhe brenda lokalit te vendose disa zbukurime, qe atmosfera te ndihet nga te gjithe miqte e ftuar. Djaloshi 24-vjecar eshte kujdesur per te gjitha detajet. Qe nga flamuri, i cili do te vendoset para qebaptores se tij, e deri te zbukurimet e tjera. Ndersa televizori do te lihet vetem ne stacionet te cilat do te paraqesin direkt aktin e shumepritur ne nenshkrimit te pavaresise se Kosoves.

Ushqim dhe pije falas. Kaq ka mundesi Saimiri qe te ofroje ne shenje gezimi mbi nenshkrimin e pavaresise. Atij nuk i ben shume pershtypje nese nuk do te kete kurrfare fitimi, e perkundrazi shpenzime. Dita e sotme e 17 shkurtit eshte dita me e lumtur e jetes se tij dhe e mbare shqiptareve, ndaj ai deshiron qe vetem te festoje. "Kushdo qe te doje mund te vije ketu te pije dicka dhe te festoje me ne", shprehet djaloshi gjakovar. Lumturia e tij eshte e pakufishme. Duket jo vetem nga buzeqeshja, por edhe nga deshira qe te mbaroje shpejt pune, dhe te pergatise ambientin festiv. Nata e djeshme nuk ishte nje nate pune per te, por vetem defrimi. "Ta gezojme shtetin e pavarur te Kosoves", eshte gati te therrase dhe ta ndaje gezimin e tij me te gjithe Saimiri.

Gjashte vjet ne Shqiperi

Do te kishte dashur shume qe te jetonte e te punonte ne Kosove, por kushtet ekonomike e kane detyruar qe te vije ne Shqiperi qe ne moshen 18-vjecare. "Kam 6 vjet qe jetoj e punoj ne Tirane, duke u sherbyer bashkekombesve specialitetin tone", thote Saimiri. Ai tregon se prinderit, vellezerit dhe motrat i ka ne Gjakove. Ndersa njeri prej vellezerve jeton ne Tirane se bashku me te. "Kemi folur ne telefon me familjen dhe ata kane shprehur deshiren qe edhe ne ta kalonim ate cast aq te shenuar ne Gjakove. Por, nuk kishim mundesi", shpreh keqardhjen 24-vjecari. Ai ndihet paksa i trishtuar per faktin se nuk ka mundur ta lere punen e te shkoje per te pare me syte e tij momentin qe jo vetem Saimiri, por edhe gjysherit e stergjysherit e tij e kane pritur prej shekujsh. Megjithate, rendesi ka qe Kosova me ne fund do te jete shtet. Ky eshte lajmi me i mire jo vetem per Saimirin e vellane e tij, Gezimin, por per te gjithe shqiptaret.

Kthim ne Gjakove, kur te hapen fabrikat

Shpallja e Kosoves si shtet me vete, do t'i hape rrugen rikthimit te bijve te saj ne atdhe, dhe investimit te tyre qe ky vend te behet sa me i zhvilluar dhe i begate. Keshtu mendon Saimiri dhe, ne fakt, keshtu pritet qe te beje edhe vete. "Sapo te hapen vende pune, une do te le gjithcka ketu, per t'i sherbyer vendit tim", tregon ai. Sipas informacioneve qe gjakovari ka marre, pritet qe ne Kosove te hapen disa fabrika, qe kane te bejne me prodhimin e hekurit, aluminit, veres etj. Sipas Saimirit, te gjithe kosovaret e shperndare neper bote, duhet te japin kontributin e tyre qe te kthehen ne vendlindje dhe t'i sherbejne vendit te tyre me shume se kurre. Sepse, ka ardhur momenti qe te gjithe te bene dicka per vendin deri tani te neperkembur, por dinjitoz.

Gezuar shtetin e ri, te gjithe kosovareve

"Te trokasim gotat te gjithe se bashku, dhe kjo le te sherbeje si nje ogur i mire qe gjithcka te ece sic eshte parashikuar". Ky eshte mesazhi qe jep djaloshi nga Gjakova me rastin e ngjarjes se madhe te nenshkrimit te pavaresise se Kosoves. Gjithcka qe ai ka parashikuar te beje me rastin e kesaj feste te madhe, nuk do ta lejoje qe te ndjehet keq per faktin se nuk ka mundur qe te shkoje ne Kosove. Ai tregon se ne Shqiperi ka zene shume miq, te cilet do te festojne bashke me te. "Gjithe diten sot me kane uruar jo vetem kosovaret, por edhe shqiptaret vendas. Ata e kane perjetuar bashke me mua atmosferen e ketij evenimenti te madh historik", thote Saimiri. Dhe kjo duket e vertete. Para se te porosisin ushqimin e preferuar, te gjithe ata qe hyjne ne qebaptore, si fillim e urojne ate per ngjarjen e madhe. Dhe nje gje te tille e bejne jo vetem te njohurit e tij, por edhe ata qe i sheh per here te pare, posa lexojne emrin e lokalit, apo degjojne theksin e 24-vjecarit, i cili eshte shume krenar qe eshte nga Gjakova e Kosoves.

Pese autobuse, drejt shtetit me te ri

Te pyetur per fluksin e levizjeve drejt Kosoves, agjencite e udhetimit tregojne se gjate dites se djeshme jane nisur ne drejtim te Kosoves plot 5 autobuse me kosovare, qe donin te ishin patjeter atje, ne kete dite te madhe. 'Kerkesat kane qene te shumta. Madje, shume pasagjere kane pranuar qe te qendrojne ne kembe, vetem e vetem qe te mos humbitnin rastin per ta perjetuar bashke me te afermit momentin e nenshkrimit te pavaresise. E, ne fakt, turmat e studenteve, por edhe te atyre qe kane zgjedhur te jetojne e te punojne ne Shqiperi, vershojne drejt autobuseve, te cilet e kane vendndalimin ne qender te Tiranes, duke shpresuar qe autobuset do te nisen drejt vendit ame. Megjithate, kembengulja e tyre per te qene ne Kosove, do te bente qe ata, sidoqofte, ta gjenin zgjidhjen per te shkuar ne vendin, i cili sot do te jete ne qender te vemendjes boterore.




Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika