Ekspres ne Kalimash
E Diele, 17 Shkurt 2008
Mbi lumin e Fanit dhe anes lugines, ku kane filluar te zgjaten urat e reja. Atje ku po merr forme nje nder tunelet me te gjate rrugor te Ballkanit
Megjithese nje vizite ekspres, ne nje dite dimri, si kete fund nentori nuk mjafton per te pershkruar krejtesisht, se cfare po ndodh ne korridorin rrugor verior, me te veshtirin qe eshte ndertuar ndonjehere ne Shqiperi, pamja qe te shfaqet sapo hyn ne luginen e Fanit, eshte krejtesisht e vecante. Mbas fashitjes te mjegulles se dendur te mengjesit, ne luginen e Fanit, shfaqet lumi me te njejtin emer, qe cuditerisht ishte i kalter, megjithese ne mes te tij, manovratoret e vincave dhe punetoret e firmes Bechtel-Enka, po vendosnin platformat gjigande te urave lidhese te rruges Rreps-Thirre dhe ne te dy anet e tij, me makinerite e fuqishme, fadroma dhe kamione benz, te ardhura kryesisht me kilometrazh zero, leviznin shkembenjte dhe dherat e kuq poshte kodrave, per te hapur autostraden e re, qe se bashku me Tunelin 6 km deri ne Kalimash, perbejne segmentin me te veshtire te autostrades Durres-Morine.
Te dy tunelet paralele,deri tani arrijne gjatesine 1730 metra
Ndersa nuk kane kaluar as 10 muaj, nga data 4 shkurt te ketij viti, kur nisen punimet per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, prej 60.85 km, ku ben pjese edhe tuneli i ri, pjesa me e veshtire e kesaj vepre inxhinierike, prej 6 km, vepra e re ne veri te vendit ka filluar te marre forme. Kompania Bechtel-Enka, nje Joint-Venture amerikane- turke , qe ka fituar tenderin nderkombetar eshte e vendosur te perfundoje kete segment ne gjysmen e dyte te vitit 2009. Ne Rreps kompania ka kantierin kryesor, ku qindra makineri dhe vinca, nisen cdo mengjes ne objektet e rruges, anes se ciles ka rene nje debore e lehte.
Nje nder supervizoret e e firmes kroate qe kontrolllon cilesine e punimeve, inxhinieri gjeolog, i specializuar per punimet e nentokes, kuksiani Artan Braha, na shpjegon ecurine e punimeve ne tunele. "Puna ka filluar ne te dy anet, ate veriore nga Kalimashi dhe ketej nga Thirra"-thote Tani. E pyesim se sa eshte avancuar ne te dy tunelet paralele. "Njeri prej tuneleve ka arritur ne te dy anet rrreth 930 metra, ndersa tjetri rreth 800 metra dhe gjithsej deri tani arrin shpimi ne 1730 metra." thote supervizori Artan Braha. Sipas tij nga 1 Janari 2008, do te filloje puna ne front me te gjere me disa brigada te reja, qe do te realizojne sipas objektivit, brenda gjysmes se dyte te vitit 2009 objektin. Puna ne thellesi te tunelit eshte mjaft e veshtire. Pjesa me e madhe e punetoreve, kane qene minatore ne minierat e bakrit te shumta ne kete zone, qe tashme jane ne konservim.Jane 200 minatore, nga 100 per cdo turn, qe punojne nga 12 ore ne turn, ne pjesen jugore te tunelit ne Thirre dhe ate veriore te Kalimashit. Shumica jane banore te zones, nder me te varferat e vendit, qe te vetmin zanat kane pasur ate te minatorit, por bashke me ta punojne edhe specialiste dhe minatore nga Turqia, qe firma Enka i ka marre me kontrate.
Saimir Beci, nje djale i ri punon me nje makineri te re per betonimin e tunelit. " Kam ardhur nga Londra, ku isha ne emigracion prej 4 vitesh, -thote Saimiri-duke vazhduar, se kishte degjuar per kete rruge qe do te ndertohej ne zonen e tij nga kompania amerikano-turke". " Dua qe gjate kesaj kohe te lidhem me inxhiniere amerikane qe kur te perfundoje rruga te kem mundesi te shkoj edhe ne SHBA", thote Saimiri.
Ndersa Selam Onuzi, nje mekanik i ri i mirembajtjes se betonierave dhe sondave shpuese, nga Kukesi, eshte i bindur se tuneli do te perfundoje ndoshta edhe me shpejt se koha e premtuar. " Keto makineri- thote Selami- jane nder me modernet, te kohes se fundit, te prodhuara posacerisht per objekte te tilla te veshtira, sic jane tunelet malore dhe jane krejtesisht te reja".
Avancimi ne tunel arrin rreth 4-5 metra ne dite, por varet dhe nga shtresat shkembore qe hasen gjate punimeve. Minatoret paguhen mire, nga 40-60 mije leke ne muaj, sipas kualifikimit, ndersa specialistet marrin edhe mbi 100 mije leke ne muaj. Por te gjithe nuk paguajne asgje per ushqim dhe fjetje se i kane falas nga kompania. Perkthyesi i vogel nga Dibra, Gjergji, qe kishte mesuar turqishten ne kolegjin turk te Kavajes, na tregoi mensen dhe kapanonet e minatoreve. Ne mense sherbehej, ushqim turistik, qe nga mjalti e qumeshti dhe asortimente te tjera ne mengjes, te dreka e pasur me mish dhe perime e fruta ne dreke, per te ardhur perseri ne nje meny te pasur ne darke, qe do ta kishte zili, cdo frekuentues lokalesh edhe ne Tirane. " Ketu ne mensen tone, drekoi edhe ministri Sokol Olldashi, para disa ditesh, kur inspektoi punimet e rruges dhe te tunelit"- thote Gjergji.. Dhomat e kapanoneve te reja, ishin plote drite dhe ngrohtesi, duke larguar te ftohtit e acarte te dimrit, te pajisura me dushe 24 ore uje.
Te klubi i Lleshit, buze tunelit te Thirres
Minatore turq, por dhe shqiptare, kishte pak, ne kohen e pushimit mbas mbarimit te turnit, ne klubin e improvizuar me nje sobe druri ne mes te Llesh Gjergj Pjetrit, klub i ndertuar mbi nje shtepi perdhese. Turqit shijonin birren Effes, ndersa shqiptaret rakine me ngjyre pak te verdhe te kumbulles. Lleshi, pronari i barit ekzotik, nje ish minator i vjeter i bakrit, tashme ne pension, thote se e ktheu nje pjese te shtepise se tij ne lokal , sapo filloi ngritja e kantierit te tunelit. Ai pret, ashtu si dy vellezerit e tij, te marre kompensimin per nje pjese te prones qe eshte zene nga kantieri dhe rruga e re". "Vellezerit dhe disa banore te tjere kane marre nga 2.7- 3 milione leke kompensim nga shteti", - thote Lleshi. Nje pjese te familjes ai e ka tashme ne Tirane, ku kane ndertuar shtepi ne Bathore. Ne fshatin Thirre, nga 130 familje, kane mbetur vetem 30, se te tjeret jane shperngulur ne periferine e metropolit dhe te Durresit. 'Rruga edhe mund t'i ktheje perseri ketu, se hapet pune"- thote ai. "Tashme edhe debora e madhe, duket sikur eshte trembur nga keto punime,- thote Lleshi,- qe mban mend se ne vitin 1985 kishte rene 3.5 metra bore, ndersa vitet e fundit eshte pakesuar ndjeshem." Efekti serre duket se ka bere punen e vet edhe ne Thirre, emer qe sipas minatorit te moshuar e ka origjinen nga fjala me "thirr", sepse banoret e kesaj zone i kane te ndertuara edhe sot shtepite larg njeri tjetrit, ne luginat e maleve apo shpatet e kodrave dhe i vetmi mjet komunikimi ishte kjo fjale e lashte.
Kosovaret te paret nxitojne te blene toka te lira anes lugines se Fanit
Intuita se rruga e re piktoreske, me ura mbi lumin Fan dhe gjelberimin e kodrave dhe majat e maleve siper tyre me pisha, do te jete nje burim i ri pasurie, duket se ka orientuar kosovaret te kerkojne ne keto zona, toka te lira per t'i blere, per te ndertuar bare dhe restorante, apo edhe shtepi te reja. Automjete me targa te Kosoves, qarkullonin ne kete zone, megjithese rruga ishte mjaft e demtuar. Vijne ketej, megjithese rruga tjeter kombetare nga Kukesi per ne Tirane, eshte me e mire, sepse kerkojne toka per t'i blere, thone banoret. Kosovaret, mbas perfundimit te rruges se re do ta shkurtojne kohen per te ardhur ne Tirane nga Kukesi nga 6 ore sot, ne 2 ore. Duket se ne veren e 2010-tes, qindra mije pushuesit nga Kosova do ta kene shume me te lehte per te ardhur ne plazhet e Durresit. Edhe nxitimi i tyre per te ndertuar ne rrugen e re objekte sherbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqesore dhe industriale, eshte i kuptueshem. Fluksi i madh i turisteve ne kohen e veres, por dhe zgjerimi i tregtise me Kosoven, fale marreveshjes se Tregtise se Lire, e ben mjaft atraktiv kete segment te ri rrugor.
Autostrada e re, projekti me i madh i infrastruktures rrugore ne historine e Shqiperise-
Segmenti Rreshen-Kalimash eshte pjese integrale e korridorit Durres-Morine, ndersa tuneli bi-tub (nje tunel per cdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, eshte nje veper e vertete arti. Ketu parashikohet te germohen mbi 1 milione meter kub material shkembor.Ne realizimin e ketij Projekti, Bechtel & Enka, puneson nje personel prej rreth 2500 vetesh, ku perfshihet nje perqindje e rendesishme e punonjesve shqiptare.
Tunelet po germohen me teknologji moderne, ne perputhje me metoden e re austriake ( NATM ), e cila qendron ne shfrytezimin e kapacitetit mbajtes te shkembit, per te siguruar hapjen e tunelit. Sipas kesaj metode, vetem nje perforcim minimal i struktures se shkembit eshte i nevojshem dhe masa e ketij perforcimi do te varet nga kategoria e shkembit qe do te haset. Sipas inxhinierit gjeolog Artan Braha, kjo eshte nje metode, me e shpejte dhe me ekonomike, per te germuar dhe perforcuar tunelin, ne krahasim me metodat e tjera alternative, qe bazohen ne hipotezat e nje kapaciteti mbajtes, me te dobet te struktures shkembore.
Per te arritur objektivin e hapjes se shpejte te tunelit, sipas metodes se siperpermendur, Bechtel\ Enka Joint Venture, ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia, per te hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementet e perforcimit te struktures shkembore.
Pervec ndertimit te tunelit, projekti parashikon ndertimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatesia totale e urave do te jete afersisht 4500 m dhe ura me e madhe eshte aktualisht e parashikuar te jete 100 m e larte. Keto ura po ndertohen, duke perdorur trare beton-arme te paranderur, me gjatesi standarde 40 m, te cilet do te jene te parafabrikuar ne kantiere te ndertuar afer autostrades.
Vec kantierit per prodhimin e trareve te paranderur, po ndertohen gjithashtu fabrika apo impiante ne vende te caktuara, te cilat do te perdoren per te prodhuar beton per strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante te prodhimit te tipeve te ndryshme te asfaltobetonit.
Lehtesirat e qarkullimit
Shpejtesia e qarkullimit te mjeteve ne kete aks, do te jete 100 km/ore. Ne tunel dhe ne disa pjese te ketij segmenti rruga do te jete me 4 korsi, ndersa ne pjeset e tjera me dy korsi. Nderkohe ne shpatet e kodrave do te kete rruge te tjera lidhese qe lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni pare eshte Rreshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dyte Reps-Thirre 26.5 km, seksioni i trete Thirre-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro km. Urat qe do te ndertohen ne kete segment te veshtire malor, do te jene 35.
Rruga Rreshen-Kalimash, 60.85 km, eshte pjese e autostrades prej 170 km,per te permiresuar lidhjen me Kosoven. Kjo do te rezultoje ne nje rruge me te shkurter midis portit te Adriatikut ne Durres, prane Tiranes, dhe Morines ne kufi me Kosoven. "Ky projekt, i cili lidh Shqiperine me Kosoven, Maqedonine, Serbine Jugore dhe rrjetin Trans-Europian te rrugeve, do te permiresoje situaten ekonomike te zonave nga kalon, do te stimuloje turizmin, ndertimin dhe sherbimet, si dhe do te permiresoje pozicionin konkurrues te Portit te Durresit", eshte shprehur ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi.