PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Vlore, Konkretizohet projekti i portit


E Shtune, 16 Shkurt 2008

Projekti per rikonstruksionin e portit te Vlores i prezantua dje para Kooperacionit italian. Sipas drejtorit te Portit te Vlores, Kreshnik Alimerko, vizita e ekipit italian eshte nje deshmi konkrete per nisjen e realizimit te ketij projekti, i cili per gati 10 vjet ka qendruar ne leter. Ndersa diten e sotme pritet qe ekipi italian te zhvilloje nje takim ne Ministrine e Transporteve dhe Puneve Publike. Pasi jane siguruar si fillim gjysma e fondeve prej Kooperacionit italian, pas nje marreveshjeje te arritur disa muaj me pare. I vetmi rikonstruksion qe eshte kryer pergjate ketyre viteve eshte ringritja e pjeseve te betonit te rena si pasoje e amortizimit te portit si dhe te kalimit te mjeteve te renda ne te. Pergjate ketyre viteve, porti ka pesuar shume minirikonstruksione ose me sakte, stukime ne pjese te ndryshme, te cilat jepnin nje ndihme shume te vogel per t’i dhene nje identitet ketij porti, i cili eshte me i rendesishmi pas Portit te Durresit. Projekti i hartuar 10 vjet me pare nga firma angleze GIBI do te pesoje ndryshime te theksuara, pasi, sipas Alimerkos, ka kaluar dhe nje kohe e gjate dhe projekti duhet te rinovohet per te permbushur kerkesat e kohes. O.Hila




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika