 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gurra e Domgjonit, si u zhduken milionat
Aleksander Ndoja
E Hene, 11 Shkurt 2008
Dikur nje qender e njohur e Perandorise Bizantine, fshati Domgjon i komunes se Fanit ne rrethin e Mirdites eshte katandisur ne nje katund me dicka me shume se 400 fryme. Pa buke ne nje nga tokat me pjellore te zones, pa ure per te kaluar lumin qe i izolon nga pjesa tjeter e botes dhe pa asnje shprese per te ardhmen, malesoret kane nisur te largohen nje nga nje. Gurra e famshme e Domgjonit me histori shumeshekullore dhe bukurite e ketij vendi mes malesh nuk mjaftojne per te siguruar jetesen. Nga mbi 400 familje qe numeroheshin disa vite me pare, tani nuk jane me shume se 160.
Per te hyre ne fshat, duhet te kalosh mbi nje ure imagjinare. E premtuar ne cdo fushate elektorale, ura ne te vertete nuk eshte ngritur kurre. Aktualisht per te mberritur ne Domgjon duhet te ecesh ne kembe per rreth kater kilometra nga qendra e komunes. Ndersa me automjet mund te hyhet vetem ne vere, atehere kur shtrati i lumit te Fanit tkurret aq sa mund te kalosh shtratin e tij duke lagur vetem gomat. Edhe femijet e fshatit jane te detyruar te kalojne me kembe permes lumit per te shkuar ne shkolle.
Fshati shtrihet mbi nje pllaje, siper te ciles gjendet gurra e njohur. Toka mjaft pjellore ka qene nje nder arsyet qe banoret e mbetur kane zgjedhur te rehabilitojne gurren e vjeter. Ndersa krahu i lire i punes, pervec puneve te bujqesise, vazhdon te punojne ne sektorin e pyjeve. Edhe pse tashme ato jane larg fshatit, nevoja ka bere qe te shpiken menyra nga me te ndryshme per ta sjelle lenden drusore ne qender te fshatit ku gjendet nje pike e perpunimit te saj. Megjithate lenda drusore sa vjen dhe po mbaron, dhe pikerisht per kete nevoja per ujin e gurres behet gjithnje e me i rendesishem per jeten e banoreve te fshatit. Sepse uji eshte jeta.
Liqeni nentokesor i zbuluar nga kuajt
Rreth 14 shekuj me pare, pese vellezer te gjendur ne nje situate te veshtire, udhetojne nga Peja e Kosoves per nga syte kembet. Me bindjen e patundur per te mos pasur asnje kontakt me qeverine e asaj kohe, pese vellezerit qe me vone do te perbenin fiset Kolaj, Kolpepaj, Kazaj, Gjokazaj dhe Lacaj, kane udhetuar permes Kukesit per te hyre ne krahinen e Fanit ne Mirdite. Per te qene me te sigurt nga perndjekesit e tyre, ata vendosen ne pllajen ngjitur me vargmalet e Munelles, ndersa problemi i pare i te ardhurve ishte sigurimi i ujit si burimi kryesor i jetes. Pese vellezerit se bashku me familjaret e tyre, nuk e dinin se ishin vendosur mbi nje liqen te nendheshem uji dhe per te shkuar deri aty nuk duheshin me shume se 8 metra germim ne thellesine e tokes. Legjenda e mberritur deri ne ditet tona, tregon se kane qene kuajt e te ardhurve te cilet nen presionin e etjes se madhe nga nje rrugetim i larget, kane mundur te qe me ane te shqisave te tyre te zbulojne se nen kembet e tyre kalonte nje liqen i tere ujor. Te ardhurit i besojne instinktit te kafsheve dhe me mjetet e tyre fillojne germimin pingul me siperfaqen e tokes, deri sa takojne ne ujin e ftohte dhe te kristalte. Legjenda thote se pak me vone u thirren mjeshtrit e njohur dibrane, te cilet pasi llogariten me perpikmeri thellesine e liqenit, ne nje distance te larget prej 50 metrash, nisin nje galeri nentokesore nga ku me pas rrodhi ne siperfaqe uji i kristalte. Ne afersi te daljes se ujit dhe me poshte, nis edhe ndertimi i fshatit i cili me vone do te merrte emrin Domgjon. Pikerisht ne krye te ketij fshati si per te vertetuar se legjenda eshte e bazuar mbi te verteten, edhe sot gjendet gurra e Domgjonit per te cilen ekspertet thone se per nga vjetersia e ndertimit eshte e para ne Shqiperi dhe e dyta ne Ballkan.
Si u vodhen parate e rikonstruksionit
Flet Nikolle Kola, sipermarres i punimeve per ndertimin e galerise se re
Nje nder personat qe ka ndjekur nga afer punimet per rikonstruksionin e gurres se Domgjonit eshte Nikolle Kola, sipermarres i punimeve. Ai tregon se per te rindertuar ujesjellesin mbi gjurmet e atij mesjetar jane akorduar rreth 14 milione leke. Por shume pak prej ketyre parave shkuan ne destinacion. Nese shekuj me pare mjeshtrit punuan pa ditur se c’eshte tenderi apo ryshfeti dhe arriten te benin nje veper monumentale, riparimi i saj ne kohet moderne nuk perfundoi kurre edhe pse shteti akordoi nje shume jo te vogel. Ndersa parate jane zhdukur uji nuk ka mundur qe te thaje etjen e banoreve te Domgjonit si dikur ne lashtesi.
Si lindi ideja per hapjen e galerise se re?
Kishte me shume se 40 vite qe nuk ishte bere asnje investim serioz ne kete gurre. Keshtu nevoja per uje na detyroi qe te nisnim nje galeri te re per te kontaktuar me liqenin e nen dheshem. Ndonese per momentin e kemi nisur punen pa mbeshtetje finaciare, shume shpejt e kuptuam se ishte e pa mundur qe te hapnim nje galeri t tille nentokesore vetem me mundesite tona. Keshtu pas aplikimeve te ndryshme, Ministria e Bujqesise u tregua e gatshme dhe me mbeshtetjen e deputetit Ndre Legisi na akordoi nje fond te konsiderueshem prej 14 milione lekesh.
Cfare ndodhi me pas?
Ne nje grup banoresh te ketij fshati te entuziazmuar se me fondin e akorduar vijuam punen intensivisht, pasi menduam se do te zgjidhej perfundimisht problemi i ujit per ne. Ndersa tenderin per kryerjen e punimeve e fitoi nje firme nga Lezha, “Demal” me president z. Pashk Ndoci. Pikerisht ketu nisi edhe kalvari yne, pasi e them me bindje te plote se parate u vodhen nga njerez ne tavoline. Kjo ndodhi kur ne si urithet qendronim me ore te tera nen toke per te hapur galerine.
Pse thoni se parate jane vjedhur?
Referuar dokumentacionit te cilin e ve ne dispozicion te cdo kujt te interesuar, vertetohet se deri me tani jane sjelle ne fshatin tone per kete qellim vetem 4,3 milione leke nga shuma prej 14 milion qe eshte akorduar nga shteti. Me keto para u punua per galerine, madje nje specialist nga Ministria e Bujqesise Engjell Cici erdhi drejt e ne galeri dhe u habit me punen tone. Ndersa edhe nje shume tjeter per fazen e pare te realizimit te punimeve prej 3 milion lekesh, ndonese me dokumente rezulton e levruar, firma “Demal” ende nuk na e ka dhene. Kjo ka bere qe punetoret te irritohen pasi nje histori e tille eshte qe ne vitin 2002. Ndonese presidenti i firmes na e njeh si borxh nuk merr asnje mase per te na e likuiduar. Ndersa problemi me i madh rezulton me pjesen e dyte te fondit i cili shkon ne shumen prej 6,7 milione leke.
Cfare eshte bere me kete sasi parash?
Une di te them se ajo shume nuk ka mberritur per asnje moment ne destinacion. E them me pergjegjesi se ajo eshte vjedhur ne tavoline dhe me to jane bere shtepi ne Tirane. Kjo ka bere qe i gjithe investimi yne te shkoje dem, pasi me te do te behej shtrimi dhe sigurimi me mure te brendshme te cilat nuk do te lejonin shembjen e galerise. Per pasoje rezulton se uji nuk ka mberritur ne fshat, ndersa jane shembur 30 metra galeri e nendheshme cka mund te verifikohet nga siperfaqja e tokes ku jane bere gropa te thella. Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se projekti eshte i miratuar, por nuk ka preventiv punimesh.
A keni marre masa per te zgjidhur kete situate dhe ku jeni ankuar?
Jemi ankuar ne disa drejtime, por vetem pasi i shkruam nje leter kryeministrit Sali Berisha, dicka filloi te levize. Pas pak ditesh ne vendngjarje erdhi drejtori i Bordit te Kullimit, Esat Hasani per te verifikuar ngjarjen. Ndersa konstatoi gjithcka ne terren, ai u shpreh se me kete pune duhet te merret prokuroria. Po kush do e vere ne levizje prokurorine, kur drejtori Hasani me shoke nuk e ndermerr nje veprim te tille?!...
Si ndertonin te paret tane
Ujesjellesi i lashte karakteristik ka nje origjinalitet te pakrahasuar me tunele hepuese te nendheshme. Sot ruhen nje pjese e atyre nentokesore si dhe pusi i kontrollit. Tuneli eshte hapur ne galeri horizontale, veshur me mure anesore, kurse nga siper mbuluar me qemer. Gjeresia e tunelit eshte rreth 1 m, kurse lartesia leviz nga 80 cm deri ne 1,3 m, permasa qe lejonin kalimin e njeriut me trup perkulur. Rreth 100 m nga dalja e tunelit nentokesor (neper te cilin rrjedh vrullshem uji i ftohte e i kthjellet), eshte ndertuar pusi i kontrollit, qe nis me nje hyrje te maskuar nga siperfaqja e tokes. Nga kjo hyrje per ne fundin e pusit zbritet me ane te 23 shkalleve guri ne forme spiraleje te vendosura ne faqet e brendshme murore te pusit. Gjeresia e pusit shkon deri 2,15 m, lartesia e pusit eshte 8 m, ne fund eshte puseta e kontrollit.
Vepra unikale, shpresa te autostrada
Ujesjellesi i Domgjonit eshte i vetmi i ketij lloji ne vendin tone dhe pa paralele ne te gjithe Ballkanin. Se bashku me keshtjellen, qe ne popull njihet me emrin “qyteze”, ndertuar ne antikitetin e vone e kryesisht ne shekullin VI te eres sone, flasin per nje vendbanim te rendesishem. Ndertuesit kishin nje tradite te shquar ne punimet nentokesore, si nxjerres te mineraleve. Ky objekt unikal eshte shpallur “Monument kulture”, por duke qene larg dhe i izoluar nuk eshte rikonstruktuar dhe nuk vizitohet, sic e meriton nje monument i tille. Fakti qe autostrada e re katerkalimeshe qe pritet te kaloje permes lugines se Fanit. Ndodhur ne vetem 7-800 metra larg, mendohet te jete nje nga vendet qe do te kuriozoje vizitore te shumte per aty.
Vendbanimi mesjetar, gjurmet e mermerit
Sipas nje studiuesi me origjine nga kjo zone, Nikolle Loka, nuk perjashtohet mundesia qe zyrtare perandorake shume te njohur te asaj kohe, te joshur edhe nga pasurite nentokesore te arit dhe bakrit, kane preferuar te banojne ne Fan. Duke shfrytezuar poziten e tyre te larte per te ndertuar nje vendbanim model, mendohet se ne keto ane duhet te gjenden gjurmet e vendbanimit mesjetar, ku ujesjellesi eshte vetem ajo qe na ka mbetur. Dokumentet e kohes se Justinianit tregojne se ne rajonet metalmbajtese te arit, argjendit, bakrit, e tjere, ku perfshihet edhe Mirdita e sotme, ka patur nepunes perandorake, qe merrej me administrimin e kesaj pasurie dhe parandalimin e vjedhjeve te saj. Pikerisht ne kete fshat duken rrenoja qe edhe sot njihen nga banoret e emrin “qyteze”. Rrenojat e qytezes jane mermer i paperpunuar dhe gjysme mermere, qe na deshmojne nje ndertim luksi, qe nuk e kemi as ne qytetet e medha dhe te njohura. Meqenese arkitektet me te mire vinin nga kryeqyteti, projektuesit e ujesjellesit duhet te kene ardhur prej andej. Ndersa per sa i perket bazes materiale, ndoshta mermeret dhe mjeshterit jane gjetur ne vend.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Ne Shqiperi, ku ndodhen dhe 100 mije tone municione
- Bukuresht, dy dite, per nje pritje te gjate!
- Burgu i Burrelit ku "bujtin te fortet"
- Te vuash se ke shtat te shkurter
- Vdekja dhe jeta, 8 dite me pas
- Durres-Kukes, rruga qe po "pjell" kasolle
- Afganistani, si e pashe tmerrin e luftes
- Perjetimi live i ngjarjes se shekullit
- 72 ore per 96 vjet!
- Lapraka, nje qytet prane metropolit
- Saimiri, ushqim dhe pije falas per te gjithe
- Ekspres ne Kalimash
- Gurra e Domgjonit, si u zhduken milionat
- Ne agoni nga SIDA, femija pret... jete
- Tokio, 72 ore ne Perandorine e Diellit!
|
|