Zgjedhjet, preferohet mazhoritari
E Hene, 11 Shkurt 2008
Sistemi me i preferuar elektoral ne vendin tone, per nje pjese te lexuesve qe votuan ne sondazhin e “Koha Jone” on line, eshte ai mazhoritar. Nder afro 400 lexues qe klikuan ne sondazhin “cilin sistem zgjedhor preferoni”, 41.7 per qind e tyre zgjodhen ate mazhoritar. Kurse 35.6 per qind e qytetareve pjesemarres ne sondazh, vleresuan se sistemi me i pershtatshem zgjedhor, eshte ai proporcional. Nje perzierje e te dy sistemeve zgjedhore, u konsiderua me e pershtatshme nga 12.8 per qind e lexuesve. Kurse 9.9 per qind e pjesemarresve ne sondazh, qendruan neutrale ne pergjigjen e tyre.