PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

“Blerja” e Legalitetit nga agjenti i Sigurimit te Shtetit

Blendi fevziu, "Opinion+"
E Premte, 08 Shkurt 2008

Isuf Mullai ne vijim te intervistes se tij ne emisionin e TV Klan, “Opinion+”, te gazetarit Blendi Fevziu, tregon infiltrimin ne pallatin mbreteror. Marrja e kontrollit te partise monarkiste dhe kalvari i gjate ne shume vende te Evropes. Ndonese ne moshe te thyer, 84-vjecari kujton detaje nga misioni sekret qe nga 4 zgjati 10 vjet. Si dhe kthimi ne Shqiperi, ku u emerua drejtor i Turizmit te Durresit

Ju cuan ne kamp. Cfare ndodhi atje?

Perpara se te me conin ne kamp, erdha nga burgu qe vajta te zyra. U thote atyre, le te fleje atje ne konfillak. Nje nate une, ne krevat te bardhe me carcaf atje, si isha bere une.

Pastaj ju derguan ne kamp?

Hengra e piva ate nate me komfillaket, ata qene me sherbim. Leri dhomen, u thane, se eshte njeri i mire, jam une garant per kete. Ashtu, neser vjen ai sigurimit te kampit. Ai dhe ata shqiptaret e Athines, qe flasin gjysme shqip e gjysme ashtu. Erdhi ai dhe me mori. Nuk e dinte mire shqipen, po merreshim vesh. Do te coj ne kamp, me tha mua.

Ku ishte kampi?

Rreth 70 kilometra larg Athines. Llavria, aty qe ishin mbledh te gjitha ato qe tha ai.

Kush ishin shqiptar e njohur ne Llavria, nga eksponentet?

Nga eksponentet ishin grada e dyte, nuk ishin ata te klasit te pare, i kishin liruar ata.

Sa vite kishte ne Llavrias qe rrinin atje?

Nga 5-6 vite atje.

Nga Llavria ku niseshin pastaj?

Nga atje ikem pastaj, se erdhi nje komision i Kombeve te Bashkuara dhe tha prisheni kete kamp se ka kondita shume te keqija, shtazarake, shume te keqija dhe ne do t’ju japim te drejten te punoni ne shtete te ndryshme.

Ju e zgjodhet vete Belgjiken?

Jo nuk e zgjodha vete, na cuan ata.

Ju u larguat nga Shqiperia ne gusht te 1945. Ne cilin vit hyte ne kontakt me sigurimin?

Me sigurimin kur vajta ne Belgjike.

Pra, deri ne 1947 kur ju ishit ne Belgjike, ju funksiononit pa asnje kontakt me sigurimin?

Pa asnje kontakt, as me ndonje person te sigurimit.

As instruksione nuk merrnit nga njerezit e sigurimit?

As instruksione.

Vetem me intuiten tuaj do te vepronit?

Vetem me intuiten time dhe une vetem shifrat sekrete mblidhja.

Gjate kohes qe ishit ne kamp, me cilat grupime politike ju hyte ne lidhje?

Kur isha ne kamp heren e pare, une isha me partine e Hasan Docit, ajo kishte pak njerez, 15-20 vete. Kisha shume njohje me ata, m’u luten ata. Iku ai sekretari i partise se tyre ne Amerike apo ne nje shtet tjeter, i bene dokumentet dhe keta i thone Hasan Doci qe ka ardhur nje, ai e njihte babane tim dhe mua me njihte, i thoshin qe i lutemi ketij dhe nuk pranon sekretar partie. Me dergon ai leter mua.

Mund te kanalizoheshe prane Hasan Dostit dhe partise se tij...

Qe te isha, por ai nuk ishte aty, ishte ne Amerike.

Pastaj ju derguan ne Bruksel...

Prit, duheshin keta te Hasan Dostit t’i dergonin me grupe. Por, me grupe do t’i kapte sigurimi. Mirepo, une u zgjodha sekretar i kampit te perqendrimit atje. Pasi vinin ato njerezit qe njihnin babane tim, zbuluesit, keta me dhane dore mua atje. Do te me vene sekretar kampi. U thashe une nuk di per keto pune, nuk marr vesh. Jo, jo, me thane do te mesojme ne. Do te me mesonin ata se nuk dija une. Po mire u thashe une, cfare do te bej une atje. C’ne ti se do te mesojme ne, atje duhet te jesh i mencur.

Kishte dore sigurimi ne zgjedhjen tuaj sekretar kampi?

Jo, nuk kishte dore fare, ishte iniciativa ime ajo. Mund te dilnin propozime nga me te ndryshmet, kisha marre udhezime per ate pune se si te veproj, vete gjeneral, vete ushtar. E vendosa vete se udhezimet ishin. Derisa ishte udhezimi ne axhenden tende qe te arrish ne sferat me te larta, me te tera llojet dhe menyrat. Une atehere i them atje kur beme nje mbledhje, qe e benim nje here ne muaj, edhe i kontrollonim listat, qe do te iknin nga kampi. Une e dija qe ata te tere do te zhdukeshin, nuk jane edhe kaq burra te mire. Ata ishin ne fakt burra te mire per idene e vet, por keta, i them une, me sa di une, nuk jane edhe kaq te besuar edhe atje ne kamp merren me thashetheme dhe me gjera. Atje i vinin nje pikepyetje dhe i conin sa me larg qe te ishte e mundur, ne Kanada, Australi.

Paskan shpetuar, se po t’i hidhnin ne Shqiperi do t’i kapte Sigurimi...

Do t’i kishin marre. Ketu benin nje rruge e dy pune. I shpetonin dhe ata qe iknin andej, por shpetoje edhe krahun tjeter kendej. Se ketu do te vinin, do te shkonin ne kooperativa, do te digjeshin, do te futeshin ne krime, do te shkaterroheshin.

Ne cilin vit u larguat per ne Bruksel?

Ne 1957, ne prill.

U vendoset ne Bruksel dhe me cfare merreshit atje?

Me perpara une e lashe partine, m’u luten keto te Legalitetit. Mbarova pune me keto te Hasan Docit, m’u qepen mua te gjithe keto te legalitetit.

Dhe u bete me Partine e Legalitetit...

Po, po, atje keta te zbulimit qe benin pjese, ishin te mbretit, qe benin pjese ne zbulimin amerikan. Keta me thone mua ti hajde me ne, se ne do te ndihmojme ne sferat me te larta qe te kesh. Partite e tjera atje jane si keto partite qe jane me nga 3-4%. Atje dy parti ishin te medha, ishte Partia e Legalitetit, ishte shume efektive, por ishte edhe Balli Kombetar, por ajo ishte e ndare ne tre pjese, ishte bere copa-copa, sic ndahen tani ketu, po e njejta gje, ajo vazhdon dhe e njejta histori.

Ju kur mberritet ne Bruksel, ishit i lidhur me partine e mbretit?

Kur zbrita une, shkova si keshilltar i caktuar qe andej.

Po me cfare pune merreshit ne Bruksel?

Punonim ne miniera. Se mos na benin ndonje privilegj ata ne, hic te tere, te tere ne miniera. Punet me te renda qe ishin.

Po pastaj?

Pastaj avash-avash, ika nga ai qyteti i minierave ne Bruksel, kur u njoha me mire, prandaj isha keshilltar. Por ku vajta une ne Bruksel, lajmi kishte shkuar ne pallat dhe ata kishin pranuar qe mua te me caktonin keshilltar prane pallatit mbreteror, ata e kishin pranuar kete gje.

Per cfare arsye ju kishin caktuar prane pallatit mbreteror?

Por, si duket kishin interesa qe nje njeri i zbulimit te huaj, te ishte atje.

Ata mendonin qe ishit njeri i amerikaneve?

Ashtu e dinin ata, ashtu ishte hapur fjala, qe une isha njeriu i amerikaneve.

Mund te kete qene sigurimi qe e kishte hapur kete alibi?

Jo, keta me ndihmuan, me dhane doren per te shkuar atje, atje nuk shkoje dot po te mos ishe ne komitetin “Shqiperia e lire”, Adem Vodo, Fuat Myftiu dhe shkodrani, ky tjetri Namati.

Nderkohe sigurimi ju ndihmonte me te ardhura financiare?

Si nuk na ndihmonte. Me vone kur shkova ne Belgjike, atje, posi.

Si jua sillnin parate?

Me jepnin rrogen si oficer sigurimi.

Ku jua sillnin?

Mua me jepnin rrogen si nje oficer, si nje shef i seksionit te sigurimit.

Juve jua sillnin ne Bruksel rrogen?

Na e sillnin ata qe kishin nderlidhje me ta.

Sa here takoheshe me njerez te sigurimit?

Nje here ne 15 dite, nje here ne muaj, ne dy muaj, si te qellonte.

Ku i benit takimet?

Neper vende te ndryshme, ku te na mbushej mendja linim takime.

Si kontaktonit per te lene takimin?

Po ka metoda, ka metoda per ate pune, ka kartolina, ka te tjera e te tjera.

Kur e takuat per here te pare Mbretin Zog?

Ne 1958. Isha sekretar dhe keshilltar i deges me te madhe qe kishte ne Perendim, qe ishte ne Bruksel i legalitetit. Une rrija si keshilltar.

Kush ju coi te mbreti Zog?

Meqe mora poziten atje, isha keshilltar, u bera edhe sekretar i pergjithshem, se iku ai dibrani qe ishte, Rexhep Kumarcja, me universitet dhe djale shume i pergatitur, ai hoqi dore. Une dola si shpetimtar atje. Ibrahim Bami, ishte kryetar nga Kruja, kishin qene me grupe diversante ketu, dhe une dola si njeriu me i prezantuar, por qe dhe pelqehesha nga miqte.

Dhe ju prezantuan te mbreti?

Me lajmeruan ata per te gjithe aktivitetin qe po tregoja une atje, ne organizime, puna etj., etj., u thone qe kete kemi burrin me te mire, me aktiv, me te aftin dhe ai u thote, kishte dhe te dhena te tjera, u thote ma dergoni ketu. Keshtu qe, une vajta, bera takimin atje, se do te behej nje organizim i ri i Legalitetit, do te bashkohej partia e percare e Abaz Kupit, me Gaqo Gugon.

Ne vitin 1959, ne c’muaj?

Ka qene gusht qe shkova une atje.

Ku e takuat?

Ne pallat mbreteror.

Ne cilin qytet?

Ne Kane te Frances. Erdhi kolonel Hysen Selmani ne hotelin qe kisha zene, me pese yje, sepse isha sekretar i pergjithshem i Legalitetit.

Erdhi dhe ju mori?

Erdhi, nuk me mori. Erdhi mori takimin, me pyeti per te gjitha te dhenat qe kisha, per organizmin e Legalitetit. Edhe ai me tha ato te vetat, qe mbreti te ka ne sy te mire, ka te dhena te mira e keshtu, pergatiste edhe ai terrenin, ato i kishte ai. Para tri diteve me thote mua, ka qene Hasan Do-----sti ne konference, e mbajti 30 minuta. Mua me mbajti 45 minuta, se 30 ishte audienca te mbreti. Atij i pelqyen muhabetet e partise se tij dhe me shtoi 15 minuta.

Si ishte mbreti Zog?

Sipas mendimit tim ishte burre me autoritet.

I zgjuar?

Nuk fliste shume, fliste rralle, ishte shume serioz. Mendimet kur i jepte, i jepte te rralla, por degjonte me shume.

Cfare biseduat?

Kur vajta une per here te pare atje me priten ne nje vile jashte Kanes, me pisha, e rrethuar, njekateshe ishte, por kishte 7-8 dhoma. Atehere si familje mbreterore, me priten me perzemersi te madhe. Kisha bere nje steme une, e kam edhe ne fotografi. Atdhe, flamur, mbret. Per kete luftojme ne. Ajo ishte iniciativa ime edhe ishte e shperndare ne te gjithe anetaret e Legalitetit. Kjo kishte bere buje dhe u ishte bere edhe qejfi shume atyre.

Hyte te Zogu...

Ai sigurisht kishte marre te dhena te tjera. Ate qe nuk e dija se c’do te me thoshte mua, ishte qe ke kam pyetur dhe ke nuk kam pyetur, isha me i sigurt ne ate kohe. Shkova atje, me priten mire. Ai koloneli, Zeneli, me thote: Isuf 30 minuta eshte audienca. Erdhi koha qe do te cohesha, ai ishte afer meje, mbreti dhe mbreteresha ishte perballe meje. Kur me dha ai shenje te ngriheshin, ai i tha, jo jo Zenel.

Per cfare te pyeste Zogu?

Per gjendjen ne Shqiperi, cfare reformash po benin atje. Si zhvillohej situata, a kishte tensione. Me pyeti edhe per itinerarin se si u arratisa nga Shqiperia. Me beri nje verejtje, ke kaluar ne nje zone te rrezikshme, ruhet ajo gjithmone me tha. Une s’dija tjeter nga vendet e tjera, atje duke ditur qe lumi te con drejt ne Greqi, atje u nisa, i thashe une.

Kishte informacione Zogu per gjendjen ne Shqiperi?

Kishte. Une bera dhe 2 nderhyrje atje per keta udheheqesit ne Shqiperi. Edhe ata nuk kane bere keq, kane vepruar sipas situatave, tha Zogu. Po cfare thone per ne andej nga Shqiperia, me tha. Por, ja i thashe une lartmadherise sone, i thashe qe, une nuk jam dakord me ate, kete thone ata, ose qe e krijojne ne opinion, qe thone pse mbreti iku, ai te kishte qendruar dhe te kishte luftuar bashke me popullin. Por, i thashe une, nuk kemi degjuar ndonjehere, ato pune beheshin ne kohen e mesjetes kur luftonin me shpata si ne kohen e Skenderbeut, te tere mbreterit iken, luftojne vete ushtaret dhe gjeneralet, nuk do te vene vete mbreterit ne lufte. Por, ata e cilesojne si pike te dobet, ikjen, ate e thone gjithmone. Thone edhe kete gje, qe mbreti te kishte ardhur edhe ai ne Shqiperi gjate luftes, te ishte ngritur.

Cili ishte reagimi i Zogut?

Per ate tha, e kane nje fare te drejte, por ata nuk e dine se cfare marredheniesh kam pasur une me anglezet dhe amerikanet. Ky doli ne nje pike atje qe, me anglezet dhe amerikanet kishte bisede intime, te fshehte, kur do te fillonte Lufta e Dyte Boterore. Anglezet dhe amerikanet, nuk kishin pranuar qe ai te merrte pjese personalisht ne lufte. Mbreti tha edhe se: Per shembull, cfare nuk pranuan anglezet dhe amerikanet. Se u kerkova qe ata te ma benin de facto te njohur Kosoven dhe Camerine, qe ishin pjese e kombit shqiptar dhe une futesha me te gjitha forcat e mia ne lufte. Ama ne mbarim te luftes, nese keto do te fitonin, ajo qe u kerkova duhej mbaruar.

Sa here e keni takuar Zogun gjate jetes suaj?

Tre-kater here.

C’mendim kishte Zogu, a kishte shprese qe do te kthehej ne Shqiperi?

Ai nuk e kishte shume te kthjellet kete, per arsye se sic e mendoja une dhe sic shihja te biseda, anglezet dhe amerikanet nuk kishin simpati per mbreterit. Mbreterve u kishte ikur koha dhe ishin krijuar situata ne Ballkan, qofte ne Bullgari, qofte ne Jugosllavi, qe kishin qene me mbret, keto ishin ne perfundim dhe te tjereve nuk kishin se si t’i ngjallnin shpresa.

Po per drejtuesit komuniste te kohes, c’mendim kishte?

Ai per keta nuk thoshte asnje fjale te keqe. Ishte shume i kufizuar dhe kishte si karakter te tij qe nuk fliste keq per te tjeret.

Cfare detyre kishit ju prane mbretit ne momentin qe u atashuat prane Partise se Legalitetit? Cfare misioni kishit nga sigurimi?

Misioni jone ishte ta mbanin gjithmone situaten nen kontroll atje, kush hynte, kush dilte, kush shkonte, me ke bente takime, me c’shtete, me c’ambasada.

Dergonit raporte prane sigurimit?

Te gjitha raportet do te coheshin sigurisht. Me shkrim dhe me te gjitha, me goje, ajo ishte detyra.

Sa here raportonit?

Si te paraqitej koha. Nese nuk kishte, nuk kishte.

A kishte prane oborrit te mbretit agjente te tjere te sigurimit?

Atje mund te kishte, por agjentura jone ishte nje me nje, pra nuk e njihnim njeri-tjetrin.

Ishte e sigurt qe kishte edhe te tjere?

Atje mund te kishte. Per mua kuzhinieri mund te ishte dhe persona te tjere mund te kishte, secili vepronte per hesapin e vet.

Po informacionet qe ju conit, a ballafaqoheshin me informacionet qe dergonin te tjeret?

Jo, jo. Qendra i ballafaqonte, por ne nuk na therriste te bente ballafaqim.

Po ndonje detyre specifike, kishit prane mbretit apo thjesht vetem per informacion?

Vetem per te mbajtur nen kontroll te tera levizjet dhe te kisha agjenturen qe do te dergonin ata ne Shqiperi, te deshifrohej qe atje dhe te mos lejonim qe te vinin.

A ju kerkonin mendime te Zogut per Shqiperine, per udheheqjen, apo keto nuk u interesonin shume?

Mendimet e atij c’i donin, i dinin te gjitha. Nuk kishte asnje sekret qe te mos e dinin.

A ka pasur nje plan per helmimin e mbretit?

Jo nuk ka ekzistuar. Po te duhej nje gje te tille e benim, ishin te tera menyrat qe mund te behej nje gje e tille. Une kam lexuar te tera ato qe ka thene Mersini, nuk ka pasur, po te donin e benim kiametin atje. Edhe une ketu sot nuk e di ate enigme, pse nuk me lejonin. Beje ndonje fare pune dhe te thoshin “Stop”, ketu jo!

Per shembull, per cfare pune te thoshin stop?

Po te donin ne, aq forca kishte sigurimi jone edhe aq mirinformuar dhe qe i kishte ne dore, ata i zhdukte te gjitha. Kam bere une njehere nje pune testimi dhe Enver Hoxha me tha stop.

Per cfare te testoje?

Qe une mund te zhdukja 400 veta njeheresh ne nje mbledhje, ai tha stop. Kam ngrene edhe verejtje atehere.

Ishte pergjigje direkt nga Enver Hoxha?

Direkt.

Mbreti Zog ka vdekur nga kushte natyrore apo eshte helmuar, sipas jush?

Sipas mendimit tim, ai ka pasur vdekje natyrore. Ai mund te kete edhe ndonje helmim te ngadalshem, nuk e perjashtoj.

Ju personalisht nuk keni pasur mision per ta helmuar?

Jo, nuk kemi pasur mision per ta zhdukur, se une po te donin ata, e beja.

E beje dot?

Po, ne ishim kamikaze.

Pra, logjikisht mund te kete qene nje vdekje e natyrshme, por mund te kete qene edhe nje helmim i ngadalte?

Mund te kete qene edhe ashtu. Por, me teper ka qene kjo e natyrshmja. Pse? Sepse ai ka qene me kancer.

C’mendim keni tani per Zogun?

Une mendoj kete, qe ai per ne kohen e vet e ka luajtur rolin ashtu sic mund ta luante nje shqiptar qe kerkon te ndertoje vendin e tij. Ai vertet erdhi ketu me ndihmen e jugosllaveve, por kur e pa qe jugosllavet nuk kishin fuqi, ose kishin qellime akoma aneksuese per ne, sic i shfaqen me vone, ky ua drodhi atyre dhe u lidh me italianet, si nje shtet me i fuqishem dhe qe mund ta ndihmonte me te drejte Shqiperine ne perparimin e saj, ose edhe sikur ta sulmonte ndonje shtet fqinj me i dobet, ky do t’i dilte ne mbrojtje. Ky ishte qellimi i atij qe beri kete marredhenie dypaleshe aq te ngushta me italianet.

Si person, c’mendim keni tani per Zogun?

Ishte i zgjuar, per mua ishte i zgjuar. Le te thone te gjithe cfare te duan, ai ishte i zgjuar edhe trim ishte. I kishte te tera aftesite, por qe nuk punoi koha per ate, ajo eshte nje ceshtje tjeter.

Po mbreteresha Geraldine?

Nobel ishte. E kisha ne krah, ku vajta atje qe bene nje dreke te madhe, dreke qe s’e kam henger ndonjehere ne jeten time.

Si ishte?

Ajo vuri ate kuroren, qe te krijoja edhe une bindjen si i jashtem, qe ata mbanin te tera rregullat mbreterore, sikur ishte mbreteri, i mbanin shume etiketat.

Si jetonin emigrantet politike shqiptare jashte?

Emigrantet jetonin shume keq.

Po personalitet e tjera shqiptare te rendesishem, ke keni njohur?

Kam njohur Hasan Dostin, Ali Kercyren, kam njohur federalin, Kolbib Miraka, ishte shume i zgjuar, per mua. Kemi bere edhe disa debate me ne fund, i shtruam ato pastaj.

Abaz Kupin?

Me Abaz Kupin ore e minute.

C’mendim ke per keta?

Abaz Kupi ishte njeri luftetar, nuk kishte shume shkolle, por ishte i zgjuar, major ishte, pastaj u be gjeneral.

Abaz Kupi kishte shprese se mund te kthehej ne Shqiperi?

Kishte shprese, dhe luftonte shume per ate pune, por ai per Enver Hoxhen nuk fliste.

C’do te thote, pasi ai duhet ta kete njohur mire Enver Hoxhen...

Edhe kam kapur nje rast intim qe benin muhabet. Keta shanin Hoxhen, keta vartesit e Abazit, se donin gjithmone kush te tregohet me i zoti, te shaje me shume dhe te marre grada me shume. I degjonte Abazi keta, u larguan, mbetem vetem ne te dy. I degjon keta, me thote. I degjoj, i thashe une, e kane urrejtje, te drejte kane, kane urrejtje edhe e thone, ashtu jane edhe ata, te kuqte ashtu jane. Enver Hoxhen nuk e njohin keta, nuk eshte sic thone keta, me tha mua ai..

Mbreti vdiq ne vitin 1961. Nga 1961-1964, pas vdekjes se mbretit, cili ishte misioni juaj?

Kontrollonim Leken, levizjet. Jo ta vrisnim apo ndonje gje, se po ta donim, e benim ate gje, por nuk kishim urdher. Ai mund te jete i ligu dynjase, per mua une e kam njohur, disa ka ane te mira, disa ane te keqija i ka, por ama une kam qendrimin tim, jam i majte. Por, nuk i nenvleresoj kundershtaret e mi, qe edhe ata kane dije, kane force.

Kur filluat te dekonspiroheshit?

Ajo filloi qe aty nga ‘62-‘63, filluan presionet.

Nga se kishte ardhur?

Nga Shqiperia.

Pra, dikush ne Shqiperi ju dekonspiroi qe nje njeri, por jo emrin...

Ata qe na kishin bere kursin madje.

Ata dekonspiruan qe ju ishit me emer konkret apo...?

Por jo me emer konkret, sipas ketyre qe lexojme tani. Materialet qe kane qene, ata kishin qene dora vete, atehere del edhe si perfundim. Ka shume gjera, enigma.

Pra edhe brenda sigurimit kishte agjente te sherbimeve perendimore qe dekonspironin?

Si nuk kishte. Keta njerez, disa me sovjetikun, disa me italianin.

Per t’u larguar duhet te merrnit leje nga sigurimi per t’u kthyer ne Shqiperi?

I lajmerova une, qe une jam ne pike te fundit te zbulimit.

C’pergjigje moret?

Ata me thane qe do te mbrojme ne. Une nuk ika pa urdher. Mora urdher.

Kur e moret urdhrin?

Ne dhjetor 1964.

Si ju erdhi?

Erdhi me shifer.

Cfare thoshte?

Me cdo mjet do te kthehesh i gjalle, ne do te mbrojme kudo qe te kalosh.

Rrugen e kthimit e dinit si ishte?

Rrugen e kthimit duhet ta gjeja vete.

Nuk kishit udhezim?

Jo.

Gjate kohes qe ju dhjete vjet ishit ne perendim, si jetonte familja?

Njesoj sic jane armiqte qe drejtoheshin ketu armiqte e populli, po i njejti.

Po ju merrnit informacione per familjen?

Me thoshin qe keta jane mire. Po si te jesh mire, kur i trajton si armiku i popullit.

Letra shkembenit?

Po merreshim vesh me letra.

Me detajoni ju lutem si u larguat?

Ajo ishte shume ngjethese, kaq e zorshme. E di cdo te thote te te kete rene tavani ne koke? Do te thote qe kur ke vajtur ne pike te fundit, qe do te zbulojne edhe ata te thone nisu me forcat e tua.

C’rruge ndoqet?

Nga Belgjika, nga Brukseli. U mendova mire, qe jam ne kontroll te plote tani. Derisa shkuan te qendra. Nga momenti ne moment mund te me arrestonin. Mund te dilnin papritur. Ishte shume e zorshme dhe une e pergatita mire makinen, ishte dhjetor, ishte ftohte atje. Edhe si te beja tani. E pergatita njehere makinen mire, qe te jete e afte per dy apo tri drite, e dergova ne servis, e rregullova qe te mos ndodhte defekt. Ishte puna qe do te niseshim, mblodha te gjitha materialet. Materialet e komitetit qendror, dy valixhe plot, me dokumente te Legalitetit, cdo lloj dokumenti, te gjitha dokumente partie, me kopje apo me origjinale me te gjitha. Ishte pika e fundit. O ikje ose te kapnin dhe mbaroje kete pune. Une i mbledh te gjitha keto, thashe te pakten te marrim keto qe kemi luftuar deri tani. Ashtu bera, dy apo tre dite pergatitje, u largova nga cdo takim me ata te partise sime.

Nuk dyshonin ata?

E kush shikonte, gjithkush ikte e vinte nga puna, keto pune beheshin jashte orarit. Po ku ta gjesh ti ne Paris dhe ne Bruksel, jashte orarit, se nga vajte ti dhe nga vajta une. I pergatita te gjitha keto dhe ne fillim te dhjetorit, nje te hipur makines mire, mendova do te shkoj ne ambasade, te arrij dhe te futem brenda. Mirepo ato te ambasades nuk te futnin brenda. Atehere u nisa ne oren 4 te mengjesit, naten, fillimi dhjetorit, 2 apo 3 dhjetor, nisem per ne Paris. Bore dhe shi, ne ere, nje pellembe kishte vajtur bora neper rruge, rreshqisnin makinat, me zinxhire. Mirepo do te shikoje ke kishe prapa dhe perpara. Ishte nje makine, po nuk ishte per ty ajo, po duhet te dyshoje qe ishte per ty. Kishe dy makina mbrapa, per mua jane keta, kishte dy motore te medhenj te policise, pu pu xhandar belg, me kupton. Por duhet te ruheshe nga civilet me teper se ata qe ishin ushtarake. Ne Paris, kalova pas 2 oresh. Nuk kisha frike per veten, por per valixhet se kisha arkivin. Kur vajta atje, mire makinen e ndalonin te rojet e kufirit atje. Vajta une atje, si do t’ia beja qe te kaloja dhe te mos me kontrollonin, do ta ndalonin makinen time ata apo jo. Ndaluan aty nja dy makina, per 3-4 minuta. Thashe une, tani eshte momenti me i mire per te kaluar, ndaluan dy dhe thashe eshte momenti. Edhe une duke ikur me ngadale. Po te thoshin stop ata, do te rrija po do te thoshin ec, do te ecja. E pa ai targe Belgjike, beri me dore salutim dhe kalova une. Ajo ishte fitore e madhe, thashe se i kam shpetuar kontrollit. Nje te ikur, ndryshova itinerar me dy qytete atje edhe drejt rrugen per ne Paris. Mirepo shume trafik dhe ne vend qe te behej 4-5 ore, u be per 8 ore rruga. Shkova ne darke ne Paris, po ku te veje, ishte e tera bote duke qendruar prapa meje. Si ne lufte, o te shpetosh ose te vritesh. Iki me tutje, e dija ku ishte ambasada, veja deri atje, nuk e gjeja dot naten, binte bore e madhe ne Paris. I them nje taksisti, jo rrugen ku eshte ambasada, por me co 500 metra me larg. Ishte ora 5, me dergoi ai dhe mberritem atje afer ku i thashe une. I dhashe parate atje, 9 dollare. Nxjerr valixhet dhe dy canta te vogla dhe drejt te dera e ambasades. Del ai i ambasades, cfare kerkon me tha, ku te qasim ne. Me thote ai mua, ku vete. Ne ambasade, i thashe. Cfare je ti, me tha. Shqiptar, i thashe. Nuk ka pritje ambasada tani, hajde neser ne darke. Une do te futem tani i thashe, jo neser ne darke. Se jane mesuar ato me provokime. Me thote mua, rri atje jashte dhe mos bej fjale. Njeh njeri ketu ne ambasade, me thote mua. Njoh, i thashe une, njoh Hasan Lucin. Hasanin kishte dijeni se kush isha une. Nuk eshte ketu Hasani, me thote ai. S’eshte ketu, ma gjej ti se ku eshte dhe ma gjej tani se do te mbash pergjegjesi te plote, i thashe une, nese nuk ma gjen per 3-4 minuta. Prit pak, me thote ai. E merr ne telefon se ai nuk ishte aty. I thote ka ardhur nje dhe te kerkon ty.

Nuk e jepnit emrin?

Jo s’i thashe une se kush isha fare. I thote ai, pyete nga ka ardhur dhe per 5 minuta me ka atje. Me thote mua nga ka ardhur, nga Belgjika, i thashe une. Me thote mua, ju ballistet e Belgjikes nuk late gje pa bere. Rri atje bej ate roje aty, kaq e ke sferen ti, mos u merr me punet e tjera. Hasani per pese minuta erdhi. Une atje te dera dhe valixhet nje ketu edhe nje atje, beja sikur shikoja njerezit qe kalonin andej. Erdhi Hasani, hape porten i thote ai dhe futem brenda.

Pastaj?

Si do te bejme, me tha mua. Prit me thote, qendruam gjysme ore, filluam te benin shaka. Tani me ngece mua, me thote. Ti shpetove, me thote, po tani i kam telashet ketu se si te coj ne Shqiperi. Bej si te duash, i thashe une, kaq e kisha punen time, per mua misioni mbaroi. Merret vesh ai me Tiranen, me ato shifrat e veta, u fut brenda ky me dy valixhe plot, mbaroi sipas urdhrit qe ka marre. I thone ata, do ta pergatitesh dhe do ta cosh ne Shqiperi, bej dokumentet. Po ku do te flija, nuk te qaste ambasada. Po tani, i thashe, ku do te vej. Do te coj une ne nje hotel, nje hotel 500 metra larg ambasades. Po sikur te bien ne gjurme ata e te vijne te me kapin, i them une. Jo, me thote Hasani. Po si jo. Po Hasan Spacit e moren vesh si ia bene, qe e arrestuan jugosllavet ne hotel, vijne ma bejne edhe mua ashtu, i thashe. Vajta ne hotel, me coi ai, pagoi te gjitha shpenzimet. Mbaji brenda, siguro ato te pakten, dy valixhet, me tha por une ia prita: une jam ne meshire te Zotit i thashe.

Sa dite qendruat ne hotel?

Kater dite. I rregulloi ai te gjitha dokumentet.

Rrinit mbyllur, nuk dilnit fare?

Jo, jo, dilja nga hoteli, dilja nga pak. Por me ata metodat tona qe dalim, duke kontrolluar veten. Ndenja atje dhe shyqyr qe nuk me erdhi njeri, shpetova atje.

Nga Parisi ku shkuat?

Nga Parisi ne Rome, nga Roma ne Brindizi dhe nga Brindizi ne Tirane.

Me avion?

Po. Atje me vonoi edhe sekretari i Romes, ai me priti atje.

Kur mberritet ne Tirane ju priste njeri?

Si nuk me priste, ai qe me kishte bere kursin. Ai doli atje, vetem ai kishte ngelur i paluajtur atje. Pas 10 vjetesh, ai erdhi atje. U nisa per 4 vjet dhe qendrova 6 vjet me teper.

Po me pas, pas vitit 1964, me se u moret?

Me pyeten ku do te punosh. Une isha lodhur nga gjera te tilla. U thashe te punoj ne ndonje vend qe te jem rehat, por t’i sherbej edhe punes. Atehere kur erdha une ishin bere revolucionarizimet. Hiqeshin gradat, ne duhet te jemi, te hiqet kursi i individit e te jemi te tere njelloj, te ngrihet klasa punetore dhe te tjera si keto. Domethene, qe t’i ulej koka te tereve, qe te mos ishte njeri i pare dhe te tjere rehat. Ne kete program, ato shoket qe me njihnin mua, perpiqesha qe te mos beja gabime, se e haje, se une c’kisha degjuar ne Perendim 10 vjet dhe te thosha ndonje brockull, me rrasnin brenda. Mirepo, mua shoket me kane dashur te gjithe, as nuk i kam tradhtuar dhe as me kane tradhtuar.

Ne c’pune u vendoset pastaj?

Me thone mua, gjashte muaj do te rrish pushim. Ha, pi, rrogen e ke, te gjithe familjen do te legalizoj, partia te ka legalizuar. Shkuam me nam te madh dhe me buje atje. Beme nje buje te madhe atje, zbuluesi pare qe legalizohet ne Shqiperi. Per mua ishte mire kjo, se perndryshe do te rrija me frike gjithmone, e keshtu s’ma vinin dot doren. Pastaj sikur u zbulova une, njihja Adil Carcanin, rrija ne shtepi te tij, Haxhi Lleshin etj., etj., qe ishin kuadro te medhenj dhe shkoja ne shtepi te tyre, anetare te Komitetit Qendror te Byrose Politike. Vinte Hysni Kapo me takonte ne Turizem, por keto qene me vone. Mora nje fare nami une, te pakten nuk vinin dore kollaj. Se per pak gje mund te hiqnin edhe qafe, po te shkelje ne kallo. Mirepo e dinin edhe keta te tjeret, nuk ishte kaq e lehte te me hiqnin qafe. Pastaj po beja analizen e vetes se si shpetova, qe te tere e hengren edhe une shpetova. Me ne fund me thone qe une te behesha drejtori i turizmit te Sarandes. Qe te isha edhe drejtor, por edhe te beja punen e sigurimit, meqe une njihja boten e jashtme. Mund te vinin agjentura te huaja atje, une isha me i pergatitur per kete pune qe une te ndihmoja ministrine, qeverine, shtetin shqiptar. Ma propozojne. Une kisha nenkryetarin qe me njihte, Gani Alucin, ai ishte nenkryetar i deges se brendshme. Ore xhaxhi Gani i thashe une, se keshtu i thoshim pasi une isha 20 vjet me i ri se ai. Si do te bej une, i thashe. Meqe me kerkove mendim, ketu ne Sarande meqe eshte edhe greku afer, ka shume provokacione e te tjera, do te behesh hasem me miletin, se i ke ti te tera punet ne dore qe ti vesh njerezit ne pune. Po si vure ne pune pasta do te shajne, se keshtu e kemi ne shqiptaret. Per mua, meqe me pyete, une ketu te dua se jam nenkryetar dege, te dua te miren ty, kush eshte afer detit eshte afer mbretit. Por, ti kerko ose ne Tirane ose ne Durres dhe ke edhe terrenin e mire se ke qene perpara atje.

Dhe kerkuat ne Durres?

Po kerkova per ne Durres. Keshtu qendrova 20 vjet ne turizmin e Durresit.

Ju qellonte ndonjehere te shihnit ish-te arratisur, turiste?

Po erdhi ajo anglezja.

Cila?

Anderson qe e ka romani. Qe ne Greqi me njihte ajo mua.

E njohet?

E njoha, si nuk e njoha.

Nuk i dhate te njohur?

Nuk i dhashe te njohur te madhe, por atje ka enigma te medha. Tani kam dale ne konkluzion, mbase e kam gabim, te tera cfare jane bere ne Shqiperi, i kane bere te medhenjte, s’i kane bere te vegjlit.

C’do te thote?

Ata qe i kane ngritur te tera, ata i shkrine vete prape. I bene ashtu si donin, krijuan ashtu si donin, me ata njerez qe donin, ata na komanduan edhe ne. Tani qe erdhi puna, qe do te behej edhe kjo qe u be, ata i shkrine vete perseri. Domethene, ben hendek se ka hendek, ruaj edhe ti nje shteg, por ato te tjerat i di une vete. Nderkohe qe dekorata e heronj, ketu i kane bere edhe kamerieret qe ishin me te vegjlit.

Po sherbimet sekrete jane te heshtura...

Jo, jo. Mua me falenderuan dhe kaq, por iu vu kemba asaj pune. Do te thote qe atje filloi shkelja ne kallo. Te rrije thoshin, burre i mire, djale i mire. As na nget dhe as nuk e ngasim. Se po ta ngasim edhe e ngame, do te dalin te tjera te papjekura. Mire e bene ashtu. Dhe mua faleminderit se me kane bere mire, sepse ngela edhe ne kishe edhe ne xhami si te thuash. Mua me nderojne dhe me respektojne. Ata qe u bene marshalle, qe u bene gjenerale, u bene presidente e ministra, u bene anetare te Byrose Politike, qe te gjithe e gjeten vendin. Po pse i ke bere ti keto, do te thuash ti. E lexoja mire gazeten, gazeta ka kete faqe ka edhe faqen tjeter, pastaj i nxjerr konkluzionet vete dhe si te dish vete.


Komento artikullin | Shiko komentet (12 komente)
Te Tjera nga rubrika