PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Cilin lloj ushqimi preferoni


E Marte, 29 Janar 2008

Jo me kot, rrjetet me te njohura televizive te botes, i kushtojne hapesira te rendesishme asaj qe e quajne “kenaqesia e ushqimit”. Ndaj dhe kudo behen sondazhe per te evidentuar cilat jane llojet me te preferuara te ushqimit per qytetaret. Nje sondazh nje javor qe u realizua se fundi ne www.kohajone.com, evidentoi se shqiptaret ne pergjithesi jane me shume te dashuruar pas peshkut dhe prodhimeve te tjera te detit.

Pyetjes se cilin lloj ushqimi keni me te preferuarin e menyse suaj, 42.3 per qind e te pakten 510 pjesemarresve ne sondazh, iu pergjigjen me zgjedhjen e tyre, peshkun. Kurse mishi, renditet menjehere pas tij, me 30.4 per qind. Ndonese mishi nuk eshte shume i keshilluar nga specialistet e mjekesise, duke u vleresuar si stimulues i plakjes dhe nje vargu problemesh shendetesore, serish mishi mbetet “ajka” e pjates se perditshme shqiptare.

Megjithate, sikunder tregoi edhe sondazhi, te pakten 21.7 per qind e votuersve, pohuan se preferonin perimet e ndryshme si pjata te perditshme te ushqimit. Ne kete menyre, evidentohet se vitet e fundit ka nje permbysje te raportit te ushqimit qe zgjedhin qytetaret. Sepse sikunder pohojne mjeket, te jesh vegjetarian ose te dominosh ne zgjedhjet e tua me perimet, eshte dicka vertet e vlefshme per shendetin tuaj.

Sakaq, edhe brumerat kane “fansat” e vet ne menyne ditore te konsumatoreve. Sondazhi tregoi se te pakten 5.5 per qind e klikuesve ne temen “cilin lloj ushqimi preferoni”, kane si zgjedhje te tyre “ideale”, brumerat.

Ed.Ku






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika