PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Nje oaz ku shkrihen 4 stine ne nje

Nje oaz ku shkrihen 4 stine ne nje

Edison Kurani
E Hene, 28 Janar 2008

Reportazh / Ne thellesi te vendit fqinje, Bormio. Aty ku natyra ka dhuruar aq shume dhe ku ne kohera “pafund”, emrat me te famshem te globit kane lene gjurme dhe deshmi. Me te riun shqiptar qe, ndonese emigrant, perjeton rol kyc ne nje nga komplekset me tunduese te relaksim, ku pasionin e rigjente dhe Leonardo da Vinci



Debora e pare e vitit qe hyme, por e disata e stines, ka veshur ne te bardhe malet e Bormios, ne ekstremin verior te Italise. Rreze tyre dhe shtepite e dyqanet e pesemije banoreve qe jetojne atje. Njerez nga te gjitha moshat qe, ndonese jetojne ne nje qytet aq te vogel, kane vendosur te mos krijojne dhe ketu precedentin e provincave te braktisura, ku rralle te sheh syri te rinj, ne “pafundesine” e moshave te thyera.

Ketu te gjithe duket sikur duan te thone: Bormio eshte yni. Packa se ne te pakten tre stine te vitit, zor se eshte vetem i tyre. Sepse tejmbushjet me turiste nga e gjithe Italia, Evropa dhe me gjere, nga kontinentet e tjera. Ca me teper, ditet festive te vitit dhe muajt e veres, jo pak familje gjejne prehjen e shumepritur ne banesat qe i kane te rezervuara per te qene larg stresit metropolitan.

Mes morise se pesemije qytetareve te Bormios, tek-tuk gjen edhe te huaj. Pak. Ndoshta sepse ketu gelon “racizmi”, nese mund te quhet keshtu shpirti fanatik i bormiezeve qe aq shume e duan qytetin e tyre. Ndoshta dhe pse ne kete qytet me familje goxha te pasura, eshte e veshtire te cash, per te krijuar nje jete me te mire, sikunder emigrantet perpiqen ne qytetet e medha.

***

Keshtu mendonte pak vite me pare edhe Dritani. Tani rreth 31 vjec, i riu nga Elbasani qe e ka Italine, prej afro dy dekadash si shtepine e dyte, pohon se, pasi nuk la vend te shtetit-cizme pa shetitur, vendosi “te kaloje dhe nje here ne Bormio”. Me mendimin per te qendruar atje vetem nje sezon turistik. Sezon qe duket se i zgjati ca si shume.

“Ne fillim, kur erdha, mendova te punoj ne ndonje hotel per kohe sezonale. Me kishin thene se vijne plot turiste dhe ne vere ka shume levizje”, tregon Dritan Gremi, emigranti 34vjecar nga Elbasani, qe pas kaq pervoje pune, njeh “ne maje te gishtave” hotelerine dhe “foof and beverage”. “Dhe keshtu nisi, punova ne disa hotele qe gjate veres mbusheshin me turiste dhe kur sezoni po i afrohej fundit, mendova te rinis udhetimin”. Ketu nisi dhe “bllokada” ndaj Dritanit. Pasi njihet me nje vajze italiane, Sonia, e cila tani eshte ne krah te tij ne nje bashkejetese per t’u admiruar, nis te punoje ne kompleksin hotelier me te njohur te zones. “Bagni nuovi” dhe “Bagni vecchi” (Banjat e reja dhe te vjetra), e shtangen ate kur pa se ujerat termale nuk ishin thjesht nje kurim i semundjeve te ndryshme reumatizmale. “Ndersa kujtoja banjat termale te Llixhave ne zona te ndryshme, me karakteristike eren e squfurit te ndeshur deri qindra metra larg, ketu u ndesha ne ekstremin tjeter, ate te aromave te mrekullueshme te bimeve dhe petaleve”.

***

Dritani nuk eshte i vetmi qe habitet ne termalet e Bormios. Befasia kaplon kedo qe hyn ne dy hotelet qe se bashku me nje pyll te mrekullueshem, shoqerojne kompleksin e relaksimit, sic i pelqejne ta quajne italianet. Ne brendesi te parkut kombetar te Stelvios, tre kilometra nga qendra e Bormios, kompleksin e ndajne pak kilometra nga Livigno, zone neutrale dhe Zvicra fare prane saj. Ketu, te strehohesh ne nje nga dhomat e dy hoteleve, eshte vetem “maja e ajsbergut”. Bashke me te, arrin te marresh sherbime qe te pakten ne Shqiperi, eshte e pamundur t’i gjesh.

Jane disa dhjetera pika te trajtimit termal dhe sherbimeve te tjera, qe rrethojne kete kompleks relaksimi dhe kurativ. I frekuentuar se tepermi nga shtresa te larta te shoqerise, dendur moshat e avancuara, kompleksi tejmbushjet edhe nga shume te rinj e te reja, qe, sapo vizitojne keto banja, zbulojne se “stresi metropolitan zhduket si me magji”.

Te parit nga afer te kesaj qendre relaksimi, ku nje prej personave kyc te sherbimeve eshte i riu nga Shqiperia, na krijoi mundesine e njohjes se plote te saj, por dhe historise se lashte te pikes identifikuese te Bormios. Andrea Quadrio Curzio, president i kompleksit te Bormios, tregon, per “Koha Jone”, se, ndonese gjate gjithe vitit ambienti eshte i populluar, vecanerisht periudha e veres tejmbushjet nga personazhe te famshme te kohes, industrialiste dhe biznesmene nga e gjithe bota. Ne fakt, perreth duken jo vetem makina luksoze, por dhe helikoptere e avione te vegjel private, qe transportojne shpesh emra te njohur te botes se biznesit, politikes dhe artit.

***

Ne brendesi te kompleksit, disa cifte ne mosha te ndryshme, sapo kane nisur te eksplorojne mrekullite e banjave perandorake. Ata po pershkojne sipas radhes se keshilluar, morine e banjave te ngrohta me dhe pa hidromasazh, saunen “e Herkulit” qe arrin nxehtesine 80 grade celsius, deri banjen me akull, disa dhjetera grade nen zero. Kurse surpriza, i pret pak me tutje. Nje pishine gjigante me anekse hidromasazhi, krejtesisht nen qiell te hapur. Eshte temperatura -18 grade celsius ketu ne Bormio. Por kjo nuk do te thote aspak se i ftohti mund te te pushtoje trupin. Perkundrazi. Ndaj pas minutave te tera ne ujin e ngrohte te pishines antike, “notaret” e saj i gjen ne ore relaksimi ne lendinen e gjelber aty prane, nen rrezet e diellit, qe, ndonese nuk jane te ngrohta, shnderrohen ne nje relaks te plote fizik dhe mendor per te pranishmit.

***

“Ndersa banjat bejne punen e tyre, une kam punen time”, thote me humor Dritani. “Pasi te dalin qe andej, ata do t’i drejtohen bar-restorantit dhe une duhet te kem cdo gje gati”. Dritani eshte pergjegjes per ushqimin e klienteve. Ai ka per detyre te kontrolloje ne cdo kohe jo vetem shumellojshmerine e bufese, por dhe cilesine e tyre. Ndaj, sikunder pranon, gjithnje eshte i detyruar te perjetoje ankthin nese cdo gje eshte ne rregull.

I riu qe drejton sherbimin ushqimor te kompleksit, eshte shqiptar dhe pavaresisht faktit se eshte i huaj, kurrsesi nuk shihet me ate sy. Packa se rendom ne Itali, mund te gjesh luhatje racore dhe ksenofobizem. “Eshte thjeshte puna dhe perkushtimi ndaj saj. Dhe korrektesa, patjeter. Ne kete pike, asnje sipermarres nuk ka pse te paragjykoje aq larg”, eshte pergjigjja “kapakvenese” e te riut emigrant.

***

I integruar me se miri me jeten ne Itali dhe prej nje dekade ne Bormio, Dritani nuk e harron faktin se eshte emigrant dhe per me teper shqiptar. Ndaj, eshte tejet i ndjeshem ndaj te huajve qe vijne ne Itali per nje jete me te mire. “Dhe ne Bormio kane ardhur te huaj nga Ballkani dhe pas celjes se kufijve, po kerkojne pune per nje jetese prane normales. Ndaj, sa mundem, perpiqem t’i ndihmoj”. Dhe altruizmi i emigrantit shqiptar, eshte evident. Ne kete kapercyell te viteve, dhurata e tij ndaj nje punetoreje rumune ne sektorin qe drejton, ishte leja e qendrimit afatgjate. Vajza shijoi surprizen e kendshme pa menduar se dokumentacioni qe iu kerkua ne punesim e siper nga pergjegjesi shqiptar, kishte si mision te dyte dhe per t’i siguruar asaj pune te rregullt, sherbim falas shendetesor e qendrim te ligjshem ne Itali.

PAK HISTORI

Nga antikiteti ne ditet tona

Banjat e Bormios kane nje te kaluar tejet te lashte. Ne antikitet duke nisur nga etrusket, ato perdoreshin nga personazhe te famshem, perfshire shume monarke dhe perandore. Ndaj ne to, shume pjese termalo-kurative, mbajne emrat legjendare. Matteo Terrenghi, pergjegjes i marredhenieve me publikun te kompleksit, tregon, per “Koha Jone”, se “te gjithe te famshmit e koherave kane lene deshmite e tyre ketu”. Ai tregon se zbulimi i tyre daton shekullin e peste. Por shume dokumente tregojne se keto banja jane ndertuar ne mesjete. Ne vite, aty eshte ndertuar nje keshtjelle, gjurmet e te ciles jane ende sot.

Ndersa ne vitin 1493, i famshmi Leonardo da Vinci, pasi qendroi disa kohe ketu, pershkruante “pasionin e rigjetur” ne Bormio. Duke lene dhe plot deshmi ndjellese, per “mrekulline e prekur me dore”. Kurse tre vjet me vone, Duka i Milanos, Ludovico il Moro, mbeshtetese pershkrimin e Da Vincit. Ne fakt, ne sitin zyrtar www.bagnidibormio.it, gjenden nje mori informacionesh te detajuara per kete kompleks me fame evropiane.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika