 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
90 minuta me Krujen ne ...dhe nen kala
E Enjte, 24 Janar 2008
Nje rruge dekorative shtruar rishtaz me nje fond te Bashkise se Krujes te con nga Pazari tradicional ne kalane e ketij qyteti. Eshte nje kala me trajte eliptike me nje siperfaqe prej 2.5 ha toke, ngritur ne nje koder shkembore. Germimet arkeologjike deshmojne se kodra ka qene e banuar qe ne shek e III p.e.r, ndersa kalaja eshte ngritur ne shek. V-VI e.r.
Nen nje shi te imet dhe grindavec, kalaja nje mesdite te vranet qendronte hije rende si te rikujtonte se ishte ajo qe kish qene gjate periudhes se Skenderbeut kryefortesa e qendreses se shqiptareve kunder pushtimit osman. Ne nje lartesi prej afro 600 metrash mbi nivelin e detit, gjithkush qe mberrin ketu pushton nje pamje panoramike teksa ne dite me diell mund te shikoje qarte edhe detin Adriatik.
Historianet thone se ne fakt qyteti i Krujes, e ka marre emrin nga krojet e kulluara, por edhe se kur u pushtua 10 vjet mbas vdekjes se Skenderbeut ne 1478, otomanet pasi pushtuan kalane dhe shkaterruan qytetin, e quajten ate Akcahisar (fortese e bardhe). Ajo ndodhet vetem 32 km larg Tiranes, ndersa me qytetin port-Durresin, me te cilin bashkejeton prej 10 vitesh ne te njejtin qark, e ndajne vetem 46 km.
Por teksa qendron perballe mureve shekullore te kalase ne kembet e qytetit, 6 km larg Fushe Krujes, ndodhet edhe Albanopolis, qyteti antik qe, sipas gjasave, na ka dhene edhe emrin shqiptar, ndersa mbi koke te qendron Teqeja e Sarisalltekut ne lartesine 1.117 metra, nje tjeter pike e preferuar, vecanerisht per besimtaret bektashinj. Babai shenjtor, i cili rreth vitit 1325 i ktheu qytetit te Krujes ujin dhe dinjitetin e neperkembur, nderohet gjeresisht nga qytetaret krutane, ndersa teqete bektashiane te zones vizitohen edhe si pika muzeale.
Rruga e pazarit deri ne kala, rikonstruksioni i spitalit te Krujes, realizuar me fondet e qeverise shqiptare, laboratori i ri informatik ne shkollen e mesme te qytetit te Krujes, te inaguruara pak dite me pare me pranine e Kryeministrit Sali Berisha, por edhe ndertimi i rruges se Abazit qe te con ne Qafe Shtame, nje pike tjeter turistike tejet e vyer ne keto ane, ndertimi i nje Pallati te ri Kulture, ndertimi i dy shkollave te reja profesionale, por edhe rikonstruksioni i nje shkolle 9-vjecare me se 80 vjecare, jane disa nga projektet ambicioze te kryetarit te Bashkise se ketij qytetit, Lulezim Guni. Por si nje qytet qe prej kohesh i perket turisteve te te gjitha kombesive, Bashkia e ketij qyteti po kembengul ne krijimin e kushteve sa me te mira ne infrastrukture, sidomos ne ndertimin e rrugeve sic eshte rruga Kruje -Tirane apo edhe rikonstruksioni i rruges Kruje-Mali i Krujes .
Te pakten 16 mije banore jetojne aktualisht ne kete qytet te vogel, por te mahnitshem, qe i ngjitet shpatit te nje mali madheshtor. Cati te kuqe, mure te bardha, burime uji dhe rruge me kalldrem, por edhe pazari, nje monument i rralle kulture, vendosur ne nje rruge te ngushte, qe te con drejt keshtjelles dhe ne te dy anet me dyqane, edhe sot te sjell nje atmosfere aq te lashte sa te duket se nuk ka pesuar asnje ndryshim nga koha e Skenderbeut...
I shquar kthjelltaz nga lart kalase, pazari gjarperon per te mbaruar diku tutje ne forme gjysem-spiraleje prej afersisht 150 metra. Duket se koha ka mbetur ne vend. Studiuesit e shumte kane folur se ky Pazar i rralle eshte ndertuar rreth 400 vite me pare, kur kishte rreth150 dyqane zejtaresh qe nisnin nga hyrja e kalase se sotme per te perfunduar tek Hani i Picorrit, atje ku sot ndodhet Bashkia e qytetit te Krujes.
PAK JETE MITIKE NE MUZEUN ETNOGRAFIK...!
Kur dera e asaj shtepije, clirohet nga nje dryn i trashe ne ngjyre te zeze, gjithkush qe kapercen portikun e larte te deres dru-forte, gjendet ne mes te dilemes se ndodhjes. Oborri i mbuluar me hardhi rrushi thyhet nga ornamente dhe objekte te gjithllojta, nderkohe qe stolat e drunjte vendosur kendshem nen hijen delikate te hardhive, te ndjellin t'i ofrohesh nje pusi te vogel . Realiteti keputet ne mes kur kapercen kete dere te forte nga druri i perdorur, frujtur nga era dhe shiu dhe te restauruar me kujdes nga njerez te dashuruar mbas artit.
Eshte Muzeu Etnografik i Krujes i ndertuar ne vitin 1988 nga nje grup historianesh te qytetit te Krujes me ndihmen bujare te Institutit te Monumenteve. Disa shekuj me pare, gurin e pare te themelit te kesaj shtepie, e cila i ka te gjitha tertipet qe mund te kete nje shtepi, i hodhi nje pinjoll i familjes se njohur shqiptare Toptane. E ndertuar brenda mureve rrethuese te Kalase se Krujes , gojedhenat thone se ajo i takon vitit 1764.
Haki Hoxha, Neki Goci, Tish Taka, menduan te krijojne kete shtepi muze te etnografise shqiptare, por qe nga lloji eshte tipike e Shqiperise se Mesme. Si nikoqire te mire te zakoneve dhe etnografise shqiptare ata "ndertuan" kete shtepi muze, e cila edhe pse e heshtur dhe e gjalleruar vetem kur e shkelin vizitore, mban mbi vete nje enciklopedi te tere jete.
Si nje nga shtepite me te pasura te kohes, kati perdhes i saj i ofron vizitoreve te shijojne te gjithe ate arsenal posedues veglash dhe mjetesh te perdorura ne ate kohe per prodhimin e ekonomise natyrore. Nen nje drite te zbehte, karakeristike e mesjetes, gjithkush mund te njohe vegla origjinale te asaj kohe te perdorura per prodhimin e rakise, veres, gjalpit, te prehjes se metaleve dhe farketimit te tyre ,'makinen' me te cilen rregjeshin lekuret e kafsheve, por edhe ate "frigoriferin" modest, te cilin nikoqeret e vendosnin ne qoshet e fresketa te shtepise.
Mes mistikes dhe reales, cdo qoshe e kesaj shtepie, shoqeruar edhe nga Shefki Vogli, ciceroni i Muzeut Etnografik te Krujes, te ofron ate qe nuk e ke me, por qe ne nje fare menyre diku thelle e ngacmon subkoshiencen tende. Konceptimi origjinal qe autoret i kane bere kesaj shtepie-muze te ofron shume me teper se sa ato t'i shihje ne mure te ftohta te nje muzeu te ndertuar bukur dhe me xhama te zinj. Thjeshtesia , komoditeti qe cdo kush ndien kur viziton ate te josh per te thene se "kur do te vij ta vizitoj perseri" apo kur "do te kem rastin te shoh edhe njehere ate dhomen aq karakteristike te miqve ne katin e dyte te shtepise".
"Kur armiku te shkel ne dere si mik, ai duhet te pritet me te gjithe bujarine e shtepise", thuhet ne nje gojedhene te lashte shqiptare . Kur sheh muret e kesaj dhome te zbukuruar me afresk, perdet e bardha ne mes te te cilave spikat e qendosur shqiponja e flamurit tone, qilimin e endur me fantazi me motive popullore, te kujtohet vetiu kjo karakeristike aq fisnike dhe aq njerezore e shqiptarit. Armet e vendosura mbi muret e kesaj dhome me te gjitha llojet dhe modelet ruajne ende sot ne menyre origjinale karakteristikat e forces se burrit qe zoteronte ne ate kohe cdo qoshe te shtepise.
Minderet e ulet i qendrojne shume mire sofres se madhe e mbushur me te gjitha llojet e eneve karakteristike te kohes. Perballe dritareve, te cilat ofrojne nje ndricim te dy-fishte gjate dites , ndodhet nje cardak i mbyllur me dritareza te vogla me xham te erret. Eshte ballkoni nga ku grate verenin miqte dhe te ftuarit e shtepise, mbasi kishin servirur me te mirat e gjendura deri tek qoshja e deres, pa guxuar te shkelnin me tej. Rregullorja e brendshme e kesaj shtepie ju kishte caktuar vendet ku ato do te qendronin, guzhinen e gatimit, te ngrenies dhe ate cope ballkon te mbyllur nga ku ato vetem shikonin levizjet dhe sjelljet e burrave dhe miqve te shtepise.
Guzhina me oxhakun karakteristik ne forme piramide, dollapi ku mbahej mielli apo magjja ku gatuhej buka, enet e ndryshme me dru dellinje, te japin nje ndiesi krejt te vecante, bashkuar me mistiken, te nje realiteti sa te larget aq edhe te dashur.
Copezat e tregimeve, filmave, te ndodhive te degjuara, gjithcka qe te eshte ofruar nga historia e kombit tone, ne kete ambient te duket sikur i prek me molleza te gishterinjve dhe te zgjon deshiren te jesh personazh i ketij ambienti. Banja me avull, eshte nje surprize e kendshme qe godet cilindo, surprize e cila shtohet me teper kur meson se ajo eshte unikale ne te gjitha banesat qytetare ne Shqiperi.
Perposhte mureve te lashta ne hyrje te kalase, nen ftohtesine e mureve shekullore, shiu me grimca bore godiste grindshem teksa ne mendje te vinte nje fraze e medituar shpesh here : "Kush nuk ka vizituar Krujen, nuk ka vizituar Shqiperine".
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Ne Shqiperi, ku ndodhen dhe 100 mije tone municione
- Bukuresht, dy dite, per nje pritje te gjate!
- Burgu i Burrelit ku "bujtin te fortet"
- Te vuash se ke shtat te shkurter
- Vdekja dhe jeta, 8 dite me pas
- Durres-Kukes, rruga qe po "pjell" kasolle
- Afganistani, si e pashe tmerrin e luftes
- Perjetimi live i ngjarjes se shekullit
- 72 ore per 96 vjet!
- Lapraka, nje qytet prane metropolit
- Saimiri, ushqim dhe pije falas per te gjithe
- Ekspres ne Kalimash
- Gurra e Domgjonit, si u zhduken milionat
- Ne agoni nga SIDA, femija pret... jete
- Tokio, 72 ore ne Perandorine e Diellit!
|
|