PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bustet, shenjestra dhune dhe mbishkrimesh


E Hene, 21 Janar 2008

Luljeta Ndoka

Disa germa paksa abstrakte, qe po t’i bashkosh nuk nxjerrin asnje fjale te qarte, jane “shkruar” dhunshem mbi pllakatin e bustit te Qemal Stafes, perballe godines se Presidences. Po aq dhunshem duket se eshte “riparuar” kjo veper rrugacesh, edhe nga punonjesit e gjelberimit. Sepse, nese me pare dukej qe shnderrimi i bustit te luftetarit ne objekt shfryrje nervash apo pakenaqesish ishte bere nga njerez te papergjegjshem, sot riparimet e kane bere pothuaj qesharak. Te kete qene Qemal Stafa nje hipi i viteve ’20, nje djalosh simpatik me mjeker te verdhe? Te pakten keshtu eshte transformuar, fale “riparimeve” te Ndermarrjes se Gjelberimit. Busti i realizuar me mjeshteri nga Llazar Nikolla ne vitin 1962, eshte dhunuar para pak kohesh. Ai u lye me spraj ngjyre te kuqe, e cila ndoshta nuk i shkonte shume luftetarit. Mundet, mungesa e solucioneve fshirese ka bere qe mirembajtesve t’u linde nje ide me origjinale: “Lyerja e bustit me nje ngjyre te verdhe”, gje e cila ngjan me shume si me ngjyre komplementare e origjinalit te punuar nga mjeshtri Nikolla. Nje perpjekje per te fshire shenjat e dhunes se te papergjegjshmeve. Ndersa germat e pllakatit jane ende aty...

Busti i Adem Jasharit eshte dhunuar jo ne menyre aq “artistike” sa i Qemal Stafes. Me sa duket, ai eshte goditur me mjet te forte, sepse pllaka ka levizur dukshem. I vendosur perballe shkolles “Qemal Stafa” ne Rrugen e Durresit, busti i Adem Jasharit vazhdon te qendroje dinjitoz, me tipare origjinale te gdhendura nga autori i vepres. Qeleshja qe qendron pak siper pjeses se syve dhe mjekra i shquhen kollaj, pasi ato nuk i jane modifikuar. Vecse nje pllake e madhe e memorialit i ka levizur vepres perkujtimore kushtuar trimit legjendar te luftes se Kosoves. Ende ai nuk eshte riparuar, megjithate Bashkia e Tiranes premton se kujdeset per dicka te tille. Per hir te se vertetes, duhet thene se gjendja e busteve, memorialeve dhe monumenteve eshte shume me e mire krahasuar me pak vite me pare. Shefi i trashegimise kulturore ne Bashkine e Tiranes, Valter Gjoni, u shpreh dje se prej 3-4 vjetesh, ka rene ndjeshem tendenca per te dhunuar vepra te tilla. “Kemi pasur raste tek-tuk, por kemi vepruar”, thote ai. Sipas Gjonit, jane disa faktore qe kane luajtur nje rol te vecante ne zbutjen e ndjeshme te fenomenit te dhunes ndaj veprave perkujtimore te figurave te njohura, te cilat kane dhene kontribut ne fusha te ndryshme. “Njeri prej faktoreve eshte ndryshimi i formes se mirembajtjes. Keshtu, nga nje skuader e vogel prej 2-3 vetash, qe kujdesej dhe mirembante bustet dhe monumentet, tashme ka grupe te vecante, prane ndermarrjeve te gjelberimit prane njesive bashkiake qe kujdesen per to”, thote Valter Gjoni. I pasionuar pas trashegimise, ai ka botuar edhe nje broshure me nje pjese te madhe te busteve dhe te monumenteve ne forme historiku. Ne broshuren “Kujtese historike e Tiranes nepermjet veprave te artit”, autori jep te dhena mbi autorin e veprave, kohen dhe vendndodhjen e vepres perkujtimore.

Zinxhiri qe vepron per mirembajtjen e busteve

Shefi i Trashegimise Kulturore ne Bashkine e Tiranes, Valter Gjoni, tregoi dje, per “KJ”, se fenomeni i mirembajtjes vepron ne dy drejtime kryesore. Behet fjale per ate shteteror dhe privat. Megjithate, nje rol te madh ne zbutjen e problemit te dhunimit te veprave perkujtimore luajne edhe qytetaret. “Nese para pak vitesh kishim problem dhunimin masiv, tashme ne kemi kohe pa dicka te tille, ose te pakten vetem raste sporadike”, thote Gjoni. Sipas tij, para 16 vjetesh, mirembajtja behej nga nje ekip i atashuar prane ndermarrjeve komunale, me 2-3 punonjes. Ndersa pas diktatures kete pune e bejne vete ndermarrjet e gjelberimit, sipas territoreve qe mbulojne njesite. Sapo jepet sinjalizimi per demtime te mundshme te ketyre veprave, lajmerohet menjehere ndermarrja e gjelberimit, e cila kujdeset per te vendosur ndonje germe kur hiqet, te beje ndonje lyerje te mundshme, te ngjise pllakat. Nje element tjeter qe con ne zbutjen e mases se dhunimit, eshte edhe fakti qe ne data te caktuara perkujtimore, aktivitetet behet pikerisht prane ketyre veprave. Ndersa edhe perkujdesja nga ana e subjekteve private ka luajtur nje rol te ndjeshem. Keshtu, kur prane bizneseve ndodhen memoriale te tille, pronaret e ketyre subjekteve i mirembajne. Megjithate, Gjoni tregon se ka pasur mjaft raste kur qytetaret i kane denoncuar, duke dhene kontributin e tyre modest.

Si vendoset per te ndertuar nje memorial

Nuk ka ndonje kriter te vecante qe vendos ngritjen e nje memoriali apo busti. Subjekte te ndryshme kane te drejte te bejne propozime dhe me pas kryesia e Bashkise se Tiranes dhe komisioni i vleresimit te figurave te qytetit e shqyrton kete propozim, na baze te vlerave qe bart figura dhe kontributeve qe ai ka dhene. Sipas shefit te Trashegimise Kulturore, per kete ceshtje krijohen edhe mikrokomisione historike. Me pas, eshte Keshilli Bashkiak ai qe jep aprovimin, ose kundershtimin per ngritjen e nje vepre ne perkujtim te ndonje figure te propozuar. Megjithate, sipas Gjonit, ka edhe vepra qe behen me konkurs, si dhe vepra qe dhurohen. Rast tipik eshte ai i bustit te Frederik Shopenit. “Ka edhe miratime bustesh ne arenen nderkombetare. Keshtu, nese ne kemi buste te heroit kombetar Gjergj Kastriotit ne vende te ndryshme te botes, edhe keto te fundit dhurojne vepra perkujtimore per heronjte e tyre”, tregon shefi i Trashegimise, Valter Gjoni. Nga ana tjeter eshte proceduar ne menyre te tille qe kur nje rruge apo shesh mban emrin e nje figure te shquar, atje behet edhe nje bust. Megjithate, Bashkia e Tiranes nuk preferon te beje perseritje, pra te vendose emra rrugesh, sheshesh, apo edhe buste per te njejtin person. Kjo, ne menyre qe te promovohen edhe figura te tjera me vlere.

Bashkia miremban afro 40 vepra perkujtimore

Ne kryeqytet ndodhen 17 buste, 13 lapidare, 8 monumente dhe 9 memoriale ne perkujtim te njerezve te shquar, apo edhe te thjeshte, por qe kane dhene kontribut ne historine e qytetit. Disa prej figurave te cilave u jane kushtuar buste jane: Qemal Stafa, Adem Jashari, Avni Rustemi, Andon Zako Cajupi, Sami Frasheri, Abdyl Frasheri, Naim Frasheri, Jeronim De Rada, Osman Kazazi, Shefqet Ndroqi, Frederik Shopen, Fan Noli, Myslym Keta etj. Po ashtu, ne Tirane kemi monumentin “Skenderbeu”, “Sulejman Pasha”, “Nene Shqiperi”, “Nene Tereza”, “Partizani”, “Hafiz Ibrahim Dalliu”. Ndersa memorialet jane: Memoriali i te Perndjekurve Politike, memoriali i vellezerve Frasheri, qe ndodhet ne Parkun e Madh, Varrezat e Deshmoreve te Kombit, varrezat e deshmoreve angleze, varrezat e deshmoreve gjermane, varri i Faik Konices, kompleksi kulturor “Kambana e Paqes” skulptura e parkut “Lirike Partizane”etj.

Perkujtim per Papa Gjon Palin e Dyte

Eshte ende nje projekt, por qe nuk mund te hase asnje pengese per realizimin e tij. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, po mendohet per berjen e nje busti per figuren e shquar me vlera boterore, Papa Gjon Palin e Dyte. Burimet tregohen te rezervuara per detaje, megjithate thone se ka edhe disa projekte te tjera. Mesatarisht, nje bust apo memorial i thjesht kushton rreth 300 mije leke (te rinj), por kostoja varet edhe nga materiali qe perdoret per dicka te tille. Ndersa disa vende te botes mbajne memoriale te heroit tone kombetar, Gjergj Kastriotit. Behet fjale per Varshaven, Argjentinen, Romen, Francen etj.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika