 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Sondazhi, votohet Ramiz Alia
E Marte, 22 Janar 2008
Ish-Presidenti merr pjesen me te madhe te afro 1 500 votave ne faqen on line te “Koha Jone”, pas publikimit te takimit me intelektualet me 1990. Pas tij kryepolici i pergjithshem Prenci. Te votuar edhe Vangjel Dule dhe Albert Xhani
Ish-presidenti i Republikes dhe ish-krahu i djathte i diktatorit komunist, Ramiz Alia, ka marre pjesen me te madhe te afro 1 500 votave qe dhane javen qe u mbyll, lexues te faqes zyrtare te “Koha Jone”, on line. Ramiz Alia mori 54.1 per qind te 1 490 votave ne sondazhin “Personazhi i javes” qe organizon “Koha Jone” ne faqen e saj zyrtare te internetit, www.kohajone.com. Ditet e fundit, “KJ” publikoi ekskluzivisht dhe per here te pare, biseden e plote kater oreshe qe Ramiz Alia pati me intelektualet ne vitin 1990. Kjo bisede, ne pjeset me pikante te saj u transmetua ne emisionin e Blendi Fevziut “Opinion” ne Tv Klan dhe materiali i plote u publikua ne “Koha Jone”. Ne te u zbardhen edhe debatet mes Alise dhe Sali Berishes, Luan Omarit dhe intelektualeve te tjere, pjesemarres ne takim.
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, eshte zgjedhur i dyti ne renditjen e me te votuarve te personazhit javor te “Koha Jone” on line. Prenci mori vleresimet per punen e bere kohet e fundit ne ruajtjen dhe mbajtjen nen kontroll te nivelit te kriminalitetit ne vend. Prenci, njihej edhe ne Shkoder kur drejtoi policine rajonale, me nje numer vrasjesh qe arriti te parandalonte. Ne kuader te 95-vjetorit te Policise se Shtetit, ne sondazhin e www.kohajone.com, Prenci ka marre 28.9 per qind te votave.
I treti nder me te votuarit e personazhit javor ne “Koha Jone” on line, ishte kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Vangjel Dule rroku 10.1 per qind te afro 1 500 votave, pasi ishte ne qender te vemendjes politike te javes. Dule shprehur publikisht kerkesen qe te riformatohet qeveria aktuale e se djathtes ku partia e tij deri vone prane se majtes, ben pjese ne rang ministror. Dule, u shpreh me force pro nje kabineti te mundshem “Berisha 3” qe mund te vinte afro nje vit pas ndryshimeve te para qe kryeministri Sali Berisha beri ne kabinetin e tij, serish pas kerkesave nga brenda koalicionit.
Presidenti i klubit sportiv “Partizani”, eshte i fundit ne renditjen e me te votuarve te sondazhit javor duke marre 6.8 per qind te klikimeve. Albert Xhani, drejton ekipin e futbollit te Partizanit ne Tirane por se fundi ka qene ne qender te vemendjes per tejkalim te periudhes se likujdimit financiar te lojtareve. Prej disa kohesh, pjesa me e madhe e lojtareve te Partizanit kishin nisur deklarata publike per braktisje eventuale te ekipit pasi nuk ishin paguar prej muajsh. Disa here u premtua dhenia e pagave mujore por sipas lojtareve kjo nuk u realizua. Vetem para disa ditesh, javen qe shkoi, te gjithe lojtareve iu dhane pagesat e prapambetura, duke mbyllur keshtu “kapitullin bojkot”.
Ed.Ku
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
- Debati per Tiranen, "rikthehet" Brojka
- Investimet e SHBA, votohet Topi
- Ftesa e NATO-s, votohet Berisha
- "Gerdeci", duel Mediu-Rama
- Nismat ndaj grave, votohet Topalli
- Pronat came, votohet Berisha
|
|