 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
KESH, ka punuar shume keq
E Diele, 20 Janar 2008
Puna e bere nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare eshte shume e keqe. Ky ka qene perfundimi i sondazhit ne faqen e internetit www.kohajone.com. Plot 552 votues kane marre pjese ne kete sondazh, ku 37,5 per qind e tyre e kane vleresuar punen e KESH-it shume te keqe. Nderkohe qe rreth 22,6 per qind e pjesemarresve e kane cilesuar si te keqe dhe vetem 13,9 per qind e votuesve kane mendim shume te mire per korporaten.
Pavaresisht nje sere nismash qe ka marre KESH-i per te permiresuar punen, si dhe imazhin ne publik, duket se konsumatoret shqiptare vazhdojne te jene te pakenaqur prej saj. Duke filluar qe nga fundi i dhjetorit te kaluar, Korporata ka eliminuar totalisht kufizimet e energjise elektrike, duke i aplikuar ato vetem ne oraret e pikut. Kjo per shkak se atehere mbingarkesa e rrjetit eshte maksimale dhe per te evituar defektet e mundshme nderpritet per rreth 1 ore energjia elektrike. Megjithate edhe kjo mase, duket se nuk i ka kenaqur aspak shqiptaret, te cilet vazhdojne ta vleresojne si shume te keqe punen e Korporates. Per te perballuar furnizimin 24 ore me energji elektrike, prodhimi dhe importi i energjise eshte ne kapacitetet maksimale. Ku per shkak te importit ne kapacitetet maksimale, sistemi energjetik shqiptar per here te dyte pesoi nje shkeputje, duke sjelle perreth 45 minuta nderprerjen e energjise ne te gjithe vendin. E njejta gje ka ndodhur edhe ne veren e vitit te kaluar, ku shkak per renien e sistemit ishte importi tejet i larte i energjise. E thene ndryshe, perseritja e kesaj situate ne nje hark kohor relativisht te shkurter, tregon edhe nje here se sa e nevojshme eshte investimi ne rrjetin energjetik. Kjo pasi askush nuk eshte ne gjendje te siguroje se nje situate e tille nuk do te perseritet serish.
Ne kuader te masave per eliminim e vjedhjeve dhe abuzimeve me matjen e energjise elektrike, KESH-i ka blere nje pajisje spiune, e cila tregon ne rast se i jane bere nderhyrje matesit, apo nuk eshte llogaritur sakte energjia e faturuar. Por, jo vetem kaq, aparatura e re e kontrollit do te evidentoje edhe ata faturiste, te cilet abuzojne me faturimin e energjise. Kjo, pasi te gjitha grupet e kontrollit ne KESH do te pajisen me kete aparature te re zvicerane, e cila eshte portabel. Aparatura dixhitale arrin te mase konsumin real te cdo konsumatori, qofte ky familjar apo biznes. Brenda pak minutave kjo pajisje zvicerane arrin te evidentoje rastet kur matesi elektrik eshte demtuar, ose edhe kur faturimi i energjise eshte me i larte se c'konsumohet ne te vertete.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Cilat jane programet televizive qe preferoni me shume
- "Duam ndihme greke", "denohet" Himara
- Pushimet, duam me shume jashte Shqiperise
- Qendra e Tiranes, me mire e alternuar
- Pushimet jashte? Duam me shume Spanjen
- 1 Maji, te festohet me protesta
- Pushimet, duam me shume jashte Shqiperise
- Ftesa e NATO-s, pritet "brom" investimesh
- Shqiptaret, te bindur per Aleancen
- Kombetarja, duhet kompromis MTKRS-FSHF
- Demshperblimi nga shteti, i shpejte
- Agjenturat e huaja ne tragjedi
- Zona e tragjedise, e papershtatshme
- "Vendimi i FIFA-s, i drejte"
- Rama-Meta, "cifti" s'kthehet me
|
|