Xhufi: Meta, Kryeminister ne 2009
E Diele, 20 Janar 2008
Kryetari i Grupit parlamentar te LSI, Pellumb Xhufi, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, eshte shprehur ne favor te Ilir Metes, Kryeminister i vendit pas fitores ne 2009. Duke deklaruar se eshte e gatshme te hyje e vetme ne zgjedhje, Xhufi ka nenvizuar se LSI do garoje ne 100 zona per t’i fituar ato. Ai eshte shprehur per rritjen e pragut elektoral, nderkohe qe ka qene kategorik kunder federates se majte.
Ku do te insistojne nismat parlamentare te opozites dhe te LSI-se pergjate ketij viti?
Prioritet eshte ceshtja e integrimit ne NATO, qe ka nje skadence shume te afert, kur do te mblidhen ministrat e vendeve te NATO-s, ne duhet te kemi filluar dhe te jemi ne nje faze te avancuar te dy reformave kryesore, qe eshte ajo ne drejtesi dhe reforma zgjedhore. Per fat te keq, jemi shume vone dhe si LSI i kemi rene kambanave te alarmit prej kohesh per nje problem te tille. Per me teper, marrim vesh nga vizita e fundit qe bene ambasadoret e NATO-s ne Shqiperi se nenvizohet me force qe keto dy reforma perbejne nje kushtezim te pakapercyeshem. Ne kete kuader, qe ne seancen e pare parlamentare, Grupi jone parlamentar do te kerkoje nje raport, lidhur me punen qe eshte ne komisionet perkatese, pra nga ai i ligjeve dhe komisioni per reformen zgjedhore, te cilit i skadoi per here te trete mandati pa u mbledhur asnjehere. Do te kontribuojme me idete tona per te ecur sa me shpejt dhe ne menyren e duhur per reformat, per te arritur ne nje faze sa me te avancuar, brenda muajit shkurt.
Ndalur te reforma zgjedhore, qendrojme konkretisht ne dy elemente, te listat e hapura dhe te pragu elektoral? Cili eshte qendrimi i LSI?
Ndalur te ceshtja e pragut elektoral, LSI nisur dhe nga interesat e politikes ne pergjithesi, dhe stabilitetit politik, duke pasur parasysh se nje fragmentarizim tej mase i Parlamentit krijon probleme, te cilat po perjetohen dhe ne legjislaturen aktuale, duke demtuar nje qeverisje te qendrueshme, kemi hedhur idene per nje rritje te moderuar te pragut elektoral. Ideja jone ka qene per nje rritje 3 ose 4 per qind e pragut aktual. Por, e kemi thene vazhdimisht qe ceshtja e pragut duhet te jete nje nga zgjidhjet konsensuale ne tryezen e partive politike. Ne kete kendveshtrim, duke pasur parasysh dhe reagimin qe kane pasur disa parti, te quajtura te vogla, per te mos rritur pragun, nuk do te jemi ne, ata qe do te kundershtojne arritjen e nje konsensusi, per te mbajtur pragun aktual. Per sa i perket ceshtjes per listat e kandidateve, ne kemi qene per kete qe, fitimi i vendit ne Parlament, te mos lidhet vetem me emrin e partise, sepse do te kemi nje bashkim te emrit te kandidatit me partine qe i perket, per te mos lejuar rrjedhjen e votave, ose me sakte eliminimin e fenomenit te “dushkut”. Zgjedhjeve u duhet dhene nje dinamizem, sikurse duhet te evidentohen dhe vlerat e atyre qe kandidojne dhe kontributi qe ai jep, per partine apo per koalicionin qe ai perfaqeson. Ky eshte principi i asaj qe themi per te kandiduar me lista te hapura, por qe natyrisht do te arrihet ne nje zgjidhje konsensuale.
Unifikimi i votes se kandidatit me partine, i jep mundesi cdo partie qe te futet ne zgjedhje si subjekt me vete, pra nuk eshte e detyruar te krijoje aleanca parazgjedhore. Mendoni se kjo do t’i sillte me shume avantazhe te majtes ne betejen e 2009?
Bashkimi i emrit te kandidatit me subjektin politik qe perfaqeson, ruan integritetin e votes. Pra, nuk lejon qe vota te ndahet njehere per kandidatin, here tjeter per subjektin politik qe mund te jete i ndryshem nga ai qe perfaqeson kandidati, gje qe sjell ato deformimet e perbindshme, qe perjetuam ne 2005. Natyrisht, redukton mundesine e koalicioneve parazgjedhore, por nuk e perjashton nje gje te tille. Por, ne cdo rast, per proporcionalin do te kete nje levizje votash, qe ne plan kombetar ekuilibrohet dhe nuk sjell deformime te votes. Gjithsesi, ju keni te drejte, kur thoni qe nje sistem i tille do te bazohej kryesisht ne individualitetin e saj politik, por kjo eshte nje gje e mire, qe cdo force politike te kete te qarte se cila eshte madhesia dhe konsistenca e saj reale.
LSI do te konkurroje e vetme ne zgjedhjet parlamentare te 2009?
LSI eshte e pergatitur per te hyre e vetme ne zgjedhje, eshte nje parim qe ka te beje dhe me integritetin tone. Pasi jemi nje parti qe nuk mund te quhet e vogel, jemi mbi 9 per qind qe synon te shkoje dhe me teper, ndaj kemi gjithe moralin qe te pergatitemi te hyjme te vetem ne zgjedhje, duke pretenduar qe te fitojme ne te gjithe territorin e vendit. Megjithate eshte ende heret per te folur.
Dialogu i ndermarre nga kryetari Rama, mund te vleresohet si nje fushate paraelektorale, duke bere te duket se PS po vepron e ndare nga koalicioni i majte?
Aspekti i fushates eshte me se luajal, me se i kuptueshem cdo gje, ne fund te fundit, behet ne funksion te terheqjes se zgjedhesve. Por une do ta shihja kete levizje te kryetarit te PS-se, edhe si nje oportunitet per te pasur si nje kryetar i ri i nje force politike, per te pasur nje kontakt direkt me elektoratin dhe strukturat e PS-se. Por, dua te them qe si nje levizje nuk eshte e re, pasi, sikurse dihet, LSI qe nga dita e pare e themelimit, me nje konstante te qendrueshme, kemi zhvilluar takime ne cdo cep te vendit, pasi e cilesojme si dicka thelbesore mbajtjen e kontaktit me elektoratin dhe me struktura me pas.
PS ka deklaruar se ne 2009, gjithmone ne rast fitoreje, kreu Rama do jete kryeminister. Si e pret LSI nje deklarate te tille?
Jo vetem kryetari i nje partie te madhe, sic eshte Partia Socialiste, por dhe kryetari i nje partie qe eshte me 0,5 per qind elektorat, futet ne betejen elektorale, pikerisht per te fituar dhe per t’i dhene vendit kryeministrin. Nuk mund te them qe njoh aftesite e zotit Rama ne detaje, mund te flas vetem per aftesite e kryetarit te partise sime, i cili nuk perben ndonje te panjohur si kryeminister, ka qene ne nje pozicion te tille, madje ka qene Kryeministri me i suksesshem i periudhes se tranzicionit, dhe kjo eshte nje njohje qe ia kane bere jo vetem shqiptaret, por dhe partneret tane nderkombetare. Nese me pyesni per mundesite dhe aftesite e zotit Meta si Kryeminister, une do ngrija doren menjehere dhe do te thosha qe eshte nje zgjedhje e menduar dhe sukses i garantuar. Kjo nuk perjashton qe jo vetem zoti Rama, por dhe drejtues te tjere, te mund te shprehin aftesite, te cilat ne sot nuk i njohim, per te drejtuar qeverine pas zgjedhjeve te ardhshme. LSI futet ne gare per te fituar 100 zonat elektorale.
Jo ne pak raste, ne adrese te partise suaj vijne akuza, dhe keto nga nje parti e koalicionit te majte, akuza qe shkojne deri aty sa u cilesojne si bashkepunetore te Kryeministrit Berisha? Si i gjykoni?
Ka shume rendesi personi qe artikulon ide te tilla, mbi rolin e LSI ne aspektin politik. Per kete arsye mund te them qe ne nuk na shqetesojne aspak deklarata te tilla, te cilat krijojne ekuivoke, apo vene ne pikepyetje pozicionimin tone. LSI ka qene gjithmone e hapur kur eshte shprehur se do te mbeshtesim cdo iniciative te qeverise, qe eshte ne interes te vendit, duke filluar nga integrimi i tij ne BE dhe NATO. Madje, sot te gjithe po bejne ate qe ne kemi bere qe ne krye te heres, po dilet me deklarata, me rezoluta per te kontribuar te gjithe ne nje fryme konsensuale per te promovuar integrimin tone ne NATO dhe kjo behet nje muaj para. Keshtu qe nuk do te doja qe nismat e LSI ne sherbim te vendit te keqinterpretoheshin as nga zoti Gjinushi dhe nga askush tjeter.
Ka funksionuar sic duhet koalicioni opozitar?
Mund te them se ka funksionuar krejt normalisht. Kemi koordinuar vendimet tona per nje varg ceshtjesh, qofte ne komisione, po ashtu dhe ne Parlament. Kemi reaguar se bashku, pa hequr asgje nga pavaresia qe secili prej nesh ka per te mbrojtur pozicione te caktuara. Sikurse kemi pasur dhe aksione te perbashketa, kujtoj mitingun e fundit. Gjithashtu, po punojme se bashku per te ndihmuar dhe per te konkorduar qendrime te perbashketa, per ceshtje te medha, sic eshte reforma ne drejtesi dhe ajo zgjedhore. Duhet te theksoj se dhe ne vijim, bashkepunimi do te konsolidohet mbi objektiva te qarta dhe jo mbi objektiva fantazma, sic jane idete per te krijuar federata, apo forma te tilla bashkepunimi, ide te cilat jane qesharake. Eshte koha per te hequr dore nga teorizimet e tepruara, por te perqendrohemi te bashkepunime konkrete, reale per objektiva te caktuara.
Opozita ka hequr dore nga projekti i saj per te zhvilluar protesta ne te gjithe vendin, kunder keqqeverisjes?
Ne kemi “kafshuar gjuhen” ne shume raste, sepse jemi shume te pergjegjshem per momentin historik dhe shume delikat te cilin po perjetojme, pasi nuk duam qe te humbim shansin per t’u integruar ne NATO. Deri ne momentin kur do te shpallen kandidatet e rinj per ne NATO, do te jemi tej mase tolerante, por kjo nuk do te thote qe ne do te bashkohemi me disa zgjedhje apo politika te qeverise, te cilat realisht kane komprometuar rende hyrjen e vendit ne NATO. Duhet thene se ne jemi mjaft te pakenaqur nga politikat qe qeveria ka ndjekur, posacerisht lidhur edhe me integrimin, dhe kete e them me force. Ne kemi insistuar, qe keto dy reforma, te cilat na jane bere te qarta qe para dy vitesh, se do jene te pakapercyeshme, nese nuk do realizohen, qeveria i ka neglizhuar dhe eshte fokusuar me shume per kapjen e institucioneve sesa per kryerjen e reformave reale. Megjithate, une kam bindjen dhe ndjeshmerine qe ftesa do te arrije.
Gramoz Ruci-PS:
“Zoti Meta eshte kryetar i LSI dhe Rama i PS-se. Ne jemi force opozitare me vete, ato jane me vete, ne nuk e dime kush do ta fitoje. Ne hyjme per te fituar vete, si PS. Ai qe fiton zgjedhjet duhet te jete edhe Kryeminister i vendit. S’duhet pasur ekuivok se kush do te jete kryeminister, nese PS do te jete ne pushtet. Shqiptaret do te jene te lumtur qe kryetari i Bashkise se Tiranes, te jete edhe Kryeminister”
Ilir Meta-LSI:
“Objektivat tona te vecanta do i bejme te qarta ne kohen e duhur. Keto jane ceshtje te parakohshme. Per opoziten, prioritet kryesor mbetet kontributi i saj per arritjen e fteses per anetaresim ne NATO. Pjese e punes se opozites eshte dhe rritja e nje kohezioni sa me te qendrueshem brenda saj, ne menyre qe te kemi qendrime sa me koherente, sa me perbashkuese e imponuese ndaj mazhorances per ceshtje te medha te politikes se vendit ”
Valentina Leskaj-PS:
“Edhe pse ky mund te jete nje debat disi i parakohshem, qe ndoshta behet per te spostuar vemendjen nga ajo qe ndodh ne te vertete, pra qe PS nuk eshte perqendruar ne ndarjen e posteve, por ne pergatitjen serioze per t’u ofruar shqiptareve nje jete me te mire, ate qe ata ne te vertete meritojne. Une besoj se Ruci eshte brenda nje standardi me deklarimin e tij. Nuk besoj se raportet tona me aleatet jane kondicionuar nga karriget”