Ramiz Alia: Marr 16 mije leke rroge
E Marte, 15 Janar 2008
“TAKIMI ME INTELEKTUALET“ (5)
“Koha Jone” boton sot pjesen e peste te bisedes se Ramiz Alise me intelektualet, zhvilluar me 12 gusht 1990. Ne kete pjese te takimit diskutohet per privilegjet qe perfitonin drejtuesit e Partise se Punes dhe kryesisht anetaret e Byrose Politike. Ramiz Alia, i cili drejtonte njekohesisht Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe Partine e Punes, u shpjegon intelektualeve trajtimin qe perfiton, duke sqaruar edhe per kufizimet qe ka kerkuar te behen, ne menyre qe te shmangen abuzimet. Ne te njejten kohe, Alia shpjegon se ka kerkuar nga qeveria e drejtuar prej Adil Carcanit, qe Klinika e Udheheqjes te shfrytezohej edhe per qytetaret e thjeshte. “Shoket qe u futen tani ne Byrone Politike, te qendrojne atje ku jane, neper apartamentet e tyre edhe te banojne e te hane, e te rrine, si te gjithe qytetaret e Republikes dhe pa asnje dallim ketu”, shprehet Alia, gjate debateve me juristin Luan Omari. Per anetaret e Byrose Politike te PPSH-se ishin rezervuar per banim disa vila ne qender te Tiranes, ne te ashtuquajturin “Blloku i udheheqjes”.
(vijon nga numri i kaluar)
Luan Omari: “Partia eshte futur me konsekuence ne rruget e demokratizimit te vendit, ne te gjithe e pershendesim, sidomos inteligjenca, e cila eshte me e ndjeshme ndaj ketyre gjerave. Une mendoj qe, partia e di ndoshta, ta theksoj nuk i vjen keq, se nje kerkese qe kane njerezit, eshte qe shume privilegje, qe mund te kene qene shume te medha, por qe bien ne sy, ne kushtet kur ne kemi mungesa, keto privilegje duhet te eliminohen, nuk shkon. Jane privilegje qe bien ne sy keq dhe te japin pershtypjen qe neve ne kushtet e socializmit kemi akoma nje strukture qe bie ne feudalizem”.
Ramiz Alia: “Po, po”.
Luan Omari: “Ne baze te strukturave, nomenklaturave e gjera te tjera etj., etj. Une duhet te thosha se keto gjera duhen pare seriozisht. Keto kisha”.
Ramiz Alia: “Drejt e ke, edhe une po jua them qe kete ceshtje une e kam ngritur shume kohe me pare, kupton. Nje here sa per dijeni, duhet pasur parasysh se ndonjehere, ndonje gje te madhe, ndonje gje te vecante nuk ka. Po te doni, une jam gati t’ju jap llogari hapur. Po e filloj nga vetja ime si President, ose si Sekretar i Pare. Une marre 16 mije leke te vjetra rroge ne muaj. Paguaj 2500 leke qira per shtepine, per driten, per ujin, cdo muaj. Paguaj te tera ushqimet qe ha, te gjitha. Dhe i paguaj te kategorise se pare. Po flas, thjesht kur eshte puna te mua. Kam nga ana e shtetit sherbimin e sigurimit, sherbim mjekesor une s’kam nevoje. Jo, jo, fatmiresisht, s’kam nevoje per sherbim mjekesor. Keshtu qe dhe ai mjek qe me eshte ngarkuar, ai punon te juve me duket, he? Ai rri atje ne spital dite per dite, sidoqofte eshte ne dispozicion tim. Kam sherbim ne shtepi, qe t’ju sherbej njerezve. Kam ne Durres nje shtepi qe shkoj per pushimet ne vere. Kur shkoj neper rrethe, nuk marr dieta, s’kam dieta. Por, ne shtepite e pritjes qe vene edhe shoket e tjere, atje ha edhe fle, pa dieta. Per gjithe veprimtarine time publicistike etj., etj., nuk marr asnje lek nga asnje liber, nga asnje botim. Te gjitha shkojne ne fondin e partise. Une s’marr gje. Sa per dijeni dhe kjo. Keto jane kushtet qe kam une. Por kuptohet privilegji im eshte qe une gjej cdo gje qe s’e gjeni ju. Daleni njehere .... Jo, jo prit, prit. Se do kaloj ne stadin e dyte. Do kaloj tek i dyti. Pra, une gjej ushqimin qe dua, e porosis edhe me vjen. Per veshje, po keshtu, i porosis dhe i paguaj, s’kam pas nevoje te marr llokum nga keto gjera. Kjo eshte situata. Me fal, prit, prit. Po dale ti se une ... (Degjohen reagime nga salla) Ore shok i dashur, une po flas per veten time. Ore me lere te flas se i di une. Tani, tani ... Prit ore, prit. Do kaloj tani. Keto kushte qe jane krijuar per mua, kupton, ne keto kushte jane edhe shoket e tjere te udheheqjes se Partise, Byrose Politike, te Komitetit Qendror. Domethene te njejten procedure kane, paguajne per ushqimet, paguajne per qirane e shtepise, edhe ata paguajne 2500 leke ne muaj. Natyrisht ka qe e kane shtepine me te vogel dhe paguajne me pak se te tjeret, e te gjitha keto qe thashe. Tani, ka ate favor pikerisht qe thashe. Jo me kot e thashe, qe une gjej ushqim qe s’e gjeni ju, e porosis me vjen, ose per veshjet, ose sherbimin mjekesor. Une e kam, mua ma kane siguruar ne menyre te vecante, por s’kam nevoje per sherbimin mjekesor. Edhe aspirine pi ndonjehere se duhet, me dhemb koka kupton. Kaq. Te tjeret kane nje sherbim ne nje klinike qe eshte speciale, qe kane kartelat, sherbimin shendetesor, ilacet etj., etj. Pra, favoret cilat jane? Tani jo per veten, flas per te tjeret. Favoret jane te ceshtja e ushqimit, gjejme ushqimin qe duam dhe nuk ka kufizime ne sasine qe marrim ushqimin. E paguajme. E dyta, eshte favor ceshtja e veshjes. Kerkojne, marrin, gjejne, kupton. Jua sjellin, paguajne, por e gjejne. E treta, ne klinike sepse edhe ceshtja e ilaceve, i marrin atje ne klinike, nuk eshte sic i paguajne te tjeret, sic eshte rregulli. Atje me duket se s’paguajne. Tani, po flas per rregull. A ka c’rregull ne kete rregull? Qe te mos e quaj, a ka abuzim nga ky rregull? Ka. Nuk jam ne gjendje t’ju them nje per nje se t’ua them sinqerisht eshte ceshtja me e merzitshme, me e bezdisshme qe kam pasur dhe kam ne jeten time. Jo sot, por gjithnje. Gjithnje, kupton? Por, ndonje gje kur e kam marr vesh t’ua them sinqerisht nuk kam munguar ta them edhe ne udheheqjen e Partise. Shoket jane ketu, le ta pergenjeshtrojne po te duan, kupton. Kur kam marre vesh qe ndonjeri ka ndertuar dicka ne shtepi qe te marr dhe femijen e vet, etj.,etj. Tashti konkluzioni. Une jam i mendjes qe ketyre gjerave u duhet dhene fund, kupton. Do te perjashtohem une dhe do te perjashtohet Kryeministri, po ua them meqe pate merak se mos me ndodh gje mua. Medoemos, une nuk mund te mos kem nje sherbim sigurimi te vecante, kupton, ashtu sic nuk mund te mos kem nje sherbim mjekesor, kurre mos paca nevoje, po jeta eshte jete, cdo gje ndodh ne jete, kupton. Ashtu sic nuk mundem une ne shtepi sherbimin ta bej vete, he? Pra, do kem nevoje per ate sherbim ne shtepi. Rri ne ate shtepi apo nuk rri ne ate shtepi, une mendoj qe nje shtepi qeveritare duhet ta kete medoemos, kushdo qofte. Une jam, do vdes, do vij tjeterkush ne vendin tim, kupton, ose do plakem do vij tjeterkush ne vendin tim. Edhe ajo shtepi do jete per ata qe do vijne, ai qe eshte kryetari i Presidiumit, i shtetit, ai do te rrije atje, une do te iki nga andej. Konkretisht, une kam dhene urdher qe menjehere klinika speciale te likuidohet. Ajo te shnderrohet ne kliniken e lagjes dhe te gjithe shoket te shkojne te mjekohen ne ate klinike si te gjithe qytetaret e tjere. Me te tera te drejtat e qytetarit e thjeshte. Klinika speciale do t’i sherbeje shokeve te Byrose Politike, te Komitetit Qendror sic i sherben cdo qytetari tjeter. Ilacet paguhen, te tere t’i paguajne. Ne qofte se ka nevoje per shtrim, shoket e Byrose Politike mund te shtrohen ne kliniken speciale, por e varur nga pavijoni 12 i spitalit nr.1, me te njejtat kushte qe trajtohen te gjithe kuadrot e tjere. Kete urdher kam dhene, ja ku eshte shoku Xhelil ketu. Kjo menjehere duhet te dale vendim i qeverise. Ashtu sic kam dhene urdher menjehere, kupton, qe te hiqen ceshtjet e ushqimit te tyre dhe te kufizohet kjo vetem ne familjet e shokeve te udheheqjes se Partise. Edhe kjo, jo me me ate lloj sherbimi, por duke hapur ose duke marre ne dyqane. Pa asnje sherbim special per ta.
Tashti si do realizohet, se s’realizohet, kur do realizohet, per nder kete s’mund t’jua them. S’ua them dot se ate vendimin per kliniken e ka ne dore ky, po u be burokrat e keni ne dore, kapeni. Ai duhet te dale vendim dhe te firmoset nga Keshilli i Ministrave qe te marri fund ajo. Kete ceshtjen tjeter po ashtu eshte duke e pare shoku Adil dhe shoku Xhelil qe ta perfundojne dhe ate ceshtje. Une ne parim thashe, kam qene dhe jam qe duhet ta likuidojme kete ceshtje. Por, ja u thashe kete qe ta keni idene edhe se cfare ka, se ka shume mister dhe faji eshte i joni. Sepse keto gjera nuk jane bere ne rruge normale. Per shembull, edhe nese behet fjale per mua dhe Kryeministrin, une do te propozoj te dale vendim i qeverise. Pa vendim te qeverise, une nuk do te pranoj as une per vete”.
Luan Omari: “Shoku Ramiz, ketu nuk eshte problemi per shoket e udheheqjes, por per abuzimet qe kudo ndodhin, se perfitojne nje rreth i gjere njerezisht qe lidhen me farefis...”.
Ramiz Alia: “Une kam dhene urdher te vecante, shoket qe u futen tani ne Byrone Politike, te qendrojne atje ku jane, neper apartamentet e tyre edhe te banojne e te hane, e te rrine, si te gjithe qytetaret e Republikes dhe pa asnje dallim ketu. Ua kam thene, hiqeni te tereve. Prandaj ua them kete, per vete s’ua kam hequr sa per dijeni. Kjo ishte per sa i perket asaj qe the ti Luan, kjo eshte per sa i perket kesaj ceshtjeje. Kete duhet pasur parasysh nje gje, qe ky problem eshte me i komplikuar nga kaq. I komplikuar flas si lufte qe duhet te beje partia, me i komplikuar se kaq, se ketu une bera fjale vetem per shoket e Byrose Politike. Ketu une do te thosha qe ky problem shkon deri te drejtori i ndermarrjes dhe te drejtori i klinikes, edhe te mjeku individ, edhe te ti, edhe te ti... Jo jo, eshte nje problem me i gjere. Ka nje karakter me social, prandaj lufta do te behet me shume intensitet, duhet pas shume e shume kujdes”.
Bashkebisedues: “Per vendimin e fundit shoku Ramiz, te 80%-shit, kjo qe thoni ju, i thote i ati te birit, i ati shef plani, djali punetor, pse ta jap ty e t’ia heq vetes?”
Ramiz Alia: “Se 50% merr ai”.
Bashkebisedues: “Me nje fjale kjo eshte ne gjitha nivelet...”.
Ramiz Alia: “Puna eshte nje problem qe do prape kujdes”.
Bashkebisedues: “Une kam verejtje per kete ceshtje, nje sugjerim. Nuk eshte e vertete qe me informacionet e saj, partia informon apo nuk informon persona. Ta zeme, une qe mbyll gojen e nuk flas, ose ti qe nuk mbyll e nuk flet, ose ai tjetri qe jemi shume keshtu... Nuk eshte e vertete qe partia... nuk mund ta pranojme si te vertete, kurdohere nuk e zbulon apo e dikton abuzuesin. Partia e dikton me se njehere abuzuesin, jo perhere, sepse une s’informoj, s’ka si ta gjejme perhere. Por, te pakten disa here. Disa here abuzimi behet publik, sepse behen gjyqe publike, edhe neper gjyqet publike dalin emra, sigurisht ne keto raste dalin edhe thashetheme shume, por gjyqi verteton disa gjera gjate zhvillimit te tij. Thashethemet bejne pastaj punen e tyre. Gjyqi i ka gjykuar njerezit. Une them ne keto raste, sipas dy shkalleve, domosdo sipas shkalles se abuzimit, qe eshte e para, demi material, abuzimi qe behet. Duhet te thosha qe edhe sipas nje shkalle tjeter qe ka te beje me pergjegjesine, me shkallen e pergjegjesise qe ka personi. Domethene, me pergjegjesine qe ka karshi partise, karshi shtetit, karshi popullit, duhet njerezit te gjykohen me te drejten dhe kjo e drejte nuk ka si te jete ndryshe, pervecse e rrepte, ne kuptimin e rreptesise se ligjit. Po ju jap nje shembull te gabimeve tona. Ne denuam nje abuzues te madh nga Sauku, e denuam me ligj edhe e ekzekutuam. Tere populli e di. Tere populli, jo vetem qe eshte i kenaqur, por thote shyqyr qe e kapen kete njeri. Pastaj e denuam sipas shkalles se abuzimit. Por, duhet te behet nje ligj, ose me mire, morem nje vendim, qe te falnim njerez, kemi burgosur dhe beme shume njerez, falem nje lloj njerezish. E pra, nuk beme ate nje nen te vogel, ose nje ligj te vogel qe disa nga ata abuzuesit e medhenj te ketij rasti. Mund te kete raste te tjera. E kapen me siguri. Te mos dilje nga burgu pas dy muajsh, ti duhej te kishe vuajtur 20 vjet, sipas vendimit, per arsyen e thjeshte, sepse kishe mbushur moshen 60 vjec. Me falni mua, une nuk jam qe te vdesin njerezit neper burgje, por ne kete rast te vdes ligji, por po te besh nje leshim kur merr nje vendim shume te drejte tendin, qe te falesh njerez dhe te krijosh nje atmosfere me te shendoshe nga kjo ane, te falesh pikerisht, te shpetoi ai. Ai s’duhet te shpetonte. Nuk e kam faktin, te fakti vete, por e kam te rreptesia e ligjit, e cila duhet te ekzistoje dhe ne duhet ta aplikojme. Jane bere te pafytyre njerezit. Me falni se keto qe them, i them vetem me dijen time, nuk i kam nga thashethemet.
M’u desh te vete ne nje zyre te larte, nga me te lartat e shtetit, per pune personale. Ai qe do me priste ishte i zene, me kishte caktuar oren, se e pres une gjysme ore apo me shume, atehere te me mbaroje punen ai. Edhe une prita ne kabinetin e tij. Une nuk jam njeri qe nuk me njohin, se ma kane pare fytyren, ndenja cerek ore, prita, me pak apo me shume, kjo nuk ka rendesi. Por, hyri nje nga sekretaret, te pakten keshtu e mora, u ul atje te telefonat e kabinetit, sekretari ishte ketu, une isha i ulur ketu dhe bisedoi. Te tere nje cerek ore qe prita une, ai mbaroi, une prita, asnje minute me shume, vetem per kete ceshtje. (Fliste) me dike, se kush do fitoje, Dinamoja apo Partizani, apo kush ishte... Qe ishte krejtesisht normale, i kuptoj keta tifozet. Nuk ishte kjo kryesorja. Ai matane telefonit ishte budallai i budallait i filan drejtorie, qe kerkonte kompensate dhe nuk vinte te kjo zyre, tek ai qe kerkonte ne telefon, per te pasur kete kompensate. Me doli hajduti aty. Nuk e kishte per turp fare, perpara meje, perpara shokut te vet, ne kete zyre eprore, ai bisedonte qe ai i jep kompensate kur te doje dhe si te doje dhe sa metra te doje, ky ishte abuzimi. Nuk e di, a me kupton. Si ndahesh publikisht, me veten time kjo pune?! Si eshte e mundur qe behej publikisht kjo pune, nuk e kuptoj kete gje. Ora eshte 1, neser ne oren 12 ose nga ora 10 provoni, dergoni nje helikopter mbi te cilen ndermarrje bujqesore qe te mendoni, qe te vezhgoje sa njerez jane ne pune, se ma ngriti dikush kete, nga ora 12 ikin ato. Drejtori s’eshte, kryeagronomi s’eshte, i dyti nuk eshte, i trete nuk eshte”.
Ramiz Alia: “Tani per ne vere ikin ne oren 10?!”
Bashkebiseduesi: “Nga ora 10 ose 10 e gjysme nuk rrine ne pune fare, ai thote nga ora dhjete dhe une po ju them oren e tij, mbase ai e ekzagjeron, ka edhe ekzagjerime. Une i kuptoj mire ekzagjerimet, se po e dergojme ne 12, hiperbolat qe ben njerezia. Ne kete rast nuk eshte dezinformacion, eshte hiperbole me teper, edhe do te shikosh qe nuk jane ne pune. Shihni me njerez te besimit qe pjeshkat ne dege qe shiti kjo ndermarrje vet, ta zeme ne 1 mije kuintal, sivjet shiti 200, po them vjet edhe sivjet, nuk them parvjet. Nga 1 mije arrit ne 200. Keto jane te konstatueshme. Ai drejtori atje qe nuk rri as ne zyre. Me falni, se me gjeti edhe mua qe marr shpesh ne telefon dhe nuk gjej kurrkend. Po, po, shoket e mi qe jane ne zyra, jo shoket e mi pensioniste, se ata jane neper shtepia, i marr ne telefon. Ja ku eshte Driteroi ketu...”.
Dritero Agolli: “Mua me ke gjetur”.
Bashkebiseduesi: “Pardje te kam marre ne telefon, epo i kam marre ne telefon te tere telefonat e Lidhjes se Shkrimtareve, vetem kryetari ishte ne zyre, me falni. Tani nuk them kete per shembull, per Lidhjen e Shkrimtareve, kete e jap per ta pergjithesuar. Pra, ate drejtorin e asaj ndermarrjes, ate mos e kerko as nga ora 12 se nuk eshte kurrkund. Madje, ai te rreshket porsi ngjale, sepse ai do te thote qe kam qene te vila... Te jap nje shembull tjeter. Ishte ketu ne Tirane nje ndermarrje, e cila fabrikonte pasta, pije freskuese, keshtu gjerash, ishte ndermarrje e madhe. Nuk e di si i thone, ka emer kjo pune, por nuk e di si thone. Kjo kishte nje makine. Mirepo, kjo ndermarrje nuk mund te funksiononte me kaq e madhe dhe kishte shume te drejte, mbase nuk e gjykoj dot. U nda ne tri ndermarrje, mori tre makina. Une kam nje ballkon belveder per kete ceshtje. Dal atje ne oren 8 te mengjesit dhe shikoj makinen qe leviz, syte i kam te mire, kur shikoj me gjyzlyke dhe leviz cfare makinash? Me gra, me femije, me shofer. Tre shofere bashke, nuk levizin makinat me funksionare. Si eshte e mundur? Te dera do te vihen ne organizaten e partise edhe jo te dera e Akademise, por perpara se te prishej Parku e beme arrakat fare, atje ku te hipesh shyqyr tani, do te ngjitesh nja pese centimetra nga trotuari larte, aty ishte nje makine nga Elbasani”.
Ramiz Alia: “E ku paska qelluar edhe nga Elbasani...”.
Bashkebiseduesi: “Mbushur me gra, me femije, edhe nje burre i madh, sa dy here une, qe une nuk e njoh. Une duke nxituar se isha ne orar, desh me shtypi, desh me shkeli...”.
Ramiz Alia: “Pu, pu, pu, edhe Elbasani ta bej kete gje...”.
Bashkebiseduesi: “Atehere e pashe qe ishte Elbasani. Atehere kjo makine, si ka mundesi qe udheton nga Elbasani per ketu ne Tirane? Kaq kollaj, kaq shume keshtu... Pra, ka raste ekzakte kur privilegjeve mund t’u pritet koka, ka raste ekzakte kur mund te marrim masa shembullore. Populli do t’i aprovoje 1001%. Une me ndergjegjen time, per njeriun qe nuk dua t’i pritet koka askujt, i aprovoj 2001% ose 2002%, ka raste te tilla”.
Ramiz Alia: “Ti ke shume te drejte. E para njehere, fenomene te tilla qe thua ti, ka, s’e luan as topi. Edhe qe duhet partia e shteti dhe te gjithe, qe te luftojme kunder tyre, korrupsionit, po e quaj shqip, medoemos. Per sa i perket ceshtjes qe u liruan nga burgu apo jo vjedhesit, une desha vetem te sqaroj nje gje, ne keto amnistite qe kemi bere, jane perjashtuar nga amnistia vjedhesit. Me fal. Njerezit jane pershtatur. Do te vi tani aty. Tani ti ngrite problemin e moshes, edhe te pushkatimit. Une per veten time, si kryetar i Presidiumit, pothuajse ne cdo mbledhje kur na vijne propozime per falje, per keto qe jane denuar me vdekje, une jam shume pro ketyre faljeve. Une nuk jam per denimin me vdekje. Denimi me vdekje eshte nje gje shume e rende. Te denosh tjetrin me pushkatim eshte shume, shume e rende. Te ne mos harrojme, ne origjinen tone edhe si te thuash edhe zakonet tona, hakmarrja ekziston nje cike. Me shkruante nje nene nje dite, nje leter: Shoku Ramiz, si eshte e mundur qe une e shoh ate vrasesin e djalit tim, qe eshte gjalle, edhe pse u fal ky? U detyrova t’i shkruaj, t’i bej nje leter te shkurter. T’i them, edhe mbylla keshtu letren: A do te ndjeje kenaqesi ti te shihje nje nene tjeter te qante si ti? Pati miresine te me thote dhe te me pergjigjet: Faleminderit shume. Une mendoj qe jo pak njerez, qe denohen me vdekje, kupton, nuk e zgjidh ai problemin dhe une besoj qe je dakord edhe ti. Tani te vijme edhe te 60-vjecaret. Ne morem vendim, ne ate amnisti qe t’i lirojme. Tani 60 vjec ne burg jane te vertete. Une jam dakord me ty qe ka koinciduar ndonje nga keto hajdutet me cizme kur i thone, kur thone qe paskan perfituar nga ajo?! Mundet, mundet. Por, domethene, te mbash ne burg keta 60-vjecar e keto... Une nuk e diskutoj, s’e di, nuk e diskutoj keshtu, por ne e morem ne kete kuptim, me teper nisur nga nje koncept humanitar, ndoshta duhet pare kokerr per kokerr. Per sa i perket anes se vjedhjeve, kupton, ne mos gaboj, nuk e di, mundet s’e kam te sakte. Por, me duket se cdo vit nja 2 mije deri ne 2 mije e 500 vete futen ne burg per vjedhje. Domethene edhe masa e denimit per keta nuk eshte e vogel. Eshte madje si me kuota ai Kodi Penal, sipas rendesise se fajit. Po ke bere vjedhje 5 mije leke, denohesh 10 vjet, po ke bere 15 mije leke denohesh 20 vjet, e keshtu me radhe. Por, si ide jam qe lufte kunder korrupsionit duhet dhe duhet nje lufte e madhe. Shiko, tani edhe nje gje do t’ju lutesha, do te caktojme nje kohe qe ta mbyllim”.
(vijon ne numrin e neserm)