Ramizi: Jo kundershtime me Nexhmijen
E Shtune, 12 Janar 2008
“Koha Jone” vijon botimin e pjeses se dyte te bisedes se Ramiz Alise me intelektualet, zhvilluar me 12 gusht 1990. Ne kete pjese, biseda zhvillohet kryesisht per gjendjen ekonomike, disa ndryshime te bera me vendime te plenumeve te Partise se Punes, si dhe menyren e trajtimit te informacionit. Ramiz Alia, President i vendit dhe drejtues i Partise se Punes, u shpjegon rreth 60 intelektualeve propozimin e tij per rritjen e pagave dhe afatet e zbatimit te tij. Pikerisht ne kete pike, Alia sqaron se ekonomistet, duke permendur Fatos Nanon, nuk jane ne nje mendim me te per masen e rritjes se pagave. Gjithashtu, Alia shprehet se ne PPSH nuk ka liberale dhe konservatore, duke hedhur poshte zerat se ai ka divergjenca me Nexhimje Hoxhen, te vene e ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha.
(vijon nga numri i kaluar)
Ramiz Alia: “Ne po ndertojme nje shoqeri te re, nuk dime a duhet apo nuk duhet. Teorikisht prona e vogel po zhvillon kapitalizem. Pra, c’eshte te ne prone e vogel? Eshte nje pikepyetje te ciles duhet t’i japim nje pergjigje. Por, sidoqofte, realiteti eshte ky. Ne hodhem nje hap te nxituar ose te marresh aspektin e drejtimit ekonomik, ka dominuar me shume mendimi administrativ, me pak koncepti ekonomik. Per konsekuence, burokratizmit dhe subjektivizmit i eshte lene fushe te lire veprimi, duke zbehur keshtu ligjin, forcen e ligjit, jo vetem te ligjeve ekonomike po e po, por edhe te ligjeve te shtetit. Pra, ceshtje te tilla objektive dhe subjektive, nuk ka dyshim qe kane ndikuar ne krijimin e veshtiresive qe ekzistojne. Sot ne ekonomine tone, ju nuk jeni te huaj, e dini, pse e them une nuk bej ndonje te keqe, ka padyshim nje mos perputhje ne zhvillimin e teknikes dhe te teknologjise. Madje mund te themi se ne fushen e teknikes dhe teknologjise kemi nje dobesi shume te madhe, eshte ne renie. Per konsekuence, pika me e dobet eshte rendimenti shoqeror i punes, qe eshte i ulet. Ekonomia jone nuk ka forcen konkurruese, ne e perballojme mungesen e teknologjise, teknikes, mungesen shoqerore te punes, me sasi njerezish, duke perdorur me shume fuqi punetore se sa duhet. Keto kushte na kane detyruar te bejme edhe sakrifica, edhe privacione dhe nuk ka dyshim qe keto kushte armiqte i shfrytezojne ne veprimtarine e tyre kunder nesh. Keto veshtiresi dhe keto pengesa qe ekzistojne, i shfrytezojne ne veprimtari kunder nesh. Keto situata nuk eshte qe partia i sheh sot. Kushdo qe lexon dokumentet e partise, ne ka kohe qe po flasim per keto dobesi, per keto te meta. Natyrisht pervoja e vendeve te Lindjes na ka bere te shikojme me sy me kritik disa zhvillime te socializmit ne vendin tone. Keto te gjitha se bashku diktuan nevojen e vendimeve te Plenumit te Tete te Komitetit Qendror, te Plenumit te Nente, te Dhjete, te Njembedhjete, me synim qe te ndreqnim disa ceshtje te domosdoshme, qe te benim ndryshimet qe dikton koha ne fusha te ndryshme. Keshtu beme ndryshime ne lemin ekonomik, futja e mekanizmit ekonomik, ceshtjet e oborrit kooperativist, domethene, dhenia e bagetise dhe e tokes fshatarit, sherbimet, riorganizim i tyre dhe i artizanatit, liberalizimi i tregut, duke lejuar tregun fshatar, duke lejuar edhe punen private, ceshtja e investimeve te huaja, qe u aprovuan ne dekretet e fundit te Kuvendit Popullor, por qe ne praktiken tone e kemi marre dhe kemi vepruar edhe me pare, rritja e pagave e te tjera sherbime. Te gjitha keto ne fushen ekonomike jane nje grup masash te cilat synojne qe te gjallerojne ekonomine nepermjet nxitjes se iniciatives se njerezve, nepermjet rritjes se interesit material te punonjesve, nepermjet forcimit te drejtimit, me ane te ligjeve te ekonomise. Domethene, qe nga fitimi te ligji i vleres, qe eshte zhvleresuar fare ne praktike, te ligji i kerkeses dhe ofertes qe eshte nxites, stimulues i prodhimit etj., etj. Une nuk futem ne keto detaje se ju te gjitha keto i dini, por une i them vetem sa per t’i permendur. Se dyti, ne beme ndryshime ne lemin e marredhenieve shoqerore, duke synuar demokratizimin e jetes se vendit me rritjen e rolit te masave, me mbledhjet e hapura te partise, me zgjedhjet e konkursit per kuadrot, duke rregulluar konkursin per legjislacionin tone dhe ne kete fushe duke bere korrigjime te disa ceshtjeve qe u ka kaluar koha apo ishin te ekzagjeruar, sic ishin problemet e denimit agjitacion-propagande, ceshtja e te arratisurve, te internimeve administrative, te ceshtjes se fese, ndergjegjes, besimit. Po keshtu permiresime beme edhe me ligjin per marredheniet e individit me shtetin, te drejtat e tij duke futur avokaturen, pasaportat etj., etj. Pra, nje grup tjeter ceshtjesh eshte ne ndryshimin e lemit te marredhenieve shoqerore.
Tjeter, kemi marre masa ne keto plenume per sa i perket persosjes se sistemit politik, duke rritur, duke ngulur kembe qe te rritet roli i organeve te zgjedhura, roli i organizatave te masave, te cilat duhet te kene me shume pavaresi, me shume ne individualitetin e tyre, duke percaktuar me mire marredheniet midis partise dhe organeve te pushtetit, qe eshte nje politike e dobet ne veprimtarine tone te perditshme. Duke persosur sistemin e zgjedhjeve, te keshillave popullore, te Kuvendit Popullor, per te pasur me shume kandidate, me shume deputete, qe, pa dyshim, mbledhjen e ardhshme te Kuvendit Popullor, qe mendojme ta bejme nga fundi i tetorit ose nga fillimi i nentorit, do te duhet perpunuar me tej kjo ceshtje se akoma nuk eshte perpunuar si c’duhet.
Me ne fund, edhe ne fushen e politikes se jashtme, duke synuar integrimin ne proceset ballkanike, ne proceset evropiane dhe boterore. Ketu hyne edhe ceshtjet e Konferences se Helsinkit, pjesemarrjes ne te, njohjen e Tregut te Perbashket Evropian, vendosjen e normalizimit te marredhenieve me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik etj. Tani, ne te gjitha keto fusha padyshim ka, ne disa drejtime jane arritur rezultate dhe ne disa te tjera nuk jane arritur rezultate. Per shembull, meqe hasa diku nje pyetje, qe pse u vendosen marredheniet me Bashkimin Sovjetik, edhe nuk u vendosen me SHBA, nuk jemi ne. Synimi jone ishte qe te vendosnim perpara marredheniet me SHBA, aty ishin interesat, ky ishte edhe nje nga qellimet qe une takova senatoret amerikane dhe gazetare amerikane, ua thashe konkretisht kete ceshtje. Por, jo vetem kaq, kur ne biseduam per here te pare me amerikanet, me zevendessekretarin e SHBA-se dhe lame takimin e dyte, e njoftuam ate qe ne te njejten kohe po bejme bisedime me sovjetiket. Madje, njoftuam qe sovjetiket kane propozuar qe vendosja e marredhenieve diplomatike te avancohen. Ne e shtyme per nje muaj kete ceshtje per t’i dhene kohe amerikaneve. I njoftuam, madje propozuam qe te shkoje zevendesministri jone ne Uashington, te vemi ne atje, per bisedime per kete ceshtje. Por, amerikanet e ndalen pas ngjarjeve te ketyre ambasadave, ashtu sic e ndalen italianet, gjermanet, francezet, te gjitha marredheniet ekonomike ne Shqiperi. Tani kane filluar pak t’i rimarrin, si te thuash. Deshiroj te ritheksoj se te gjitha hapat qe hedhim si ne ekonomi, si ne politike, synojne te forcojne pozitat e Shqiperise socialiste, por... eshte ruajtja e lirise dhe pavaresise se saj. Per kete ceshtje, ne kurre dhe me askend nuk diskutojme, kete duhet ta kemi te qarte. Mund te bejme manovrime sa te doni, nga cdo ane, me kedo te diskutojme, nuk kemi frike te bisedojme me askend, ballafaqohemi me ke te duam. Por, po eshte ceshtja per pushtetin, per lirine, per pavaresine e atdheut, ne kete nuk e veme ne diskutim asnjehere. Realizimi i ketij programi per te cilin fola eshte ne proces, por duhet pasur parasysh qe nuk behet ne nje dite. Kritizeret duan qe kjo te behet sa hap dhe mbyll syte, por nuk jane pune te thjeshta, as mekanizmi ekonomik, as investimet e huaja nuk behen per 24 ore.
Po ju them nje gje konkrete, eshte tani, mbasi ka mbaruar sot. Nje shoqeri gjermane e naftes me te cilen ka nje vit ose me teper qe diskutojme ceshtjen e shfrytezimit te naftes ne det, per shpime ne bregdetin e Adriatikut. Diskutimet nuk jane te lehta, se shpesh shoket tone nga halli, jo nga e mira, nxitojne, por nuk jane te lehta, sepse fjala nuk eshte per pese leke, investimet e naftes ne det behet fjale per 500 milione dollare. Prandaj 1% me shume apo 1% me pak i thone 5 milione me shume ose 5 milione me pak. Prandaj nuk eshte edhe e lehte diskutimi mbi kete ceshtje, por, pavaresisht nga kjo, sot duhet te kene perfunduar me kete shoqerine gjermane per te bere kontraten, per te sigluar kontraten per kete ceshtje, e cila pas dy javesh duhet te vertetohet nga drejtoria e shoqerise se naftes atje dhe drejtoria e shoqerise se naftes ketu. Pastaj duhet te filloje perpilimi i kontrates nje per nje, e cila do te vazhdoje te pakten 2 muaj, pasi do te vijne avokate te tyre me avokat tonet. Shoku Luan Omari e di se sa te afte i kemi edhe ne avokatet per keto ceshtje vecanerisht, pra do te detyrohemi te marrim avokate te huaj. Te supozojme qe mori edhe kjo fund sic thashe. Tani, vetem per planin qe ka derguar kjo per shpime, do minimumi, kerkon dy vjet kerkime ne det dhe dy vjet pasi te jene vertetuar ato rezultate, dy vjet te tjera per te filluar prodhimin. Pra, nuk eshte nje ceshtje qe zgjidhet per nje dite. Pasi njerezit kerkojne sot, neser te behen, nuk behen aq kollaj. E dyta, ne procesin e zhvillimit te ketij programi, do pune, do dije. Une nuk e kam per zor t’ju them se mungojne dijet, ka njerez qe mendojne se dine, ndersa une per veten time nuk e them dot keshtu. Pse nuk e them keshtu? Ja per shembull ta kapim prape me Luan Omarin, e shikon, nuk dine shoket tone te vene taksa, ligj mbi taksat, nuk dime ta bejme. Jane mesuar 30 vjet pa taksa, nuk dime te bejme ligj mbi taksat. Tani fakti eshte qe shume nga keto vendimet tona nuk po zbatohen shpejt. Pse? Sepse nuk dime t’i pergjigjemi sic duhet me keto rregullat, me ligjet, me keto gjera. Shiko, une marshalla nuk u them ketyre, kuptojeni, une po paraqis qe te jemi te qarte per veshtiresite qe ka. E treta, ketu ka pengese nga burokracia, nga konservator dhe liberal, kur them konservator e liberal nje sqarim te vogel dua te bej. Nuk ka opozite politike ne parti, kete te jeni te qarte, nuk ka opozite politike ne udheheqje te partise, sepse shkruajne neper keto gazeta qe ne nje krah eshte Ramiz Alia dhe ‘x’ e ‘y’, ndersa ne krahun tjeter jane disa konservatore dhe e kane kapur Nexhmijen e shkrete edhe e kane vene si flamur. Nuk eshte e vertete. Nuk ka ne udheheqjen e partise kundershtime lidhur me vijen qe ndjek. Pra, opozita politike konservatore, liberale, nuk ka. Por, efektivisht, objektivisht, ne veprimtarine e perditshme ka njerez qe pengojne. Pengojne sepse eshte e lidhur edhe nje cike me interesat e tyre. Per shembull, une po bisedoja me shokun Xhelil, nuk e kuptoj, une nuk e kuptoj ne menyre absolute qe pse ne Tirane hezitohet te shkaterrohen te tera ndermarrjet e artizanatit, te prishen te gjitha ndermarrjet e tregtise dhe te shnderrohen ato te tera ne njesi me vetefinancim, ku ndermarrja vetem te kerkoje tatimin dhe ata te bejne c’te duan, t’i shesin sa te duan, te shesin si te duan dhe rrogen ta nxjerrin nga shitja qe bejne. Nuk shesin, te mos marrin rroge. Te shesin te marrin rroge, 10 mije leke, 15 mije leke, 20 mije leke, t’ju behet rroga. Kete nuk e kuptoj, cfare prisni?! Domethene, po dale, po keshtu e po ashtu. Une jam i bindur qe ketu bllokojme tamam drejtorite e artizanatit, drejtorite e tregtise, te cilat jane bere shume te renda, kane nga 40-50 vete, prishja e ketyre, mbeten pa pune. Fatkeqesia e tyre eshte se keta nuk kane as zanat edhe as shites nuk behen, as kepucar nuk behen dhe as rrobaqepes nuk behen.
Nderhyrje nga salla: “T’i cojme figurant”.
Ramiz Alia: “Po mire, t’i marrim, t’i cojme ne teater. Disa ne teater dhe disa ne Kinostudio. Dua te them pra, ka elemente te tille qe padyshim e pengojne kete. Merr per shembull, kemi thene te ndertohen shtepi me parate e qytetareve, ne disa qytete eshte vene re me mire kjo. (I drejtohet nje bashkebiseduesi ne salle) Ishe ne Pogradec ti?”
Bashkebiseduesi: “Jo!”
Ramiz Alia: “Se me thane qe ne Pogradec e kane bere nje cike me mire. Nuk e di. Ne Tirane nuk ecen. Si thua ti?”
Bashkebiseduesi: “I kerkojne me shlyerje brenda 3 vjetesh, nuk behet”.
Ramiz Alia: “Nuk e di, Luarasi mbase e di”.
Luarasi: “Ecen nga pak”.
Ramiz Alia: “C’eshte per Tiranen nje 300 mijeshe, 20-30 apartamente ose 40 apartamente. Pra, ka gjera te tilla qe pengohen. Pse i them keto? Nuk mendoj dhe as nuk dua te justifikoj apo te marr ne mbrojtje njerez te organeve qendrore. Burokratizmi fillon qe nga ministrite. Madje, nese e doni me ekzakt, qe nga ministrat, qe nga ata fillon. Se nese ka paqartesi ne keto ceshtje eshte pikerisht se nuk jane ne balle te luftes, pikerisht ministrat. Une nuk e kuptoj, merret vendimi i Komitetit Qendror per t’ju dhene fshatareve token, ai nuk ia jep token, se nuk ia jep sekretari i kooperatives. Po mire, c’ben sekretari i partise? C’ben komiteti ekzekutiv? C’bejne organizmat qendrore? Tani per nje dite nuk behet dot se edhe ata kane belate e tyre, se ai token e ka mbjell me miser, do te marri misrin dhe pastaj t’i japi token fshatarit. Eshte edhe ky marifet”.
Nje bashkebisedues: “Ka edhe marifete te tjera, qe mund t’i japesh nje dynym...”
Ramiz Alia: “Po, ka edhe keshtu, i jep me kete forme apo ia jep me kete forme tjeter. Dua te them se pengesa per kete ceshtje ka, ky eshte njeri krah. Krahu tjeter, jane ata qe une i quaj liberale, te cilet nxitin qe te pranojme recetat e borgjezise. Te behet kjo apo te behet ajo, packa se rrezikohet pushteti ose liria e atdheut. Veprimet, qofte te njeres pale apo te tjetres, per mendimin tim paralizojne aksionin e zbatimit te vendimit. Prandaj edhe lufta e partise, lufta e te gjitheve, duhet drejtuar ne dy fronte. Ne menyre qe ne te cojme perpara vendimet qe kemi marre, te cojme perpara demokratizimin e vendit ne tere fushat. Kthim prapa nuk ka edhe nuk do te kete, kete duhet ta keni te ngulur mire ne koke. Kur them kthim prapa, nuk do te kete as kthim prapa ne qendrimet qe u ka kaluar koha, ne pozitat qe u ka kaluar koha, as kthim prapa duke vene ne ankand lirine, pavaresine e fituar, pushtetin e popullit dhe rrugen socialiste. Ne keto ceshtje e thashe edhe me perpara, kurren e kurres nuk do te mund te kete kthim prapa. Ne do te ecim perpara me kete rruge qe kemi zgjedhur vete dhe kemi bindjen qe ne kete rruge do te cojme vendin drejt fitoreve te reja. Ja shoke, keto kisha une si hyrje qe bera, tani merreni si te doni. Vajta pak gjate, se kisha ne mendje kaq gjate. E zgjata pak per te pasur nje ide, nje panorame te pergjithshme te problemeve qe kemi. Une do te deshiroja qe te vazhdonim muhabetin tone, a i kemi drejte keto gjera, a i kemi mire? C’mendime keni ju? Pyetje, ne qofte se keni, sugjerime ne qofte se keni per keto. Me gjithe qejf do ju degjoj. T’jua le juve llafin tani, muhabet i lire. Si te doni, ndaci thoni keshtu thoni mendimin. Mua do me interesonte shume te degjoja ndonje mendim qe keni ju, edhe ndonje pyetje nese eventualisht ju ka dale, ju del, edhe ndonje verejtje qe mund te keni. Asgje s’eshte e tepert ne kete takim tonin qe eshte brenda shtepise le te themi”.
Nje bashkebisedues: “Nuk botohen te gjitha!”
Ramiz Alia: “Jo, jo, megjithese ketu jane keta gazetare, mos kini merak se... Po mire, shiko, e di c’do te beni ju te fotografive? Na lini rehat juve nje cik. Na falni! I bete c’kishit per te bere fotografite. Pastaj po te doni jua bejme prape qejfin me vone. Kush e deshiron fjalen ndonje qe te thote? Kur takova njehere disa te rinj, vura re qe vajzat ishin me te zjarrta. Mirepo ketu jane pak shoqe”.
Nje bashkebiseduese: “Jane te bashkimit te rinise”.
Ramiz Alia: “Edhe ju jeni te bashkimit te rinise”.
Nje bashkebisedues: “Une kisha nje kusherire qe studionte per murgeshe. Nje here qe beri nje udhetim me nje bir hoxhe, u martua me te (E gjithe salla qesh). Eshte ceshtje emancipimi”.
Nje bashkebisedues: “Une mendoj qe ky takim i sotem eshte i frytshem...”.
Ramiz Alia: “Domethene nje kritike qe u vonova!”
Bashkebiseduesi: “... Eshte nevoja qe here pas here shoket e udheheqjes te takohen sic eshte procedura. Me duket qe nga kjo perfitojme shume, sepse ne ndeshemi gjithnje me probleme. Ja dy gjera do t’i them une se cfare qarkullon ne opinion. Ato qe thate ju ishin plotesisht me vend dhe une jam i bindur qe juve, partia, masat i ka marre dhe duhet t’i marre ne kohe ashtu sic duhet dhe sic ka vepruar deri tani, nga opinioni i pergjithshem i popullit eshte mire. Shume entuziast jane njerezit me vendimet e fundit te Plenumit te Komitetit Qendror, me levizjen e kuadrove, shume entuziast. Madje, prisnim edhe me teper, me thelle akoma...”
Ramiz Alia: “Presim edhe me thelle...”.
Bashkebiseduesi: “... Kam mendimin qe akoma mund te vijne kuadro me te fuqishme ne drejtimin e puneve, pasi puna e televizorit kane nxjerre shume horrlleqe. Domethene ajo intervista qe kane mbajtur shoket, blejne njerezit se sa para mend kane, qofte te ministri, edhe qofte me tej se ministri. Momenti tjeter qe ndjehet te pakten, shtesa e rrogave. Kjo puna e ekonomise tone, nuk eshte bere e qarte akoma mekanizmi i ri ekonomik, nuk eshte kuptuar me detaje. Shpesh tek njerezit reduktohet 10% dhe 20% eshte e vogel, ku e ka burimin. Cdo me thene nje shtese me e madhe, nga puna e ekonomisteve tane eshte akoma e manget. Edhe disa momente qe mua ma ngriten diku ne nje lagje, ku me eshte thene se, nuk eshte dhene as 50%, thote ai, e jo me 80%. Ketu preket edhe administrata ne kete drejtim, prandaj edhe ato qe thate juve, pengesa burokratike ketu ekzistojne...”
Ramiz Alia: “Me fal te te nderpres, se bejme muhabet nuk ka ndonje problem. Per sa i perket asaj 20%, asnjeri nuk e ka lexuar si duhet se une e kam thene ne fjalim qe deri ne fund te shtatorit do te perfundoje kjo ceshtje, pasi ajo ka nevoje per nje studim, nuk eshte aq e lehte. Pse jua them une qe nuk eshte aq e lehte? Po te doni t’jua them dy shifra sa per te pasur parasysh. Nese konsiderohet page, rritja e pagave te uleta 10-20%, nuk dua te nxjerr sekrete profesionale, por fundi-fundit thashe ketu jemi ne shtepine tone. Une kisha mendimin qe kur e propozova kete, qe page te ulet te quaja deri ne 6 mije leke”.
Nje bashkebisedues: “Shume mire eshte, ashtu lere”.
Ramiz Alia: “Po mire, prit, dale. Une kisha kete mendim, tani, keto ekonomistet si Nano me shoke qe jane ketu, nuk eshte se e kane kete mendim ai, por po them se ekonomistet, thone qe sikur nga 5500 te 6000 leke qe them une, eshte diferenca 200 milione leke. E kuptoni kete tani? Prandaj nuk eshte nje studim fare i thjeshte, prandaj 6 mije lekeshit rritje 10%, 5 mije lekeshit ta themi 15%, 4 mije lekeshit qe eshte paga me e ulet 20%. Por, ku do te gjesh 200 milione leke? Pasi nje perqindje eshte 200 milione leke. Prandaj eshte ideja dhe une ate e thashe, qe te studiohet deri ne fund te tremujorit te trete. Pra, nuk do te hynte ne fuqi menjehere ajo. Kjo me duket u ka shpetuar shume vetave, pasi e kam pare kete pyetje ne shume materiale.”
Bashkebisedues: “Ekziston kjo, behet”.
Ramiz Alia: “E bejme po... Edhe ku?! Ne Kinostudio, ne mbledhje ne Kinostudio e shtruan shoket, pse nuk behet 20%? Po mire, e keni lexuar apo s’e lexoni? Domethene, ata shoket nuk kishin lexuar kete gje. Kjo nuk eshte korrekte. Ajo tjetra qe nuk u japin 80%, ajo eshte ashtu sic i the ti, sepse administrata merr 50%. Ky eshte shtremberim, gabim, qe nuk ka justifikim”.
Bashkebiseduesi: “Nje moment me duket mua qe ka shume rendesi, eshte puna e informacionit qe duhet te kene njerezit. Kjo, po te flas me fjalen e Ismailit, thashethemnaja qe perhapet dhe qe vazhdon te perhapet, eshte nga mungesa e informacionit. Per shembull, cfare qarkullon? Thuhet ne Tirane sikur ne Malin me Gropa jane varrosur 40 veta, sikur morgu i Tiranes ruhet me polic. Qarkullon gjithandej nje muhabet i tille, me kupton dhe njeri e hedh e nje tjeter e shtyn, shtohet e shtohet dhe behet nje gje fare e pasakte, e manipuluar dhe qarkullon nga nje moment ne momentin tjeter. Per shembull, ne nje situate te tille, ngjarjet e Kavajes ne disa vende u manipuluan dhe u thane sikur ishin muhabete sporti, qe njerezit e dinin dhe krijonin ilaritet ne salle. Ngaqe njeri thote ndryshe dhe nje kuadro flet atje ne nje vend tjeter dhe e manipulon ndryshe, si te jete atmosfera. Mendoj qe ne kete drejtim forma te gjendet qe ata qe jane ne krye te punes, te kene nje informacion te sakte”.
Ramiz Alia: “Po si te behet per shembull qe ne Malin me Gropa ka vetem gropa, qe te shpjegohet kjo? Si te behet kjo? Se armiku, ai nuk eshte njeri i ndershem qe e thote kete, se ka kufoma. Ai krijon gjera te tilla. Neser ai mund te na thote qe ne Pallatin e Kongreseve shoku Ramiz u zu me ata shoket me grusht, me kupton. Si ka mundesi, si duhet korrigjuar, t’i themi gazetes qe te botoje se ne Malin me Gropa, nuk ka gropa, po ka varre. Si e mendon? (nje sugjerim nga salla qe nuk degjohet) Domethene te krijojme neve nje organizem, i cili te kete per detyre te mbledhe parulla dhe te beje kunderparulla. Ta diskutojme keshtu xhan. A duhet keshtu? Mos te vihemi keshtu ne nje situate pasive”.
Nje bashkebisedues: “Eshte shume e rrezikshme...”.
Ramiz Alia: “Eshte shume e rrezikshme, perderisa thote ai qe ne Malin me Gropa ka kufoma dhe njerezit i hane, kupton?!”
Nje bashkebisedues tjeter: “Kjo ndodh sepse njerit apo tjetrit mund t’i mungoje femija, nuk dihet se ku eshte, edhe i tregon atij tjetrit pastaj qe me kane vrare femijen...”.
Ramiz Alia: “Nuk eshte kaq e thjeshte”.
Nje bashkebisedues: “Por, ka edhe nje parulle qe ka varre masive dhe se cfare fshihen pas kesaj...”.
Ramiz Alia: “Une rrugen si ta zgjidh?”
Bashkebiseduesi: “Me informacion, nje njeri jo i pergatitur aq sa duhet, nje drejtor, nje sekretar partie mund te mbledh supet, nuk e di. Erdhi nena e filanit kerkonte djalin, as emrin ne ambasade nuk e gjeti dhe as ne morg nuk e kishte. C’u be djali? Mbas dy ditesh e mori vesh qe djali ishte ne Gjermani. Po nderkohe e hapi ate”.
Ramiz Alia: “Shiko, mua me dergonte leter sekretari i partise se Kinostudios dhe me shkruante pikerisht nje gje analoge, por nuk me thoshte qe gjashte veta nga ne iken, nga kolektivi i Kinostudios, gjashte veta, nuk e thoshte. Kurse kete po ma thoshte, thuhet qe jane vrare qindra vete ne kufi. Cfare t’i them une atij? E kam ceshtjen ketu, si te behet kjo?!”
Bashkebisedues: “Une mendoj qe dicka edhe ne gazeta mund te behet. Per shembull, ndodhi nje aksident ne rruge, ne Elbasan u vrane disa vete etj., pothuajse, me kupton, me duket se eshte botuar nje here nje lajm i tille. Atje jane vrare kater veta, ndersa njerezit i shtojne dhe i bejne 100. Domethene, dicka nuk e di, forma mund te gjendet”.
(vijon ne numrin e neserm)
“Ekonomia jone nuk ka forcen konkurruese, ne e perballojme mungesen e teknologjise, teknikes, mungesen shoqerore te punes, me sasi njerezish, duke perdorur me shume fuqi punetore se sa duhet. Keto kushte na kane detyruar te bejme edhe sakrifica, edhe privacione dhe nuk ka dyshim qe keto kushte armiqte i shfrytezojne ne veprimtarine e tyre kunder nesh”
Politikanet e ardhshem, pjesmarres ne takim:
Sali Berisha
Fatos Nano
Rexhep Meidani
Gramoz Pashko
Ismail Lleshi
Limos Dizdari