 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Sondazhi, Basha cilesohet me i miri i PD
E Hene, 07 Janar 2008
Te pakten 3 500 lexues kane votuar keto dite ne www.kohajone.com ne sondazhin per ministrin me te suksesshem te Partise Demokratike gjate vitit qe u mbyll. Lulzim Basha, aktualisht deputet pa imunitet per shkak te dyshimeve mbi afera korruptive ne ndertimin e rruges Durres-Kukes, eshte votuar nga 36.1 per qind e 3502 lexuesve qe moren pjese ne sondazhin e "Koha Jone". Ministri aktual i Puneve te Jashtme, deri para disa muajsh ishte titullari i dikasterit te Transporteve. Nderkohe, kete ministri tashme e drejton Sokol Olldashi, i cili ne zgjedhjet vendore humbi kandidaturen per kryetar bashkie perballe kryetarit aktual ne Tirane, Edi Rama. Olldashi rezulton i dyti ne sondazhin "cili ka qene ministri me i suksesshem i PD-se gjate 2007. Ish-minister i Brendshem, Sokol Olldashi u vleresua edhe nga opozita e majte per punen e bere ne luften ndaj kriminalitetit.
Ministri i Financave, Ritvan Bode, ka marre 9.9 per qind te 3502 votave ne www.kohajone.com. Bode njihet si specialist ne fushen ekonomiko-financiare. Ai ka qene ne drejtim te dikasterit qe eshte edhe sot, ne qeverisjen e pare te PD-se. Atehere Bode u vu ne qender te vemendjes se medias per dyshimet qe hodhi mbi firmat qe mblidhnin para me fajde, duke lene te kuptohet se qytetaret nuk duhet te ishin kreditore te tyre.
Ministri aktual i Brendshem, Bujar Nishani, renditet i pesti ne me te votuarit e sondazhit te faqes zyrtare te "Koha Jone". Nishani ka marre 8.7 per qind te mbi 3500 votave te pjesemarresve ne sondazh.
Sakaq, pas tij me 7.1 per qind te votave renditet ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Ish-gazetare ne televizionin shteteror, Bregu erdhi ne PD pas angazhimit te saj ne ate qe njihet si KOP (Komiteti i Orientimit te Politikave). Kjo strukture prane PD-se perfshiu dhe emra te tjere, qe aktualisht jane ne qeverine e Berishes, si Lulezim Basha.
Genc Ruli, nje minister per te disaten here ne nje kabinet qeveritar, aktualisht drejton dikasterin e Ekonomise. Ai ka marre 6.3 per qind te votave te lexuesve, duke u futur ne pjesen me pak te votuar nga 3500 lexuesit qe klikuan ne sondazhin e "Koha Jone". Menjehere pas tij renditen Enkelejd Alibej me 6.2 per qind, ministri aktual i Drejtesise, Ylli Pango qe drejton Turizmin, Kulturen, Rinine dhe Sportet, me 4 per qind dhe Jemin Gjana, minister i Bujqesise, i cili ka marre 3.7 per qind te votave. Ed.Ku
Lulzim Basha 36.1%
Sokol Olldashi 18.0%
Ridvan Bode 9.9%
Bujar Nishani 8.7%
Majlinda Bregu 7.1%
Genc Ruli 6.3%
Enkelejd Alibej 6.2% Ylli Pango 4.0%
Jemin Gjana 3.7%
Vota total: 3502
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pushimet, duam me shume jashte Shqiperise
- Qendra e Tiranes, me mire e alternuar
- Pushimet jashte? Duam me shume Spanjen
- 1 Maji, te festohet me protesta
- Pushimet, duam me shume jashte Shqiperise
- Ftesa e NATO-s, pritet "brom" investimesh
- Kombetarja, duhet kompromis MTKRS-FSHF
- Shqiptaret, te bindur per Aleancen
- Agjenturat e huaja ne tragjedi
- Demshperblimi nga shteti, i shpejte
- Zona e tragjedise, e papershtatshme
- "Vendimi i FIFA-s, i drejte"
- Rama-Meta, "cifti" s'kthehet me
- Ne BE me 2009 pa viza? S'ka shpresa
- Per 7 mars, jo dhurata te shtrenjta
|
|