PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Personazhi i javes, fiton Bode

Personazhi i javes, fiton Bode


E Hene, 07 Janar 2008

Personazhi i javes/ Sondazhi i faqes zyrtare te "Koha Jone" nxjerr fitues ministrin e Financave. Menjehere pas tij artisti i mirenjohur Albert Verria dhe pas tyre Valentina Leskaj e Armando Duka

Personazhi i javes ne kete fillim te vitit 2008 eshte ministri i Financave, Ritvan Bode. Ai ka marre 46.3 per qind te 1530 votave te pjesemarresve ne sondazhin e perjavshem te www.kohajone.com. Bode ka marre vleresimin permes votes nga lexuesit e faqes zyrtare te "Koha Jone" per shperblimet qe iu dhane pak dite me pare te gjithe pensionisteve ne vend. Ne fakt, ne mesin e dhjetorit u konfirmua se per qytetaret ne moshe te thyer, te cilet marrin pension, do te akordohej nje pagese shtese prej 5 mije lekesh. Vendimi u shpall me pas ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave dhe kreu i Financave Bode u urdherua te jape shumen e duhur per t'iu shperndare pensionisteve.

I dyti ne renditjen e personazhit te javes ne faqen zyrtare te gazetes "Koha Jone" ishte artisti i mirenjohur Albert Verria. Keto dite ai solli risi ne artin shqiptar, duke publikuar per te gjithe dashamiresit nje ekspozite te roleve ne te cilat eshte aktivizuar qe ne fillesat e tij aktoriale.

Debati per Akademine e Shkencave, i cili vazhdon te mbetet i gjalle, ka sjelle ne vemendje te medias kete jave deputeten e Partise Socialiste, Valentina Leskaj. Ajo ka marre 15.9 per qind te 1530 votave nga pjesemarresit ne sondazh. Gjate debateve te ndezura mbi reformen ne Akademi, kryetarja aktuale e Grupit Parlamentar socialist denoncoi manovrat shteterore, sipas saj, per menjanimin e figurave te shquara te Akademise se Shkencave. Ne lidhje me debatin, ende mbetet pezull emri i Rexhep Mejdanit, ish-president i Republikes dhe ish-drejtues i larte i Partise Socialiste. Akademiku Mejdani mori pelqimin e Akademise se Shkencave, e cila me se dy muaj me pare e zgjodhi ate ne krye te ketij institucioni. Por sipas ligjit, emri i drejtuesit te ri dekretohet nga Presidenti. Ky i fundit ende nuk e ka dhene pelqimin, duke mos zyrtarizuar ndonje pozicion pro ose kunder.

Armando Duka, president i Federates Shqiptare te Futbollit, eshte renditur i katerti ne me te votuarit e personazhit te javes ne www.kohajone.com. Me 11.1 per qind te 1530 votave ne sondazhin e "Koha Jone", Duka eshte pershendetur per zgjedhjen e trajnerit te ri te kombetares shqiptare ne futboll. Ari Han eshte emri i ri qe drejton tani e tutje skuadren kuqezi te futbollit. Ai eshte i huaji i peste deri me sot, qe merr ne dore "frenat" e kombetares shqiptare. Ed.Ku



Ridvan Bode, Per shperblimin e pensionisteve 46.3% Albert Verria, Per ekspoziten e roleve 26.7%

Valentina Leskaj, Per debatin per Akademine 15.9%

Armando Duka, Per zgjedhjen e Ari Han 11.1%Vota total: 1530


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika