Krasta dhe Ethet e se dieles mbrama
E Shtune, 05 Janar 2008
Nga Anisa Ymeri
I duhet ta prishe heret gjumin e mengjesit, per t’u zgjuar bashke me shqiptaret. Me Adi Krasten nis dita e re, por jo vetem kaq! Prej mbremjes se neserme, pas perzgjedhjes se 10 konkurrenteve me te mire, nis edhe spektakli i madh, qe kete here eshte pagezuar thjesht “Ethe”. Ato do te jene e diela e shqiptareve, ku secili prej tyre “le te gjeje c’t’i doje shpirti”. Keshtu rrefen Krasta, vetem pak ore para se te shfaqet rishtazi para publikut ne sallen e Teatrit te Operes dhe Baletit, per te percjelle kete edicion te “Etheve”, e prej andej ne te gjithe Shqiperine nepermjet valeve te Top Channel. “Ata qe duan qe gjejne garen, e dine si veprohet. Ata qe pelqejne shfaqjen e ndermjetme, e dine si realizohet”, shprehet Krasta, qe nuk eshte vetem nje prezantues i ketij shou, ku kerkohen talentet e reja. Kur vendos te rikthehesh, si Krasta me “Ethet”, padyshim qe synim nuk kane monotonine. Ndaj edhe i mjafton vetem nje PO, per te thene se ky edicion do te percjelle ethe, nga ato qe nuk jane ndjere ne edicionet e shkuara. Jo vetem pse konkurrentet jane perhere te ndryshem, por edhe surprizat me gjase nuk do te mungojne, per te mos e lene thjesht nje gare, por te qenit nje spektakel i madh, ku mund te kalosh nje te diel te kulturuar.
A mundet ta shijonit nderrimin e viteve larg “etheve” te punes?
Nderrimi i viteve nuk shijohet vetem per vete. Ne kete feste behemi shpesh protagoniste ne emer te kenaqesise qe u jep femijeve apo miqve. Ngaqe cdo dite zgjohem heret, ate nate me zuri gjumi nga ora 23:00 deri 15 minuta para mesnates. Ndaj, si e zgjidha ate handikap, munda vertet ta shijoj kalimin ne nje Viti te Ri.
E diela shenon rikthimin e madh te spektaklit qe percjell “Ethe...”, premtoni te percillni ethe qe nuk i kemi ndjere me pare?
Po!
Jeni cdo dite ne ekran per nje dite te re me shqiptaret, ju ngaterron shume emisioni i mengjesit per spektaklin?
Te dy programet kane pak gjera te perbashketa. Por, ato ne nje kuptim i ngaterrohen neper kembe njeri-tjetrit. Sidoqofte, me sa jam i informuar, eshte nder rastet e rralla kur nje prezentator e autor programesh ben dy programe impenjative ne te njejten kohe ne Shqiperi. Deri vone me eshte dukur Maurizion Costanzo e De Filipi si kafshe pune. Kam pasur edhe ndonje ndjesi jo te mire per “grykesine” e tyre ne protagonizem. Kjo qe po bej eshte sfida e radhes.
Vec gares, c’do te gjejne shqiptaret tek “Ethet” e se dieles?
Shqiptaret le te gjejne cfare t’u doje shpirti. Ata qe duan qe gjejne garen, e dine si veprohet. Ata qe pelqejne shfaqjen e ndermjetme, e dine si realizohet. Ata qe nuk duan te gjejne gje, le te luajne golf.
Keni bere shkeputje here 1 vit e here 2 mes cdo edicioni te spektaklit, ka dicka qe ju ben te besoni se do te jeni ne qender te vemendjes te dielave?
Nese nuk do kishte dicka qe me ben te punoj ne kete profesion, me siguri do kisha pasur guximin te bej nje profesion tjeter. Jam i bindur se ti personalisht nuk ke cfare te besh te dielen ne mbremje, ndaj do vish ne salle per te ndjekur “Ethet”. Shpresoj shume te kene mbetur bileta.
Keni me c’te mburreni sa i takon zbulimit te talenteve deri tani, po ne kete edicion si jane gjasat?
Pyetje gazetareske. Dhe me vend. Kemi konstatuar se si dhjeteshe finaliste kjo e kesaj radhe eshte nder me cilesoret ne cilesi vokali dhe ambicie. Do jete nje gare shume e forte.
Konkurrentet do te perballen prej se dieles me publikun e salles se madhe te operes, keni frike per ta?
Formula na ka shpetuar nga nje pergjegjesi e tille. As prinderit ne nje menyre nuk duhen te frigohen per ta. Askush! Ata hyne ne konkurrim, dalin ne skene dhe presin opinionet e jurise me trimeri. Ky eshte shpirti i ketij programi. Fiton popullaritet ai njeri qe ka zemer te madhe trimerie, zemer te madhe shoqerie, zemer te madhe dashurie per kengen dhe njerezit.
“Ethet” linden e vijojne me Pali Kuken ne autobusin levizes. Jeni aq mire bashke sa qe s’ju ka shkuar ne mendje te keni eksperienca te ndara per spektaklet?
Ka nje lapsus qe ka bere ndonje prezentator i ri ne moshe ne lidhje me autobusin e regjise. Pali, shume perpara se te ulet ne pultin e regjise, eshte ne tryezat e konceptimit te programit ne fazen embrionale. Perpara se te ulet ne pultin e regjise, eshte duke mbikeqyrur realizimin e dekorit, per te cilin pothuaj gjithnje jep ide fillestare. Eshte ne salle duke vendosur kameramanet ne pikat e xhirimit e duke sugjeruar teknika interesante xhirimi. Eshte me konkurrentet duke u hapur perspektiva per sfiden qe i pret. Eshte duke keshilluar jurine per menyren e “sjelljes” televizive. Duke mbikeqyrur vendosjen e ndricimin dhe duke provuar skenat artistike. Perpara se te ulet ne pultin e regjise, Pali Kuke e “sheh” shfaqjen me syte e regjisorit dhe e nderton ate. Dhe une ndjehem shume mire me te (Ky shpjegim duhej te behej nje here e mire per te gjithe ata qe ndertojne pyetjen keshtu).
A jeni problematik me ata qe ju rrethojne, stafin e spektakleve a emisioneve, se ka zera qe thone se preferoni qe punen me te madhe ta beni vetem?
Perceptim ne distance. I gabuar! Une parapelqej punen ne grup dhe ne nje karakteristike qe me kane bere ne nje vend tjeter pune eshte shkruar se di te jem pjese e grupit. Nese ju i referoheni prezantimit te programeve, nuk e fsheh qe me pelqen ta bej vetem.
Ne festivalin e fundvitit ishit spektator. Si ndjehet nje prezantues ne salle?
Nje prezentator i ulur ne salle ndjehet te levize ne karrige, te kete shtysen te cohet dhe perkunder gjithe cudise dhe skandalit qe mund te shkaktoje te “marre” skeptrin MicSokolesk e te “zgjidhe hallin e regjisoreve”. Por, pas kaq vjetesh, une kenaqem si spektator. Elsa me solli ndermend veten (Ne lidhje me kenaqesine qe mori). Nje diva ne moshe te re. Pirro, ne ndryshim me opinionin shkarazi te kritizereve pa para’, qe kerkojne klecka neper programe TV, me pelqeu per thjeshtesine. Sensin shume simpatik te humorit, faktin qe diti te mbante nen kontroll ate sens protagonizmi, qe shpesh ne te tjeret nuk e mbajme dot nen kontroll. Me pelqeu modestia dhe fakti qe u kenaq ne skene. Une si spektator kam thirrur dy here. Nje here iu dedikua batutes “nje milion dollareshe” qe Pirro Cako i drejtoi njerit prej anetareve te jurise. Ishte shfaqje e bukur.
Duke qene kaq prezent ne ekran, a keni kohe te jeni fizikisht edhe ne shtepine tuaj?
Filma te medhenj hollivudiane kane pasur ne qender familje qe i ka kercenuar distanca dhe moskalimi kohe se bashku. Une e gjej gjithe kohen e duhur per familjen time. Te gjithe kohen e duhur!
A “arratiseni” shpesh nga zhurma e Tiranes?
Duket si veprim mendjemadh i pseudo VIP-ave. Nuk kam ndjere nevoje te arratisem, sepse perpiqem te gjej balance mes punes, qytetit, gjithckaje. Qyteti im nuk me ka futur ne burg. Po ashtu edhe Shqiperia. Nuk me rri e vogel. Po te dish ta trajtosh si te madhe behet e tille.
A thoni shpesh MJAFT ne jete?
Arsyeja pse nuk them mjaft eshte shume e thjeshte: Koha per te bere cdo gje te mire e te bukur eshte relativisht e shkurter dhe kalon shpejt. Ndaj MJAFT eshte nje fjale e madhe censuruese.
A lejoni te censuroheni nga televizionet ku keni marre hapesirat per te shfaqur projektet tuaja?
JO! Por dhe une nuk imponohem ne menyre te pamencur. Jam mesuar te respektoj strukturat dhe hierarkine.
Gjithmone bashke
Ata jane serish bashke, madje nese do te qene ndare do te ishte cudia e radhes. Regjisori Pali Kuke dhe Adi Krasta duket se ja kane mesuar mire huqet njeri-tjetrit, pasi jane te dy qe i ngjizin projektet e medha, qe ne fazen e tyre embrionale. “Une ndjehem shume mire me te, tregon Krasta. Pali, shume perpara se te ulet ne pultin e regjise, eshte ne tryezat e konceptimit te programit ne fazen embrionale. Perpara se te ulet ne pultin e regjise, eshte duke mbikeqyrur realizimin e dekorit, per te cilin pothuaj gjithnje jep ide fillestare...”.
Por te qenit kaq prezent ne ekran nuk e ben asnjehere te leje menjane familjen e tij. “Une e gjej gjithe kohen e duhur per familjen time. Te gjithe kohen e duhur!”, rrefen Krasta.
Ndersa Festivalin e 46-te te Kenges e shijoi si spektator, dhe pse Pali Kuke ishte serish regjisori i festivalit. Po si e ka percjelle festivalin Krasta ne syrin e spektatorit?!