PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 8 ) Shiko komentet

Pak humor


E Diele, 30 Dhjetor 2007

Ti je emri qe ke

Qipro eshte shprehur kunder pavaresise se Kosoves. Kemi disa propozime per emrin e ri te Qipros si psh: FuckPro, VaffanPro, GamiPro, emra origjinale ne fund te fundit.



Gjera inteligjente ne nje vend pa tru

Nga Australia vijne recipetat inteligjente te cilat jane te pajisura me disa sensore te afte per te monitoruar levizjet e gjoksit pa bere keshtu qe ai te ike lart e poshte si budalla. D.m.th pjeses me te bukur te kontakteve pamore me pjesen delikate te femres do ti ike lezeti. Tani duhet te mendohet edhe per mbathjet me sensore qe te behet kompleti i te brendshmeve te quhet i plote.



Kur sherohen te alkoolizuarit…

Te alkoolizuarit ne Tirane do te kene nje qender rehabilitimi... brenda ne ambientet e spitalit psikiatrik. Tani shoqeria ne spitalin psikiatrik eshte bere vertet e zgjedhur. Muhabeti muhabet, rakia-raki! Palet do te marrin e japin plot pervoje mes tyre, te alkoolizuarit do te cmenden me raste, te cmenduarit do behen tape per nate. Thone qe te pirit ia hap rrugen dhe i marri, keshtu qe probleme trafiku apo zenie rruge atje nuk do kete. Madje, te cmendurit qe " punojne " police trafiku do detyrohen te pine se s’do kene pune. Ne Shqiperi ka 350mije te alkoolizuar.



Cannabis Cup

Kete jave mbahet kupa e Kanabisit ne Amsterdam. Mijera “degustatore” te kanabisit do te mblidhen ne Amsterdam e te prezantojne prodhimet me te reja, pasaportat bimore me te suksesshme. Shqiperia prezantohet nga ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, i cili do coje atje pak caj mali (qe e ka mbledhur me doren e vet ne maje te Llogorase ne vere)

Burimi: Herald Tribune



Breshka

Ishte nje dite shume e bukur. Dy zogj qe po rrinin po shikonin nje breshke qe hipte ne peme dhe hidhej ne toke. Me ne fund njeri zog i thote tjetrit: ka ardhur dita t’i themi qe e kemi adoptuar.



Fshatari

Nje fshatar shikon se nje shofer i kish prishur gardhin e ares me makinen e tij . E takon shoferin dhe i thote: Do t’i thyej xhamat e makines, me ke prishur gardhin - O xhaxha , kij mendjen ore se e kam blere 8 milione! Nuk dua te di fare, nuk e ke blere 500 mije leke.



Treni

Tre persona arrijne te stacioni i trenit, por treni ish nisur. Vrapojne dhe dy te paret arrijne te hipin ne ecje e siper, ndersa i treti nuk arrin te hipe, por fillon te qeshe me te madhe. I thote nje kalimtar: Me falni, por ju nuk duhet te qeshni se nuk arritet te hipni ne tren ndersa shoket po. E si te mos qesh kur ai qe duhet te hipte ne tren jam une, se ato te dy vetem sa do te me percillnin mua.



Mitingu

Dy te semure psikik ne spital degjojne zhurmen e njerezve qe po benin miting ne rruge dhe vendosin qe edhe ato te bejne miting. Vihen ne radhe njeri pas tjetrit dhe vazhdojne te sillen neper dhome, papritur ai qe ish-mbrapa i gjuan me shuplake tjetrit. Ai kthehet dhe e pyet: Kush gjuajti? Ec or byrazer se nuk e merr vesh kush, miting hesapi.



Sekretarja

U jep mesuesi nje teme hartimi nxenesve, Cfare do te beje po te ishe udheheqes? Te gjithe po shkruanin vetem njeri jo .Ti pse nuk shkruan e pyeti mesuesi? Po pres te me vije sekretarja.



Origjina

Pyet profesori nje nxenes: Si quheni? Moisi, i pergjigjet nxenesi. Emer i bukur thote profesori, nga Bibla. Jo jam nga Mirdita, ia kthen nxenesi.



Emri

Na ishte njehere nje djalosh. Ai takon nje plak te moshuar udhes dhe plaku i thote: Djalosh, si e ke emrin? Djaloshi pa u menduar ia kthen: emrin e kam si te babait tim! Atehere plaku me padurim pyet perseri: po si e ka babi yt emrin? Djaloshi qeshet dhe thote: ashtu si emrin im!



Aventura

Ishin nje here te cmendurit dhe vendosen qe te hidheshin nga tarraca e spitalit. Mirepo duhet te gjenin nje menyre qe te mos vriteshin. Si perfundim ata vendosin qe ta lyejne sheshin poshte me blu, d.m.th te ishte det. Hidhet i pari, vdes, i dyti, vdes, i treti po ashtu, etj.. vete i katerti dhe i thote shokeve: "O cuna mos u hidhni ketu se ka shkembinj!



Rruga

Nje grua e moshuar i afrohet policit te komunikimit dhe e pyet: - Ju lutem, a mund te me tregoni se cila rruge me shpie me se shpejti deri ne spital? - Kalo neper kete shesh symbyllazi dhe do te jesh atje brenda pese minutave.



Telefoni

I rashe telefonit tend dhe me doli sekretaria:

Majmuni qe ju kerkoni ndodhet ne peme!



Djali i vogel

Nje djalit te vogel i kishin humbur 1 euro dhe fillonte te qante dhe nje kalimtar i thote: mos qaj se te jap une 1 euro, por ai filloi te qante me shume kur i thote ky kalimtari. Po ti pse po qan, ai i tha eh, sikur mos te me kishin humbur 1 euro tash do ti kisha dy.



Kur zoti krijoi Zvicren, pyeti zviceranin: “Cfare mrekullie kerkon?”

Zvicerani

Zvicerani i kerkoi: “Dua shume qumesht.” Dhe keshtu u be.

Pas shume ditesh zoti kaloi ne te njejtin vend, e pyeti perseri zviceranin: “A eshte i mire te pakten qumeshti yt?” U pergjigj zvicerani: “Provoje pak!” Zoti provoi qumeshtin..”Ke te drejte i shkelqyer. Tani me thuaj, deshiron ndonje gje tjeter?”

Zvicerani u pergjigj duke qeshur: “Po, dua 4 franga, per qumeshtin qe pive!”



Tavlla

Njeri banonte ne katin e dyte dhe del ne dritare per te pire cigare. Kur mbaron cigaren e hedh nga dritarja jashte mirepo i bie njerit ne koke, i cili thote: Po ti o s’ke tavell ne shtepi?

I pergjigjet: Pse s’te doli cigarja ty, e dashke me tavell kokes?



Devolliu

Ne nje koncert ne Milano ne orkester ishte dhe nje shqiptar nga Devolli qe i binte pianos. Pasi filloi shfaqja degjohet nje ze nga publiku qe bertet : -O Devolli. Dhe kjo perseritet disa here. Pasi mbaron shfaqja shkon devolliu dhe takon kete. E pyet nga je dhe ky i thote shqiptar. Po njihemi gje e pyet? Jo i thote ky. Po nga e more vesh qe jam devolli. I thote ky tjetri: -Kur u ulen pianistet e tjere afruan karrigen te pianoja, kurse ti u ule njehere dhe afrove pianon prane vetes.



Xhaja

Nje djale ne makine me nje shoqen e tij te liceut, e pyet nje fshatar plak: - Me fal ku te con kjo rrugice qe kalon permes pyllit? Fshatari duke qeshur i tha:- Drejt marteses ore mik !



Kamerieri

Ne nje hotel te madh me fame boterore nje kamerier i ngathet e mban ne menyre te pjerret tabakane aq sa nje salciere e mbushur plot me majoneze bie mbi rrobat e nje klienteje. Menjehere ai mori masat per te ndrequr gabimin dhe per te qetesuar klienten i thote: Rrini e qete zonje, eshte dicka qe nuk le njolle, se perndryshe nuk do ta kisha lejuar qe te binte mbi veshjen tuaj.




Komento artikullin | Shiko komentet (8 komente)
Te Tjera nga rubrika