 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Personazhi i vitit 2007, Berisha, fitore me 22,5%
E Shtune, 29 Dhjetor 2007
Sali Berisha ka fituar me 22,5% te votave sondazhin e organizuar nga gazeta “Koha Jone” per “Personazhin e vitit 2007”. Nje ngjarje e rendesishme, apo nje deklarate ka perfshire ne votime per 24 jave politikane, njerez te biznesit, figura te sportit dhe artit. Ne perfundim, Kryeministri i Shqiperise eshte preferuar nga lexuesit, te cilet kane votuar ne internet ne adresen www.kohajone.com per dy deklarata te tij gjate vitit qe po mbyllet. Ideja e ndertimit ne Shqiperi te nje centrali berthamor dhe akuzat ndaj ekipit Kombetar te futbollit per shitjen e ndeshjeve i kane dhene shefit te qeverise 22,5% te votave mes rreth 5400 lexuesve, qe kane shprehur preferencen e tyre.
Nderkohe ne vendin e dyte eshte renditur kryetari i Partise Socialiste dhe Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Drejtuesi i opozites ka marre 17,3% te mbeshtetjes per takimin e konsumuar me ish-kryeministrin Fatos Nano ne seline roze, gjate gares qe ky i fundit zhvillonte per postin e Presidentit te Republikes. Armiq te betuar ne radhet e socialisteve, Rama dhe Nano duket c’tensionuan per pak kohe marredheniet mes tyre. Zhvillimet e mepasme treguan se kjo nuk ishte e vertete.
Vendi i trete ne garen e organizuar nga “Koha Jone” e ka marre Kreu i Shtetit, Bamir Topi. Me rreth 10% te votave, ish-nenkryetari demokrat eshte vleresuar per suksesin ne garen presidenciale dhe angazhimin per anetaresimin ne NATO. I kuotuar fillimisht me mundesi te pakta per t’u bere numri 1 i shtetit, Bamir Topi ia doli te betohej me 24 korrik 2007 si pasues i Alfred Moisiut. Ne javet e para te mandatit presidencial, ai u angazhua ne nje seri takimesh dhe vizitash ne Bruksel per te ndihmuar procesin e afrimit me Aleancen e Atlantikut te Veriut.
Pothuajse me numer te barabarte votash me Bamir Topin eshte renditur ish-homologia e tij ne Partine Demokratike. Edhe Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit, ka marre rreth 10% te votave ne sondazh, e preferuar per lobingun per anetaresimin ne NATO. Nje seri vizitash jashte Shqiperise, qe kane xhelozuar jo pak opoziten dhe eksponente te politikes, i kane dhene Topallit nje dimension diplomatik, paksa jashte detyres se nje spikere Parlamenti.
Vendi i peste ne sondazh i eshte dhene nga lexuesit Kryeministrit te mandatuar te Kosoves, Hashim Thaci. Me 8,3% te votave, kryetari i Partise Demokratike te Kosoves eshte vleresuar per fitoren ne zgjedhjet e nentorit te shkuar. Pas tij eshte renditur Fatos Nano, ish-kryeminister, ende problematik brenda radheve te Partise Socialiste. Me rreth 5,6% te mbeshtetjes, ish-drejtuesi i Partise Socialiste eshte votuar per angazhimin ne garen presidenciale dhe kritikat ndaj Edi Rames, per menyren e drejtimit te forces me te madhe te opozites.
Theodhori Sollaku dhe Ina Rama kane zene ne sondazh vendin e shtate dhe te tete, me nje diference te ngushte preferencash. Pas tyre vijne Alfred Moisiu dhe Lulzim Basha, te ndjekur nga Sabri Godo dhe Sherif Merdani.
Perfaqesuesja e pare e botes se sportit, peshengritesja Fetije Kasa, ka grumbulluar ne sondazh rreth 1,5% te votave, e ndjekur nga Sokol Olldashi, i rikthyer ne qeverine “Berisha” pas deshtimit perballe Edi Rames ne garen per bashkine e Tiranes. Pas Olldashit eshte renditur futbollisti Besart Berisha, i spikatur me golin e tij ne ndeshjen miqesore ndaj Kombetares angleze.
Nderkohe me vetem 1% te votave ka perfunduar ne sondazh Ben Blushi, ish-kryetar i Grupit parlamentar te PS-se. Pas doreheqjes nga drejtimi i deputeteve te Partise Socialiste, akuzat e tij ndaj Presidentit te Republikes per blerje votash i sherbyen Blushit te rikthehej perkohesisht ne vemendjen e medias dhe opinionit publik. Megjithate, ai nuk eshte shkeputur dot nga niveli i mbeshtetjes qe ka marre ne sondazh Gilman Bakalli, deputet i larguar nga Grupi parlamentar i Partise Demokratike. Pellumb Xhufi, Ferdinand Xhaferri dhe Petro Koci kane mbyllur renditjen e sondazhit te zhvilluar ne www.kohajone.com per “Personazhin e vitit 2007”.
Sali Berisha 22.5%
Edi Rama 17.3%
Bamir Topi 10.0%
Jozefina Topalli 10.0%
Hashim Thaci 8.3%
Fatos Nano 5.6%
Theodhori Sollaku 3.8%
Ina Rama 3.5%
Alfred Moisiu 3.3%
Lulzim Basha 3.1%
Sabri Godo 2.9%
Sherif Merdani 1.9%
Fetije Kasa 1.5%
Sokol Olldashi 1.4%
Besart Berisha 1.1%
Ben Blushi 1.0%
Gilman Bakalli 1.0%
Pellumb Xhufi 0.9%
Ferdinand Xhaferri 0.5%
Petro Koci 0.5%
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
- Debati per Tiranen, "rikthehet" Brojka
- Investimet e SHBA, votohet Topi
- Ftesa e NATO-s, votohet Berisha
- "Gerdeci", duel Mediu-Rama
- Nismat ndaj grave, votohet Topalli
- Pronat came, votohet Berisha
|
|